1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania voton

Kombëtarja e Gjermanisë ëndërron për titullin e katërt Kampion Bote

Ekipi i ri fitoi bindshëm 4:1 ndeshjen e paharrueshme për finalen e 1/8 në Bloemfontein kundër Anglisë. Ekipi i ri i rezistoi presionit.

Fitorja i dedikohet në radhë të parë brezit të ri të përfaqqësuar nga kampionët e Evropës nën 21 vjeç Mesut Özil, Manuel Neuer dhe Sami Khedira, si dhe Thomas Müller. Ekipi më i ri gjerman sa i përket moshës në Kampionatin Botëror i rezistoi presionit të madh, ishte shumë më mirë në ndeshjen klasike dhe demonstroi një futboll modern. Për angelzët e mbingarkuar dhe të parrezikshëm në lojë gjashtëmbëdhjetëshja ishte stacioni i fundit. Mbledhja e një sërë yjeve të futbollit jo patjetër krijon një skuadër të mirë. Nëkohë që Gjermania funksionoi si ekip edhe pa lojtarë të klasit botëror.

Mbrojtja çalonte


Ekipi gjerman që ka shumë lojtarë me prejardhje të huaj është në rrugën e duhur. Pas një fillimi të mirë në ndeshjen me Australinë dhe pas humbjes me Serbinë kombëtarja gjermane nuk e humbi toruan. Kundër Ganës, gjithashtu një çerekfinaliste, Gjermania ia doli e tashmë edhe kundër Anglisë luajti e çliruar. Natyrisht që jo gjithçka shkëlqen në përzgjedhjen e bërë nga Federata Gjermane e Futbolit. Sektori i sulmit dukej mjaft mirë. Ndërkohë që mbrojtja çalonte ndonjehrë. Kësisoj portieri Neuer dhe mbrojtësi Jerome Boateng me rezultatin 1:2 bënë një figurë jo të mirë. Gjithashtu pasi Anglia shënoi golin mungonte një figurë drejtues në lojë: Özil, Bastian Schweinsteiger dhe kapiteni Philipp Lahm u lanë shanse të shumta anglezëve duke i humbur topat papritur. Barazimi u pengua vetëm nga një vendim i gabuar i arbitrit. Vetëm pas kundërpërgjigjes së shkëlqyer nga Özil dhe Müller rezultati i ndeshjes u vendos përfundimisht.

Merita e Löw-it

Suksesi është edhe një meritë e trajnerit të kombëtares: Lojtarët e Joachim Löw-it suprizuan me një futboll me kombinime në mënyrë aspak tipike për ekipin gjerman. Megjithatë duhet të urojmë, që Löw të mos japë dorëheqjen nëse eventualisht Gjermania skualifikohet nga çerekfinalja. Çfarëdo që të ndodhë, ekipi ka aftësi të ecë përpara dhe e ardhmja i përket atij. Tashmë nuk kemi përse të shqetësohemi për futbollin gjerman.

Autor: Arnulf Boettcher

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.DE