1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koha e lirë në Gjermani – Sport dhe shëtitje në fundjavë

Peter Wozny15 Shkurt 2010

Të dalin jashtë katër mureve të shtëpisë – kjo ka qenë motoja kryesore për kalimin e kohës së lirë të gjermanëve. Por kasollet e ngritura jashtë shtëpive nuk mjaftojnë për ta.

https://p.dw.com/p/EeaZ
Fotografi: picture-alliance/ ZB

Udhëtimet janë për gjermanët shumë të preferuara për kalimin e kohës së lirë. Më 2007 rreth 65 për qind e gjermanëve i kaluan të paktën pesë ditë me pushime, siç thonë analizat e turizmit.

Panairi i udhëtimeve, Shtutgart
Panairi i udhëtimeve, ShtutgartFotografi: AP

Udhëtime nëpër qytete, udhëtime sportive dhe fundjava me wellnes bëhen gjithnjë e më të preferuara.

Ski në sallën e skive në Neuss
Ski në sallën e skive në NeussFotografi: AP

Vrap, ecje nordike dhe patinazh

Dhe për tu dukur sa më mirë në këto aktivitete shumica e gjermanëve ushtrojnë pjesën tjetër të vitit sport. Gati 25 milionë gjermanë ushtrojnë një herë në javë sport. Vrap, ecje nordike (nordic walking), patinazh, çiklizëm. Sa më i pazakontë të jetë lloji i sportit aq më i preferuar bëhet ai për gjermanët. Shoferi i autobuzit merret pas punës me alpinizëm, sekretarja me peshkim, shitësi me boks.

Shumë para për kohën e lirë

Ekonomia zhvillohet sepse me kohën e lirë të gjermanëve fitohet shumë para. Rreth 250 euro investon çdo ekonomi shtëpiake në muaj për kohën e lire, thonë statistikat federale. Kjo zë 12 përqind të të ardhurave të përgjithshme. Prandaj ja vlen të krijosh mundësi për kohën e lirë. Gjithshka filloi me parqet klasike për kalimin e kohës së lirë.

Duke lexuar në shtëpi
Duke lexuar në shtëpiFotografi: picture-alliance/ KPA

Pak rërë mbi tokat bujqësore

Një grup "Nordic Walkern" duke ecur në parkun e Mynihut
Një grup "Nordic Walkern" duke ecur në parkun e MynihutFotografi: dpa

Ndërkohë tendencat shkojnë drejt specializimeve në fusha të caktuara. Kështu ngrihen salla për ushtrimin e skive në zonat industriale, hidhet rërë në tokën bujqësore të Brandenburgut ose ngrihen ambiente për alpinizëm në magazinat e vjetra, luhet golf në mes të qytetit, ose ngrihen akuariume të mëdha, organizohen aktivitete muzikore, ose restorantet angazhohen në tema të caktuara. Por gjermanët punojnë edhe „pa para“, një në tre vetë angazhohet në punë vullnetare.

Të organizuar në shoqata

Shumica e gjermanëve organizohen në shoqata, në klube futbolli, në grupe që luajnë me birrila, në korre ose shoqata për mbrojtjen e ambientit. Organizimi në shoqata është një faktor i rëndësishëm në organizimin e kohës së lirë në Gjermani, 23 milionë gjermanë janë anëtarë të një shoqate.

Situata pritet të ndryshojë

Kjo gjendje nuk do të vazhdojë shumë gjatë. Sociologët mendojnë se në të ardhmen do të ketë rënie të kalimit aktiv të kohës së lirë dhe kthim brenda katër mureve. Nëpërmjet futjes së modeleve moderne të organizimit të punës anëtarët e familjeve kanë gjithnjë e më pak kohë të lirë në të njëjtën kohë. Kështu që kohat dhe vlerat do t’ i kthehen familjes. Nëse sociologët do të kenë të drejtë atëherë gjermanëve nuk do t’u mbetet gjë tjetër veç kolovarësit në shtëpi.