1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kunst-, Musik- und Filmhochschule

13 Prill 2011

Shkollat e larta të artit dhe muzikës përgatisin studentët për profesione që lidhen me botën e artit. Nuk ka garanci për profesionin, ndërkohë që talenti kërkohet që në fillim të studimeve.

https://p.dw.com/p/10sP1
Projekt i shkollës së lartë të artit në Berlin.Fotografi: AP

Konkuruesit për shkollat e larta të artit duhet të dorëzojnë një dosje me punime vizatimi dhe vetëm pas kësaj mund të ftohen për testimin pranues. Një e drejtë studimi për shkollën e artit në disa raste mund të bëhet edhe pa pasur maturë, apo dëftesë tjetër shkollore. Mbi detajet e kushteve të pranimit në këto lloj shkollash të larta, si për shembull llojin dhe sasinë e punimeve që duhen dorëzuar, të informojnë në mënyrë të veçante vetë shkollat.

Potsdam (Brandenburg), shkolla e lartë për filmin "Konrad Wolf".
Potsdam (Brandenburg), shkolla e lartë për filmin "Konrad Wolf".Fotografi: picture-alliance/dpa

Krijues dhe arranzhues

Bazën e këtyre akademive arti e bëjnë drejtimet e pikturës, grafikës, dizajnit, skulpturës dhe dega për mësues arti. Arkitektura, skenografia, keramika, punime në xham, restaurimi apo arti mediatik plotësojnë ofertën që ofrojnë akademitë e artit, e cila ndryshon nga njëra shkollë në tjetrën.

Disa shkolla të larta janë përqëndruar në disa degë të veçanta arti. Për shembull shkolla e lartë e grafikës dhe artit të librit në Lajpcig, e cila si shkolla e parë e lartë gjermane në vitin 1983 ofroi edhe një kurs fotografie ka mbetur madje edhe sot në qytetin e panairit të librit, Lajpcig një adresë e veçantë për përgatitjen e stafit të shtëpive botuese. Apo Burg Giebichenstein, shkolla e lartë për art dhe dizajn në Hale. Ajo është specializuar për dizajnin industrial si edhe specialistë për konceptimin e interiorëve dhe mjedisit.

#v# Gjithmonë violinë e parë

Studimi në një shkollë të lartë muzike përmban mësimin e një instrumenti, kanto, kompozim, dirigjim në disa shkolla të larta ofrohet edhe muzikë kishtare, xhaz, apo kërcim skenik. Në një shkollë muzike veçse mund të mësohet edhe pedagogji muzike, dhe mësuesia. Në një testim pranues para fillimit të studimeve provohen aftësitë muzikore me gojë dhe me shkrim, ajo për të luajtur një instrument apo në kanto. Për të studiuar mësuesi është e nevojshme matura apo një shkollim ekuivalent, ndërsa për degët e tjera testohet edhe talenti.

Në të gjitha shkollat e larta për mediat moderne ofrohen studime për regjizurë, kameramanë, skenar filmi, si edhe profesionistë për botën e televizionit dhe filmit. Studimi praktik për median në Gjermani ka një traditë: Në shkollën e lartë për televizionin dhe filmin në Mynih si edhe në të njëjtën shkollë të lartë në Potsdam Babelsberg përgatiten profesionistët e rinj të filmit dhe televizionit (regjizorë, kameramanë, si edhe autorë apo drejtues prodhimesh televizive). Shkolla e lartë për media në Këln, shkolla e vetme e lartë për mediat audiovizive ka arritur të klasifikohet si një shkollë me emër në botë për ata që duan të futen në botën e mediave. Shkolla të tilla të larta i përzgjedhin vetë studentët e tyre përmes provimeve praktike dhe gojore. Por për shkak se këto shkolla janë shumë të kërkuara, në sallat e tyre mund të futen vetëm një numër i kufizuar studentësh.

Autor: Claudia Unseld/Lindita Arapi

Redaktoi: Eliana Xhani