1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kombet e Bashkuara dhe shoqëria civile në Shqipëri: Bashkë për të ndalur dhunën ndaj gruas

Ani Ruci27 Nëntor 2008

Agjensitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri i janë bashkuar përmes një programi të përbashkët fushatës botërore: Të gjithë së bashku për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave të nisur në mes të kësaj jave.

https://p.dw.com/p/G3d1
Fotografi: DW / Aida Cama

Ky program mbështet zbatimin në Shqipëri të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje (2007-2010), hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e një ligji të ri, të quajtur “Për barazinë gjinore në shoqëri" dhe ngritjen e kapaciteteve të policisë dhe gjyqësorit për të parandaluar dhunën në familje.


UNDP dhe UNICEF po punojnë në pesë qytete për të ngritur një sistem të reagimit të komunitetit ndaj dhunës me bazë gjinore. Të dyja këto agjensi po bashkëpunojnë me shtetin për të kryer anketimin e parë për përhapjen e dhunës në familje në shkallë kombëtare.

Një nga organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, me të cilat UNDP dhe UNICEF-i po bashkëpunojnë është Qendra" Aleanca Gjinore për Zhvillim". Për Drejtorja e Ekzekutive të kësaj Qendre, Eglantina Gjermeni ky bashkëpunim është shumë i dobishëm, në kushtet kur dhuna ndaj gruas në Shqipëri mbetet ende në nivele alarmante. "Dhuna mbetet një nga problemet më të mprehta që cënojnë të drejtat e gruas në Shqipëri. Ka një sërë faktorësh ekonomikë, socialë, kulturorë, historik, pse ndodh kështu. Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme në 6 mujorin e parë të vitit 2008, ka një rritje të frikshme të rasteve të dhunës ndaj gruas dhe të vetëvrasjeve për shkak të saj" thotë për DË Eglantina Gjermeni.


Për fat të keq ende nuk ka shifra të sakta për viktimat e dhunës së ushtruar ndaj gruas. " Nuk ka asnjë studim të kohëve të fundit përtë pasqzruar rastet e dhunës ndaj gruas në familje. Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Bashkëpunimme Institutin e Statistikave në Shqipëri po realizojnë një studim në nivel kombëtar për të nxjerëë shifrat në bazë të rasteve që demomcohen. Por edhe kur këto shifra të dalin ato nuk tregojnë realitetin,passi janë vetëm një pjesë e tij. Pjesa tjetër mbetet e fshehtë pasi ushtrimii dhunës ndaj gruas konsiderohet tabu dhe përtë nuk flitet."


Për Zonjën Gjermeni, fitorja e betejave në luftën për t´i dhënë fund dhunës ndaj gruas vjen si rezultat i bashkëveprimit të shumë aktorëve: " Aktorët kryesorë janë shoqëria civile,shteti, policia, sistemi arsimor, i drejtësisë etj. Organizatat ndërkombëtare dhe konkretisht agjensitë e Kombeve të Bashkuara kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol shumë tërëndësishëm për ta adresuar këtë problem."


Përfshirja në fushatën botërore "Të gjithë së bashku për t´i dhënë fund dhunës kundër gruas" e Agjensive të Kombeve të Bashkuara, që operojnë në Shqipëri, krahas aktorëve lokalë pritet të rezultojë në një ndërgjegjësim më të fuqishëm të opinionit publik dhe mekanizmave shtetërore për ta luftuar më mirëse deri më tani fenomenin.

Viti 2008 është shpallur nga Kombet e Bashkuara si viti i luftës kundër dhunës ndaj gruas.