1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: E ardhmja politike e Bullgarisë mbetet e paqartë

Alexander Andreev6 Tetor 2014

Partia konservatore Gerb e ish-kryeministrit Borisov i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, por tetë parti kanë hyrë në parlament. Krijimi i qeverisë në Bullgari është i vështirë, mendon Alexander Andreev.

https://p.dw.com/p/1DQGA
Fotografi: BGNES

Dy pyetjeve duhej t'u përgjigjeshin zgjedhësit bullgarë në votimet e së dielës: Si do të dalë vendi më në fund nga kriza? Dhe: A do të vazhdojë të qëndrojë në kursin e tij euroatlantik? Pyetja, që ka të bëjë me politikën e jashtme, mori një përgjigje të qartë: Po, bullgarët vazhdojnë të jenë evropianë të bindur dhe i qëndrojnë bsnikë Po-së për anëtarsësimin në NATO, edhe pse me më pak entusiazëm se më parë. Të dyja do të kishin qenë të vetëkuptushme, sikur të mos ishte kriza Rusi-Ukrainë. Sepse ajo e ka ndarë shoqërinë bullgare. Afërsia tradicionale me Rusinë çoi në një mbështetje të lartë të politikë së Putinit, të pazakontë për raportet evropiane. Varësia e Bullgarisë me gati 90 përqindnga gazi rus bëri të vetën. Nën qeverinë e re të socialistëve, traqdicionalisht të afërt me rusinë dhe të partisë së bullgarëve turqishtfolës, që sipas një vlerësimi të brendshëm të BND gjermane mbeshteste edhe politikën e Kremlinit në Bullgari, vendi ishte duke ndërtuar së bashku me Rusinë projektin e diskutueshëm "South Stream" megjithë bllokadën nga BE.

Centrali i dytë bërthamor në Danub, gjithashtu një projekt energjitik rus në Bullgari, është përsëri në rendin e ditës. Dhe për shkak të pozicionit të Bullgarisë si kufi jashtëm i BE dhe NATO-s në rajonin e Detit të Zi si politikanët ashtu edhe popullsia kanë frikë se vendi mund të bjerë në një pozitë të rrezikshme në mes të Rusisë dhe Perëndimit. Por rezultati i zgjedhjeve tregon se bullgarët kanë vendosur në mënyrë të qartë për orientimin perëndimor të vendit të tyre.

Katër detyra të mëdha

Por pa përgjigje mbeti pyetja e politikës së brendshme: Si do të shkojë më tej? Bullgaria është vendi më i varfër i BE-së me produktin më të ulët të brendshëm bruto, me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe, sipas një sondazhi të Gallup të vitit 2012, me popullsinë më të palumtur. Kriza financiare ka goditur vendin e kriza në politikën e brendshme, që zgjat prej gati dy vjetësh, bllokon reformat urgjentisht të nevojshme. Një qeveri e fortë e re do të duhej të zgjidhte të paktën katër detyra të vështira. Së pari, të përmirësonte kushtet për një rritje ekonomike, duke mbështetur aktivisht prodhimin vendas dhe të menaxhojë më mirë dhe pa korrupsion miliardat e fondeve të BE-së. Së dyti, ajo duhet të kryejë sa më parë të jetë e mundur reformën gjyqësore dhe administrative; së treti të mbushë difektet gjigande në të ardhurat tatimore dhe doganore, nga ku çdo vit rreth tre miliardë euro kalojnë në duart e oligarkëve dhe kriminelëve. Dhe së katërti, të ndryshojë politikat sociale, shëndetësore dhe arsimore, të njohura për keqmenaxhim, korrupsion dhe burokraci.

Alexander Andreev
Alexander AndreevFotografi: DW

Më shumë para për të varfrit, më pak reforma

Këto katër detyra nuk do të mund t'i zgjidhë qeveria e ardhshmlle bullgare. Përveç partisë së vogël të djathtë liberale "Bllokut për Reforma" (RB), që mund të bashkëqeveriste si partner i ri në koalicion, qoftë fituesi i zgjedhjeve Gerb, ashtu edhe socialistët e humbur të BSP nuk kanë agjendë të qartë reformash. Kështu që Bullgarisë i mungojnë paratë, vullneti për reforma dhe koha për të marrë vendimet urgjentisht të nevojshme. Më tepër pritet që vendi të lirojë politikën e tij strikte financiare me një nga deficitet më të ulëta të buxhetit të BE-së me qëllim që të bëjë më të durueshme gjendjen e popullsisë së varfër në dimrin, që vjen, duke krijuar një borxh të ri. Përndryshe protestat e reja kundër kostos së lartë të jetesës janë të programuara.

Së shpejti prapë zgjedhje të reja?

Nëse do të krijohet një qeveri e qendrës së djathtë nga GERB, RB dhe një parti e vogël nacionaliste, apo një koalicion i madh i konservatorëve dhe socialistëve, këtë do ta tregojnë negociatat e mëvonshme për koalicionin. Në të dyja rastet Bullgaria mbetet një partnere e besueshme e BE-së dhe NATO-s, por edhe një vend i varfër me refomra të prapambetura kronike. Dhe çdo koalicion qeverisës ka të ngjarë të shpërbëhet shumë shpejt nën presionin e zgjedhësve të vet dhe të rrugës. Pas dy zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vetëm brenda dy vjetësh, verehët mundësia e zgjedhjeve të tjera të parakohshme në Bullgari.