1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Industria e armatimeve mbetet politike

Helle Jeppesen15 Dhjetor 2014

Industria ruse e armatimeve ka shënuar në përgjithësi rritje, kurse ajo në SHBA rënie. Kjo industri mbetet një industri politike.

https://p.dw.com/p/1E45J
Fotografi: picture-alliance/dpa

Për vite të tëra nuk ka pasur shumë ndryshime, në vendet nga vinin prodhuesit më të mëdhej të armatimeve në botë. Pothuajse të gjithë ishin nga SHBA, Evropa Perëndimore apo Rusia. Tani sipas raportit të ri të ndërkombëtar të Institutin të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, SIPRI, në këtë biznes po përfshihen sipërmarrje nga vende të tjera.

Firma nga Turqia, India, Brazili, Singapori apo Koreja e Jugut, bëjnë pjesë ndër njëqind prodhuesit më të mëdhej të armatimeve në botë. "Kjo kryesisht ka të bëjë me dëshirën politike për kapacitete prodhimi brenda këtre vendeve", thotë drejtorja e studimit të SIPRI, Aude Fleurant. "Brazili, Turqia dhe Koreja e Jugut kanë ndjekur të gjithë qëllimisht një politikë për promovimin e kapaciteteve për prodhimin ushtarak në vendin e tyre."

Logo SIPRI

Megjithatë, lista nuk ka ndryshuar rrënjësisht. Sipas listës së SIPRI-t dy të tretat e kompanive të armatimeve janë nga SHBA apo nga vende të NATO-s. Ato sipas raportit SIPRI-t mbulojnë 84,2 për qind të shitjeve globale të armëve.

Por 38 firmat amerikane të armatimeve kanë shënuar në vitin 2013 një rënie të prodhimit me 4,5 % gjë që lidhet me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe Iraku.

Industria ruse e armatimeve në rritje

Kurse industria ruse e armatimeve ka shënuar në përgjithësi rritje thuhet në raportin e Stokholmit. Shitjet e kompanive ruse janë rritur me 20 për qind. Kompania ruse "Tactical Missiles Corporation" ka pasur p.sh. në vitin 2013 një rritje të shitjeve prej 118 për qind në krahasim me 2012, shkruhet në raportin e SIPRI-t. "Kjo rritje e shitjeve të kompanive ruse lidhet kryesisht me shpenzimeve në rritje të qeverisë," thotë Aude Fleurant.

Prej vitesh qeveria ruse investon në modernizimin dhe përmirësimin e forcave të armatosura, dhe bazohet për këtë sidomos tek industria vendase e armatimeve.

Drejtori i Institutit të Hamburgut për Hulumtime për Paqen dhe Politikën e Sigurisë, Michael Brzoska, thotë se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë nuk do t'i frenojnë armatimet. Si faktor ndikues mund të jetë çmimi i naftës apo kriza në Ukrainë, sepse një sërë elementësh për armët ruse prodhohen në Ukrainë.

Kina e panjohura e madhe

Në listën e SIPRI-t mungon krejtësisht një lojtar global dhe ndër prodhuesit më të mëdhej të armëve në botë: Kina. Shkaku është se nga Republika Popullore e Kinës nuk ka informacione të besueshme në lidhje me prodhimin e armatimeve në Kinë.

Deutschland Bundeswehr Kampfpanzer Leopard-2A5
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kompanitë kineze janë të ngritura zakonisht në mënyrë të tillë që të prodhojnë si prodhime për tregun civil edhe për tregun ushtarak, thotë Aude Flerurant. Dhe në këtë mes është krejtësisht e paqartë se në ç'proporcion janë prodhimet civile dhe ushtarake.

"Kina është ndoshta prodhuesi i dytë më i madh të pajisjeve ushtarake në botë" mendon Michael Brzoska, nisur nga fakti që Kina shpenzon 50-60 miliardë euro për armatime.

Një industri politike

Se kujt dhe në cilat vende shiten armatimet dhe pajisjet e tjera ushtarake është kryesisht një vendim politik si në Kinë, dhe në Gjermani apo vende të tjera. Kina shet p.sh. "edhe municion dhe armë të vogla, përfshirë dhe minat, pra armë që vendet e tjera nuk i shesin për shkak se e janë të ndaluara me ligje madje edhe ndërkombëtare", thotë Brzoska.

"Nëse do ta lejojë eksportin e armatimeve apo jo, kjo është një çështje politike", thotë drejtori i Institutit të Kërkimeve për Paqen në Hamburg. "Kjo nuk është një industri "normale". Kjo është një industri politike, e cila varet në një masë shumë të madhe nga vendimet politike." - thotë Brzoska.