1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sarah Hofmann8 Mars 2015

Dita Ndërkombëtare e Gruas - relike e kohëve të shkuara? Sarah Hofmann nuk është e këtij mendimi. Kjo ditë duhet për t'u angazhuar për kuotën e grave e rroga të barabarta, por edhe si një shenjë solidariteti mes grave.

https://p.dw.com/p/1EmgI
Symbolbild Frauentag
Fotografi: Getty Images/Kristian Dowling

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas do t'i bëj vetes një dhuratë të vogël: Ditët në vijim do të lëviz nëpër galeritë tregtare të vjetra për të blerë një kuti kursimi (në Gjermani ato shiten në formën e derrit. shën.red.) dhe një laps ku do të shënoj "Derri-Shovinist" (shkurtim i shovinist shën.red.). Duhet të jetë një derrkuc i vogël, kështu mund ta marr meve. Po qe se dëgjon ndonjë shprehje idiote të ndonjë burri, menjëherë e nxjerr derrin, dhe i thua - hidh tani para këtu. Kjo shmang ato situata që nuk i duron dot asnjë grua: Na mballoset papritur ndonjë batutë, dhe çfarë bëjmë ne që ndryshe të kthehemi flakë për flakë? Heshtim, sepse mbetim pa gojë, kur dëgjojmë shprehje të tilla në vitin 2015 në një Gjermani të emancipuar.

Anekdota 1: Një grua rri ulur ditën e parë në një zyrë që duhet ta ndajë me një koleg. Një koleg i tretë hyn në zyrë dhe pyet: Ah, paske tani një sekretare?

Demonstrim pushteti mashkullor në bazë të pozitës dhe parasë

Derri shovinist është në ide e mirë - ajo i lindi një mikeshe nga bota e ekonomisë, sepse lidh dy nivelet me probleme të emancipimit: Zhvlerësimin e femrave përmes demonstrimit të pushtetit nga burri - qoftë verbalisht, qoftë ede si ngacmimi seksual - dhe faktin që burrat vërtet kanë më shumë pushtet - si pushtet dhe para.

Anekdota 2: Kur mikesha nga bota e ekonomisë pozicionoi dukshëm këtë derr-kuti kursimi në tavolinën e zyrës, një koleg tundi një 12-euroshe dhe tha: "Për këtë dua një flat." Sigurisht të rrëfyera më vonë, anekdotat janë për të qeshur. Sikur të mos kishim disa fakte: Sipas një studimi të qendrës federale kundër diskriminimit më shumë se gysma e të punësuarve kanë përjetuar ngacmim seksual në vendin e punës apo e kanë parë atë. Çdo e pesta grua është prekur kundër dëshirës së saj nga kolegët në vendin e punës. Përditë në metro, në rrugë apo në përditshmëri gratë ngacmohen seksualisht -megjithë thirrjet publike edhe në twitter.

Deutsche Welle
Sarah Hofmann komentonFotografi: DW/P.Henriksen

Një vështrim nëpër botë të bën të tmerrohesh

Kundrejt diskriminimit me ligj në Arabinë Saudite apo përdhunimeve në Indi, gjymtimit seksual në Afrikë e vende të tjera, situata në Gjermani nuk krahasohet. Çfarë doni ju femra më shumë, ju studioni ç'të doni, bëni karrierë, mund të bëheni edhe kancelare!

E vërtetë! Por diskriminimi fshihet në detaje: Gratë ende në Gjermani fitojnë 22% mesatarisht më pak se burrat. Me këtë padrejtësi Gjermani kryeson në Europë. Vetë në 13% të çifteve në Gjermani arrin të fitojë gruaja më shumë se burri, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Numri i grave në bordet e nivelit të lartë ka zbritur në 5,5%.

Anekdota 3: Një grua në një pozicion drejtues duhet të gjejë një asistent/e. E qartë: Kjo është shkalla e duhur për t'u ngitur në karrierë. Por pastaj ajo thotë nën zë: "Nuk punoj dot edhe aq mirë me gratë" dhe punëson një burrë. Gratë i dëmtojnë interesat e grave sipas motos: "Unë duhet të luftoja, pse duhet t'ia shtroj unë rrugën me lule një tjetre?" Pra kritika drejtohet edhe ndaj grave. Në shumë degë të ekonomisë ka shumë pak gra që kanë rrjetet e tyre.

Solidariteti - fjalë e vjetër që nuk duhet harruar

Anekdota 4: Një grua e re, e mirëarsimuar, me disa vite përvojë lind. Pas një viti leje lindjeje ajo vendos të kthehet me orar 50% të reduktuar. "Sa budallaqe, ia vuri vulën fundit të karrierës vetë"- flasin nga mbrapa koleget.

Po, kjo është e vërtetë, që fëmijët të sjellin stërkëmbëshin në karreirë. Për shkak se ende janë gratë ato që marrin më shumë leje lindjeje (burrat qëndrojnë vetëm dy muaj), që pastaj punojnë me orar të reduktuar dhe bredhin me vrap pas konferencave për të marrë fëmijët nga kopshti...por a kemi ne të drejtë të gjykojmë se si duhe ta organizojë jetën familjare dhe karrierën një grua? A nuk duhet të apelojmë tek baballarët të marrin më shumë përgjegjësi - se sa të ankohemi për koleget?

Një nga pamjet më të bukura të kohës së lëvizjes së grave është Clara Zetkin dhe Rosa Luxemburg krah për krah duket marshuar. Ato e dinin se vetëm bashkë mund të arrinin diçka në politikë. Sot së paku në Gjermani- nuk bëhet fjalë për të drejta bazë si ajo për të votuar, por ka edhe më shumë se kaq. Të dashura gra, gjithçka ne mund ta arrijmë vetëm të bashkuara! Ndoshta nuk do të blejë ditët e ardhshme vetëm një kuti e kursimit me nënshkrimin derr-shovinist por disa. Ka shumë gra, të cilave mund t'ua dhuroj.