1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Gara e armatimeve

Christian F. Trippe10 Tetor 2014

Vendet e mëdha të BE-së dhe NATO-s nuk duan të heqin dorë politikisht nga një industri armtimesh me bazë të gjerë dhe të pavarur.

https://p.dw.com/p/1DSmS
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ndonjëherë përfaqësuesit e industrisë gjermane të mbrojtjes tingëllojnë me të vërtetë si të torturuar këto ditë. Sepse Bundeswehri porosit shumë pak dhe eksportet jashtë vendit trajtohen në mënyrë shumë restriktive, shumë kompani janë nën presion të tmerrshëm. Frank Haun, shefi i prodhuesit të madh të tankeve gjerman "Krauss-MAFFEI Wegmann" e përshkroi profesionin e tij kohët e fundit si "metresë të politikës." Me këtë ai ndoshta iu referua mungesës së njohjes së meritave të shërbimeve të tij në Berlin dhe shtoi, në Paris është shumë më mirë. Si pasojë, kompania e tij është duke punuar për një fuzionim me ende konkurrentët francezë.

Për këtë ministri federal i Ekonomisë Sigmar Gabriel në parim duhet të gëzohej. Ai bëri të qartë se rregullat relativisht strikte gjermane për furnizimin me teknologji ushtarake të vendeve jo-aleatëve do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Kjo do të thotë se ndërmarrjet gjermane të armatimeve nuk mund të rehabilitohen prej rregullave liberale për eksportet. Në vend të kësaj, Gabriel reklamon për një njësim të frontit në Gjermani, që me fjalë të bukura quhet "konsolidim". Përveç kësaj në Evropë duhet të ketë më shumë bashkëpunim, duke përfshirë edhe fuzionimet.

Shpenzime miliardash

Christian F. Trippe
Christian F. TrippeFotografi: DW/Frommann

Dhjetëra-miliarda euro harxhojnë vit për vit shtetet e Evropës për armatime. Në treg konkurrojnë shumë sisteme armësh të ngjashme, kostot për zhvillimin e tyre nuk mund të nxiren përsëri me marzhë të përshtatshme. Në Evropë fluturojnë p.sh. tri tipe aeroplanësh të ndryshmëm dhe prodhuesit e tyre luftojnë për të gjetur klientë: avioni suedez "Gripen", ai francez "Rafale"dhe "Euro Fighter", një zhvillim të përbashkët i katër vendeve, ndër to Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Këtyre u shtohen modele nga Shtetet e Bashkuara, të cilat janë u ofrohen aleatëve të NATO-s edhe për shitje.

Por në këtë rast konkurrenca për avionët luftarakë është veçanërisht spektakolare sepse këto avionë janë shumë të shtrenjtë. Sa më të vogla dhe më pak spektakolare janë sistemet e armëve, aq më shumë oferta ka në treg dhe aq më e madhe është përhapja e armatimeve - dhe çmenduria. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, forcat e armatosura janë reduktuar masivisht kudo në Perëndim. Në strukturat e industrisë së mbrojtjes, megjithatë, ka ndryshuar pak. Pasojat ishin (dhe janë) kapacitetet e tepërta.

Kjo gjë është e njohur prej kohësh. Më së voni me krizën globale financiare dhe atë të borxheve në Evropë ky mendim është bërë i zakonshëm. Si ndonjë mantër zyrtarë të NATO-s në Bruksel përsërisin prej vitesh kërkesat e tyre për "smart defence", mbrojtje inteligjente. Nga kjo rezulton se harxhimi aktual i parave për teknologjinë ushtarake është gjithëçka tjetër, por jo "i zgjuar". Ky është budallallëk.

Update, ndryshe crash

Politikisht vendet e mëdha të BE-së dhe NATO-s nuk duan të heqin dorë nga një industri armtimesh me bazë të gjerë dhe të pavarur - e cila bazohet thellë në identë e sistemit të shtetit të quajtur "sovranitet". Por edhe këtu, janë nganjëherë të nevojshme përditësimet, përndryshe ekziston një rënie e sistemit.

Gjermania si një lojtare e madh në NATO dhe BE po me çon debatin tani me fuqi përpara. Qeveria federale gjermane më në fund ka filluar të përcaktojë "kompetencat thelbësore" të detyrueshme dhe të identifikojë ato armatime që duhet të prodhohen patjetër në Gjermani.

Këto konsiderata të Berlinit ka të ngjarë të kenë efekt në Bruksel dhe Uashington. Për shkak se dy dekadat e lumtura në politikën e sigurisë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kanë marrë fund.