Gjermania vendi më i preferuar
E suksesshme, me besueshmëri të lartë, atraktive: Gjermania është aktualisht vendi me imazhin më të mirë në botë. Për këtë ka ndihmuar edhe fitorja e Botërorit 2014 në Brazil. Por kjo nuk është arsyeja e vetme...
Gjermania më e preferuar se SHBA
Gjermania ia kalon edhe SHBA-së: Për herë të parë që nga viti 2009, Shtetet e Bashkuara nuk janë më në vendin e parë në renditjen e imazhit. Gjermania e rrëzoi nga froni Amerikën, sipas rezultattit të Shoqërisë për Studimin e Konsumit (GfK). Për këtë sondazh u pyetën 20.000 vetë nga vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion.
Kampionë bote 2014
Kombëtarja gjermane i ka sjellë Gjermanisë shumë simpati. Rritja e pikëve të simpatisë për Gjermaninë lidhet mjaft me suksesin e skuadrës gjermane në Kampionatin Botëror në Brazil 2014, sipas sondazhit të GfK-s. Pas Gjermanisë, renditen SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Japonia, Italia, Zvicra, Australia dhe Suedia.
Politikë e ekulibruar
Por Berlini fiton pikë edhe në çështjet e politikës: Gjermania përfiton nga "roli i saj drejtues në Europë dhe nga përgjegjësia në rritje në arenën ndërkombëtare", thotë eksperti i imazhit, Simon Anholt. Në sondazhin e vitit 2014, Gjermania shihet si një vend me "qeveri të ndershme dhe kompetente."
Ekonomi e fortë
Vendi më i fuqishëm ekonomik në Europë, kështu shihet Gjermania si edhe më parë. Ekonomia është një kategori në sondazhet e GfK në studimin ndërkombëtar. Gjermania ka fituar pikë në 2014-n edhe në këtë drejtim, po ashtu edhe si vend eksportues, Gjermania gëzon prestigj të madh në të gjithë botën.
Universitete të mira
Shkollat gjermane bëhen gjithnjë e më të preferuara. Si asnjëherë më parë vihet re rritje e numrit të studentëve të huaj në Gjermani. Vitin e kaluar studionin 282.000 studentë të huaj, 16.000 vetë më shumë se në 2012-n. Gati çdo i dhjeti student në Gjermani është i huaj.
Kryeqytet në modë
Kryeqyteti gjerman Berlini po bëhet gjithnjë e më atraktiv. Numri i vizitorëve po kap shifra rekord. Rritja e popullsisë në Berlin me 20%, krahasohet me rritjen në qytetet e Gjirit Persik, Kinës apo Rusisë. Berlini tërheq sidomos artistë nga e gjithë bota, por edhe shumë të rinj europianë.