1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Homoseksualëve bullgarë u duhet të mbyllin gojën

Naomi Conrad/Amarildo Topi11 Tetor 2013

Homoseksualët në Bullgari duhet të jetojnë të fshehur. Ata që dalin hapur rrezikojnë të humbasin vendet e punës dhe miqtë e tyre. Ata ndihen të lirë vetëm në fshehtësi.

https://p.dw.com/p/19xfh
Fotografi: BGNES

"Ato dy femrat atje janë lezbike", thotë Georgi Ivanov duke pëshpëritur. Më pas hedh sërish vështrimin nga mua dhe më thotë se ato kanë një vajzë. Pas pak ai më tregon edhe dy meshkuj që janë në kafene dhe më thotë që edhe ata janë një çift. Si e di ai një gjë të tillë? "Oh, ne njihemi të gjithë brenda komunitetit."

Bulgarien Homosexuelle in Plovdiv Radoslav Stoyanov
Aktivisti dhe homoseksuali bullgar Radoslav StoyanovFotografi: DW/N. Conrad

"Komuniteti" është grupi i homoseksualëve dhe transseksualëve që jetojnë në qytetin e tij Plovdiv. Ata kanë një rrjet të fortë mes tyre, por duhet të mbajnë të fshehur orientimin seksual nga pjesa tjetër e botës.

"Vetëm miqtë e mij të ngushtë e dijnë që jam homoseksual", thotë 21 vjeçari Ivanov, por ky nuk është emri i tij i vërtetë. Ai nuk do të bëjë publik emrin në media sepse nuk do që familja e tij të marrë vesh se ai ka një të dashur më të cilin ndan një dhomë në një hostel për studentët të Fakultetit të Mjekësisë. Atij do t'i pëlqente të martoheshin më vonë, por familja e tij nuk duhet ta marrë vesh sepse për ta homoseksualiteti është mëkat.

Larg syve të shoqërisë

"Në Bullgari ekziston mendimi: ‘Unë nuk kam asgjë kundër homoseksualëve për aq kohë sa ata janë të padukshëm ' ", thotë Radoslav Stojanov i cili punon për organizatën e të drejtave të njeriut Komiteti i Helsinkit. Një gjë e tillë është pranuar nga homoseksualët dhe ata përpiqen të rrijnë sa më diskretë të jetë e mundur.

Bulgarien Homosexuelle in Plovdiv
Qyteti bullgar i PlovdivitFotografi: DW/N. Conrad

Është e vështirë të ndryshohet shoqëria bullgare nëse nuk ka një debat të hapur për këtë çështje. "Si mund të luftohet në heshtje?", pyet Stojanov. Por ai e di edhe çmimin e lartë që paguhet nëse deklaron publikisht homoseksualtetin. Ai doli hapur para disa vitesh, mori pjesë në programe radiofonike dhe u intervistua nga televizione. "Humba miqtë e mij sepse asnjë nuk do të rrijë me një aktivist që del hapur në publik", thotë ai.

'Bullgaria nuk është Uganda'

Kur ai mendon se është vështirë për të ecur përpara, ai motivohet duke menduar se një ditë situata në vendin e tij do të ndryshojë falë edhe presionit të Bashkimit Europian. Nuk është aq keq sa në Rusi ku "propaganda homoseksuale " është ndaluar me ligj për të dekuruajuar aktivistët.

Ai nuk këshillon që ‘edhe çiftet e huaja' të ecin dorë për dore në rrugët e Sofies. "Parku i qytetit është veçanërisht i rrezikshëm sepse ka shumë grupe të ekstremit të djathtë atje." Në ndjekje të homoseksualëve? Një zëdhënës jozyrtar i një prej dy grupeve të tifozëve të skuadrave të Sofies thotë: "Ne nuk kemi asgjë kundër atyre personave, për sa kohë ata nuk shfaqen në publik", shprehet ai duke shmangur fjalën homoseksual.

Huliganët? Ivanov thotë se ata nuk janë një problem në Plovdiv sepse është një qytet universitar, liberal dhe i hapur. "Sigurisht që është ndryshe në fshatra. Atje mund të jetë e rrezikshme të jesh homoseksual." Në Plovdiv, qytet i cili ka aplikuar për të qenë kryeqyteti i kulturës së BE, nuk është edhe aq keq. "Unë ndihem mirë në Bullgari. Mund të bëj çfarë të dua."

Atij do t'i pëlqente të kishte fëmijë, "ndoshta tre apo më shumë". Ivanov qesh. Ndoshta pas disa vitesh shoqëria bullgare do të ketë ecur aq shumë përpara sa ai do të jetë në gjendje të adoptojë fëmijë me partnerin e tij, ose të kenë një fëmijë përmes një nëne mbartëse. Dhe nëse jo? " Atëherë do të martohemi me një çift femrash lezbike", thotë ai.