1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Identitete të dyzuara ? Mbi zviceranët turk, gjermanët polakë dhe raste të tjera futbollistësh kombëtaresh

Bahri Cani10 Qershor 2008

Pa festim dhe me pak emocione. Lukas Podolski shënoi golin e parë për Gjermaninë. Më vonë kundër Polonisë, vendlindjes së tij shënoi edhe golin e dytë. Normalisht, ai gëzohet shumë kur shënon. Po kësaj radhe? Asgjë!

https://p.dw.com/p/EH4b
Lukas Podolski, ndeshja Gjermani - Poloni
Lukas Podolski, ndeshja Gjermani - PoloniFotografi: AP

Brenda një sekonte e kaluara polake përzihet me të tanishme gjermane dhe shkaktojnë një mungesë orientimi tek lojtari dhe shikuesit. Ai shënoi të dy golat, por dukej sikur e ndjente veten fajtor. Dhe me të vërtetë, një gazetë polake pyet: "Lukas si munde ta bësh këtë?"

A do të thotë kjo se lojtari me stemën gjermane në gjoks mund të inkuadrohet vetëm në disa lojra dhe në të tjerat jo? A është ai lojal? Brendësia e konfliktit të loyalitetit të Podolskit ka dicka autentike, sepse fëmijëria dhe rinia janë kohëra që lënë shumë mbresa në krijimin e personalitetit. Ai nuk duhet të heqë dorë nga fakti se luan për Gjermaninë, ndërsa në damarët e tij rrjedhë gjaku polak. Futbollistët me prejardhje migrantësh mund të jenë ndoshta edhe më të motivuar në fanellën e Gjermanisë, se sa ndonjë Myller apo Majer.

Nga historia mund të mësojmë se ata që janë larguar nga vendlindja, shpesh janë edhe më të motivuar për punë. Kjo vlenë edhe për futbollin. Miroslav Klose, Oliver Neuville, Mario Gomez janë vetëm tre ndër ta. Në Zvicër kemi lojtarët si Murat Yakin apo Valon Behrami. Në kombëtaren austriake gjejmë disa emra kroat, ndërsa në atë franceze shumë lojtarë me prejardhje afrikane. Multikulti në futboll kaherë është bërë normalitet, si në ekipe ashtu edhe në kombëtare. Shembull i mirë për integrimin e suskesshëm.

Por edhe më shumë: sporti po globalizohet së bashku me ekonominë. Trajneri i Rusisë ëshë holandezi Hidding, bashkëkombasi i tij Benhaker është në bankën e Polonisë, ndërsa babai i suksesit në Greqi quhet Otto Rehagel. Shkurt e trup: aftësitë shfrytëzohet gjithandej dhe jo vetëm brenda kufijëve kombëtar.

Ndjenjat e dyzuara të futbollitëve janë normale. Ata që bartin fanellën e Gjermanisë dhe kanë rrënjët diku tjetër, përfaqësojnë një pjesë shumë të rëndësishme të kësja shoqërie. Ndërsa kombëtarja gjermane është pjesë e saj.