1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrationsplan D

Bernd Grässler 10 Korrik 2008

Gjermania është vend emigracioni. Zyrtarisht kjo nuk thuhet, por realiteti ka kohë që e ka kapërcyer politikën. Por deficitet e së kaluarës në çështjet e integrimit të migrantëve në Gjermani bien ende në sy për keq.

https://p.dw.com/p/EZxX

Kaq shumë integracion nuk ka qenë kurrë në Gjermani. Një herë në vit samiti i integrimit me kancelaren, herë pas here dialog i politikës integruese gjithashtu me kancelaren. Në zyrën e kancelarore është një e ngarkuar për integrimin dhe ka një plan integrimi i trashë 200 faqesh. Integrimi është çështje e niveleve të larta. Sikur qeveria të donte që me një herë të kapërcente deficitin e krijuar prej dhjetëra vitesh në qëndrimin me migrantët. Ata kanë të bëjnë me një grup të popullatës, tek i cili nderkohë bën pjesë çdo i pesti dhe që rritet vazhdimisht, sepse ata sjellin në jetë më shumë fëmijë se popullsia e vendit.

Plani i integrimit i aprovuar para një viti pas një vonese të madhe do ta trajtojë me forcë këtë temë të së ardhmes dhe ajo që është më e rëndësishmja, së bashku me emigrantët. Por plani ka edhe të meta. Ai është plot qëllime dashamirëse, por me disa përjashtime ata nuk janë të sigurta. Në shumë fusha mungon një bazë solide faktesh dhe të dhënash. Vjeshtën e ardhshme do të nxirret për herë të parë bilanci i plotësimit të planit të integrimit.

Nuk duhet t´i zbukurojmë faktet, premton kancelarja. Tani kabineti ka përcaktuar indikatorë, të cilët do të shërbejnë si njësi matjeje. Që nga parandalimi i kariesit, deri tek gjendja e banimit dhe shfrytëzimi i mediave. Ka arsye për shpresë, që çështjet të trajtohen me seriozitet dhe 750 milionë eurot e qeverisë, të cilat jepen çdo vit për integrimin, të mos shpenzohen pa kuptim, siç porositi së fundi dikush.

Por edhe sikur të ishte kështu. Paratë, që investohen në integrimin nuk kanë se si të mos e arrijnë synimin e tyre. Gjendja pjesërisht katastrofale e migrantëve në zotërimin e gjuhës në arsim dhe kualifikim është tashmë e njohur. Investimi miliardësh për zgjerimin e kujdesjes ditore për fëmijët nën moshën 3 vjeçare do t´u ndihmojë fëmijëve të migrantëve të mësojnë që herët gjuhën dhe të përmirësojë shanset për shkollim dhe kualifikim të brezave të ardhshëm.

Shteti duhet të punësojë më shumë pedagogë, policë dhe nëpunës me rrënjë të huaja. Dhe moderatorët me prejardhje të huaj nuk zbukurojnë vetëm televizionin gjerman, por pasqyrojnë edhe realitetin në vend. Nuk dihet në se qeveria ia arrin, jo vetëm që të përmirësojë gjendjen dhe shanset e të ardhmes të migrantëve, por përveç kësaj të fitojë zemrat e tyre.

Por kjo mbetet e pasigurtë, perderisa ekzistojnë dogmat e vjetra. Njëra prej tyre është refuzimi i nënshtetësisë së dyfishtë për qytetarët nga vende jo anëtare të BE-së nga partia e kancelares. Unioni i kundërvihet në këtë mënyrë jo vetëm një trendi botëror për të pranuar disa nënshtetësi. Jo-ja e tyre prek grupin më të madh të migrantëve, turqit. Kush i detyron gjermano-turqit e rinj të vendosin në moshën 18 vjeçare për njërën nënshtetësi kundër tjetrës, i fut ata në një konflikt, i cili duket gjithnjë e më anakronik në erën e globalizimit.