1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Analizë tronditëse, fjalë prekëse

Christoph Strack26 Nëntor 2014

Deputetët e Parlamentit Europian morën kritika të ashpra nga Papa Françesku për gjendjen, ku ndodhet Europa. Por fjalimi i tij ishte një apel, që zgjoi shpresë, mendon Christoph Strack.

https://p.dw.com/p/1Dtfg
Fotografi: Reuters/R. de la Mauviniere

Jo, nuk ishin thjesht fjalët e bukura që jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë nga Papa Françesku. Kreu i Kishës katolike paralajmëroi para Parlamentit Europian në Strasburg. Në mënyrë drastike dhe të qartë.

Françesku erdhi këtu që nga larg. Ai kishte perspektivën e Amerikës Latine dhe atë të atyre që kërkojnë ndihmë dhe të përndjekurve në Europë. Jorge Mario Bergoglio, i cili u zgjodh Papë vitin e shkuar, është djali i dy prindërve emigrantë nga Europa. Gjyshërit e tij, ata ishin Europa për të. Dhe tani ai flet për "Përshtypjet e një Euope gjyshe që nuk është më e frikshme dhe me gjallëri". "Nëse mbetet kështu si është, nuk do të jetë më. Duhet të jetë ndryshe për të mbetur…" Fjalët e tij shkaktojnë jo rrallë një përzierje mes irritimit dhe kënaqësisë.

Christoph Strack Redakteur im DW Hauptstadtstudio
Christoph Strack, redaktor i Deutsche WelleFotografi: DW

Kritika të ashpra për gjendjen e kontinentit

Fjalimet e Papës para Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës ishin një thirrje për tu zgjuar dhe jo thjesht një apel. Europa është e "lodhur" dhe e "plagosur", "pesimiste"dhe "e frikësuar", "kujdeset vetëm për vete", e përfshirë në një "konsum" të pakontrolluar dhe një "kulturë të hedhjes së gjërave". Kjo ishte një analizë e drejtë dhe pikëlluese. Përvec kësaj Françesku rikujtoi se Europa u ringrit pas vitit 1945 si një mrekulli nga shkatërrimi dhe urrejtja, falë shpirit të komunitetit.

Kur Presidenti i Parlamentit Europian, gjermani Martin Schulz, e përshëndeti mysafirin e tij me një fjali në gjuhën gjermane, Françesku nuk kishte nevojë për kufjet e përkëthimit. Ai flet disa gjuhë Europiane. Por a i kupton ai ato? Euro deputetë nga 28 vende dëgjuan atë. Papa u kujtoi atyre se ata nuk ulen atje vetëm për dietat e tyre apo drejtime të tjera, por për njerëzit dhe për një Europë të guximshme dhe të përgjegjshme. Fjalimi i tij u ndrepre më shumë se 10 herë nga duartrokitjet.

Apel për një Europë solidare

Fjalët e Papës u kthyen në një fjalim të madh sepse në fjalët e Françeskut dominuan ato të shpresës. Por pati edhe përjashtime, si hapja ndaj emigrantëve dhe angazhimi për energjinë alternative.

Françesku bëri thirrje për rikthimin e frymën e bashkësisë dhe të qenies gati për njëri-tjetrin, nga e cila u krijua Europa e bashkuar. "Pjesa më e madhe e kësaj historie është ende për tu shkruajtur." Analiza e tij e kthjellët solli një mesazh shprese. Si katolik ai foli për shpresën e Zotit, që kthen të keqen në të mirë dhe vdekjen në jetë.

Françesku bëri një mbyllje pothuajse hyjnore të fjalimit të tij: Pas aq shumë fjalëve kritike, ai pikturoi pamjen e një Europe, të cilën e pret bota dhe Papa, ku politkanët janë zgjuar nga përhumbja e tyre. Prandaj fjalimi i Papës është një apel për solidaritet. Dhe një parashikim për një Europë të re,"një pikë e rëndësishme referimi për të gjithë njerëzimin".