1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Mes shteteve mbizotërojnë interesat dhe jo dashuria

Kay-Alexander Scholz 1 Maj 2015

Shqetësimet për aferën BND-NSA janë shumë të mëdha. Ndoshta së shpejti mund të largohet një ministër. Ndërkohë që nuk ka ndodhur asgjë e parëndomtë për shërbimet sekrete, mendon Kay-Alexander Scholz.

https://p.dw.com/p/1FIiH
BND - NSA
BND - NSAFotografi: imago

Amerikanët e këqinj duhet t'i shpjegojnë më në fund opinionit gjerman se çfarë po bën NSA, nëse po përgjon dhe në ç'masë? Kjo ishte e pëbashkëta e kërkesave të shumta që janë dëgjuar para rreth një viti, në kuadër të debatit për përgjimet e shërbimit sekret në Gjermani. Por do të ishte më mirë që gjermanët ta shikojnë veten në pasqyrë, tha asokohe ish-këshilltari për internet i Hillary Clinton, Alec Ross, në Berlin. Shërbimi Informativ Gjerman, BND nuk dallon parimisht asgjë nga NSA, vetëm buxheti i tij është më i vogël. Ai i njihte praktikat e punës. Në mediat gjermane Ross nuk u cituar shumë. Kjo nuk përputhej disi me atmosferën e atëhershme.

Shërbimi sekret është shërbim sekret - pra edhe BND-ja

Kay-Alexander Scholz
Kay-Alexander ScholzFotografi: DW/S. Eichberg

Tani tema sërish është në rend dite. Opinoni gjerman ka mësuar ndërkohë se BND-ja është e përfshirë në lojën e madhe të shërbimeve sekrete, ku nuk ka të mirë dhe të këqinj, por ka vetëm interesa. Spiunimet mes miqve, kjo nuk shkon fare? Kancelarja Angela Merkel me këtë deklaratë donte të kthente vëmendjen e diskutimit tek ajo.

Por një marrëveshje miqësie mes SHBA dhe Gjermanisë nuk ekziston. Amerikanët nuk lejojnë gjermanët të bashkëveprojnë madje as në të ashtuquajturin Five-Eyes. Ka mjaft gjëra ku amerikanët e shikojnë Evropën me skepticizëm dhe nga ky shkak janë kureshtarë: Çfarë po ndodhë me shpëtimin e Greqisë? Çfarë po ndodhë me Ukrainën? Çfarë mendojnë evropianët për TTIP? Kur bëhet fjalë për punët tepër të mëdha në sipërmarrje, spiunimi nuk ka kufij.

Por interesa të përbashkëta ekzistojnë në luftën kundër terrorit. Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert ka thënë këtu një fjali interesante, e cila në opinoinin gjerman prapë nuk tërhoqi vëmendjen. Në luftën kundër terrorit nuk ekziston asnjë partner më i mirë she SHBA, tha ai. Kjo tingëllonte shumë si një kërkim faljeje, por ishte të paktën fjali e sinqertë. Për gjërat tjera ai tha se nuk mund të deklarohet publikisht. Çështje sekrete.

Thomas de Maizière do të ishte vetëm një kurban

Në opinion mbetet vetëm një fushë e madhe e mjegulluar. E paqartë është nëse Zyra Kancelarore e ka ditur deri në detaje se çfarë po bën BND, dhe anasjelltas. Por Zyra Kancelarore duhet të ketë parasysh çështjen e madhe - bashkëpunimin me SHBA. Pa amerikanët kurrsesi nuk bëhet - duke u nisur nga ana financiare.

Kjo mund të trajtohet si e mirë apo jo. Ka qenë dhe mbetet një punë e pistë, por shërbimet sekrete nuk janë një oborr me lodra. Të kërkosh tani një kurban, siç po ndodh me Thomas de Maizière-n, nuk e ndihmon fare çështjen. Bota nuk do të thjeshtësohej me këtë. Do të eliminohej vetëm një pasardhës i mundshëm i kancelares Merkel, që do ta gëzonte konkurrenten Ursula von der Leyen. Por edhe opozitën, e cila Komisionin parlamentar për NSA do të mund ta prezantonte si sukses. Por do të ishte ky vetëm një sukses në politikën e brendshme. Në fakt Berlini dhe Uashingtoni janë ata të cilat duhet të sqarojnë gjërat. Por në këtë fushë mbretëron heshtje që prej dialogut kibernetik para një viti.