1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hakerat rusë vjedhin të dhënat e gjysmës së përdoruesve të Internetit

Nastassja Steudel/Amarildo Topi7 Gusht 2014

Një grup hakerash nga Rusia ka vjedhur më shumë se 1,2 miliard të dhëna të profileve të ndryshme në Internet. Sipas llogarive janë prekur pothuajse gjysma e përdoruesve të Internetit në botë.

https://p.dw.com/p/1CqUJ
Fotografi: Fotolia/OleGunnar

Çfarë kanë vjedhur hakerat?

Sipas informacioneve të New York Times hakerat rusë kanë vjedhur 1,2 miliard regjsitra të dhënash. Kjo u bë e mundur pas një problemi në sigurinë e serverave të të dhënave. Të dhënat e vjedhura janë nga 420 000 website. Mes tyre ishin faqe fimrash të njohura ashtu si edhe faqe të vogla. Të dhënat e vjedhura kanë të bëjnë me fjalëkalime dhe username. Në gjithë botën janë prekur më shumë 500 milion adresa E-Mailesh. Duke qenë se dikush mund të ketë disa adresa E-maili nuk dihet numri i saktë i njerëzve të prekur. Ende nuk është publikuar as se cilat website janë prekur. Por pjesa më e madhe janë ende të rrezikaur nga sulme dhe nuk mund të hapen nga përdoruesit.

Kush fshihet pas vjedhjes së të dhënave dhe kush e zbuloi?

Firma amerikane e sigurisë IT Hold Security duhet të ketë rënë në gjurmë të hakerave. Ekspertët e saj kanë zbuluar përmes kanaleve të fshehta në Internet të dhënat e vjedhura dhe ka komunikuar me grupin e hakerave. Është zbuluar që grupi e ka bazën në Rusi. Grupi përbëhet nga disa dhjetra djem nën 30 vjeç.

Çfarë mund të bëjnë hakerat me të dhënat?

Deri tani, sipas ekspertëve të sigurisë amerikane, hakerat kanë përdorur të dhënat për të dërguam Spam-E-Mails me reklama në rrjetet sociale ose dërgonin linqe me viruse. Ndërkohë hakerat kanë provuar të shesin të dhënat në tregun e zi, duke qenë se mund të sjellë fitime të mira. Shumë përdorues Interneti përdorin të njëjtin username dhe fjalëkalim në website të ndryshme, çka e bën më të lehtë punën e hakerave për të vjedhur të dhënat. Me anë të kartës së kreditit hakerat mund të arrijnë tek numri i sigurimeve të qytetarëve amerikanë, një mundësi ideale kjo për vjedhjen e identitetit.

Si mund të zbuloj nëse janë vjedhur të dhënat e mia?

Përdoruesit e Internetit në 60 ditët e ardhshme duhet të kërkojnë një "Identity Protection Service" tek firma Hold Security. Në momentin që plotëson formularin zbulohet nëse adresesa është e prekur. Ky regjistrim në fillim do të jetë falas. Më pas do të kushtojë 120 dollarë në vit. Instituti Hassno-Plattner në Potsdam që prej muajit maj ofron falas "Identity Leak Checker". Aty provohet nëse të dhënat personale, fjalëkalimi apo të dhëna të tjera janë vjedhur dhe shpërndarë në Internet.

Çfarë mund të bëj nëse më janë vjedhur të dhënat?

Në radhë të parë mos bini në panik. "Vjedhje në masë të tillë nuk mund të jetë e rrezkishme", thotë Dr.Sandro Gaycken, ekspert sigurie IT pranë Univeristetit të Lirë të Berlinit. Shumë hajdutë nuk dinë ku ta fillojnë me këto të dhëna, sepse çdo fjalëkalim dhe username duhet ta shkruajnë manualisht. Nëse jeni të sigurtë se të dhënat tuaja janë prekur atëherë ndryshoni menjëherë username dhe fjalëkalim.