1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Qeveria e re nuk sjell stabilitet në Bullgari

Alexander Andreev7 Nëntor 2014

Parlamenti bullgar ka konfirmuar qeverinë e re të Kryeministrit Boiko Borissow. Vendi vazhdon të jetë në gjendie të vështirë dhe nuk duket asnjë rrugëdalje nga kriza mendon Alexander Andreev.

https://p.dw.com/p/1Dj0V
Boiko Borisow
Kryeministri Boiko BorisowFotografi: Reuters/S. Nenov

Të hënën mbasdite (03.11.2014) një grua i vuri flakën vetes para Presidencës në Sofje. Një ditë më vonë dikush tjetër provoi të bënte të njëjtën gjë. Pavarësisht se asnjë nuk humbi jetën, të dy këto raste tregojnë humbjen e shpresës që mbizotëron sot në shoqërinë bullgare. Vendi më i varfër i BE është prekur nga një paqendrueshmëri kronike. Prandaj votuesit presin nga qeveria e re t'u japë një perspektivë për të ardhmen, mirqënie dhe stabilitet. Por kabineti i ri nuk do të jetë në gjëndje të plotësojë këto pritshmëri.

Boiko Borissow do të jetë si Kryeministër për herë të dytë, por kësaj here jo me një shumicë të qendrueshme. Partia konservatore e djathtë e tij GERB dhe konservatorët liberalë RB (Reformblock) do të mbështeten nga dy parti të vogla. Njëra prej tyre do të marrë edhe një post zëvendës kryeministri. Por koalicioni nuk është shumë i qendrueshëm. Kjo do të thotë se fuqia politike do të vazhdojë të jetë e paqendrueshme dhe për pasojë do të vuajë e gjithë shoqëria. Prandaj priten protesta të reja masive kundër varfërisë dhe oligarkëve (ashtu siç ndodhi në 2013 dhe 2014) dhe ndoshta edhe zgjedhje të parakohshme.

Bulgarien neue Regierung Vereidigung Parlament 07.11.2014
Fotografi: Reuters/S. Nenov

Asnjë shans për reforma

Pa një shumicë të qendrueshme qeveria e re nuk mund të bëjë reforma të vërteta, sepse partitë e vogla dhe opozita do të kërkojnë gjithnjë një çmim politik për të dhënë aprovimin e tyre. Dhe pa reforma vendi do të qëndrojë në gjendjen e vështirë ku ndodhet sot. Komisioni i BE ka parashikuar se rritja ekonomike e Bullgarisë do të jetë 0,5 dhe në dimrin që po vjen shumë bullgarë nuk do të mund të paguajnë kostot e tyre të energjisë. Bullgaria vazhdon ende të jetë e varuar nga importi i gazit nga Rusia.

Koalicioni qeverisës është angazhuar të ndërmarrë reformat dhe ka përgatitur një listë me 20 pika, mes të cilave reforma në drejtësi dhe masa urgjente në ekonomi, shëndetësi dhe arsim. Por pjesa më e madhe e tyre nuk janë të zbatueshme. Komisioni i BE është duke bërë presion që të bëhet reforma në drejtësi, e cila është nën ndikimin e politikës.

Qeveri miqësore ndaj BE

Qeveria bullgare ka një profil të qartë pro europian. Nën presionin e Brukselit, Borissow nuk pranoi në koalicion një parti të vogël nacionaliste, edhe pse i duhej për të formuar një shumicë më të madhe. Dy nga katër zëvëndësat e tij kujdesen për marrdhëniet me BE, mes të cilëve ish-Komisionerja e BE Meglena Kuneva. Por të gjitha përgjiegjësitë që kanë të bëjnë më administrimin e parave nga BE, Borissow i ka mbajtur për partinë e tij. Arsyetimi: Vetëm me ndihmën miliardëshe të BE qeveria mund të ulë varfër inë në vend. Dhe politikisht ëshë partia e Kryeministrit ajo që përfiton.

Bulgarien neue Regierung 07.11.2014
Qeveria e re bullgareFotografi: BGNES

Në të shkuarën ka pasur shumë skandale korrupsioni me paratë e BE. Dhe pikërisht kundër korrupsionit dhe oligarkëve kanë protesuar dy vitet e fundit qindra mijëra bullgarë. Nga protestat ka dalë partia e sotshme Reformblock (RB). Por shumë bullgarë nuk mund ta kuptojnë se si kjo parti bashkëpunon sot me Borissow.