1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Katalonjasit synojnë pavarësinë - Referendumi në nëntor

Stefan Schaaf12 Shtator 2014

"Castels", loja tradicionale e kalave me njerëz e klasifikuar si Trashëgimi Botërore e Kulturës nga UNESCO në hapësirën katalonjase po politizohet - tubimet po kthehen në demonstrim politik për pavarësinë nga Spanja.

https://p.dw.com/p/1DBXN
Spanien Katalonien Menschenkette Unabhängigkeit
Fotografi: Josep Lago/AFP/Getty Images

Katalonja para referendumit - synohet pavarësia nga Spanja

Pothuajse çdo fundjavë zhvillohen demonstrata. Grupet e "Castelëve" mblidhen në qytetin Berga në fundjavë me mijëra vetë nën një pishë me tre trungje që simbolizon rajonet përreth Barcelonës, Valencias dhe ishujt Baleare me Majorkën. Ky rajon përbën bërthamonë katalonjase, siç kanë bindjen ata. Të gjithë janë për referendumin e planifikuar për në nëntor. Edhe në Skoci një gjë e tillë është e mundur, thonë ata.

Qytetar i Bergasit: "Ne na ka ardhur në majë të hundësm me trajtimin e keq prej autoriteteve spanjolle. Ne duam të jemi një vend normal.

Qytetare e Bergasit: "Vendi ima ka qenë gjithmonë Katalonja. Spanja për arsye historike na ka aneksuar, ndaj vetëm prej kësaj ne jemi bashkë."

Shumë në Katalonjë ëndërrojnë për pavarësinë. Kritikë nuk është e thjeshtë të gjesh mes tyre - Partia popullore që qevceris në Spanjë ka një zyrë këtu në Berga. Joan Antoni López është í vetmi këshilltar bashkiak, i cili flet hapur kundër pavarësisë. Dy herë atë e kanë sulmuar në rrugë. Veçanërisht në qytetet e vogla gjendja është e tensionuar, presioni i ithtarëve të pavarësisë ndaj kundërshtarëve të saj shtohet vazhdimisht, thotë ai: "Nëse në një rrugë ka simbole të shumta për pavarësinë dhe unë s'kam një të tillë, janë të shumtë ata që mendojnë, se unë jam kundër. Kësisoj shumë njerëz sjellin flamuj e stema vetëm sa pë rtë mos krijuar probleme. Këtë atmosferë e ndiejmë çdo ditë".

Ndërtuesit e kështjellave me njerëz në Katalonjë po i japin krah ëndrrave të një rajoni të tërë. Njenja e komunitetit po i bashkon fort ata. Në Berga dhe kudo ata besojnë, se bashkë mund të arrijnë të pamundurën - edhe pavarësinë.