1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hintergrund5 Billiglohnkräfte

Marina Martinović / Elert Ajazaj21 Shtator 2012

Kur në vitin 2011 tregu gjerman i punës u hap dhe për qytetarët nga vendet anëtare të BE-së nga Evropa Lindore ekzistonte frika nga një dyndje masive. Mirëpo forcat e reja të punës janë një fitim për Gjermaninë.

https://p.dw.com/p/16CNV
Saisonarbeiter stechen am Mittwoch (20.04.2005) bei Beelitz Spargel auf einem Feld. Etwas später als im Vorjahr beginnt jetzt in Deutschland die Spargelzeit. Im Vorjahr wurden im Land Brandenburg 954 Tonnen des Edelgemüses geerntet. Beelitz ist mit 940 Hektar die größte geschlossene deutsche Anbauregion. In Klaistow bei Beelitz wird am Donnerstag (21.04.2005) der offizielle Startschuss für die diesjährige Spargelsaison gegeben. Foto: Michael Hanschke dpa/lbn +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur në vitin 2011 tregu gjerman i punës u hap edhe për shumicën e qytetarëve nga vendet e reja anëtare të BE-së nga Evropa Lindore ekzistonte frika nga një dyndje masive nga këto shtete. Mirëpo forcat e reja të punës janë një fitim për Gjermaninë.

"Me paratë, që fitoj këtu në dy muaj, mund të jetoj në Poloni gjysmë viti", thotë 45-vjeçarja Danuta Jasionek, duke larë enë në kuzhinën e një ferme shpargujsh dhe luleshtrydhesh në Bornheim të Renanisë. Ajo punon prej nëntë vitesh rregullisht si punëtore sezonale në Gjermani. "Më përpara na duhej rreth një muaj deri sa siguronim njerëz", shpjegon pronari i fermës, Claus Ritter. "Tani mjafton një thirrje dhe brenda një jave i ke punëtorët këtu." Arsyeja për këtë është liria e lëvizjes për punëmarrësit në BE, thotë Ritter: Prej 1 majit 2011 shtetasit e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, anëtare të BE-së, (me përjashtim të Rumanisë dhe të Bullgarisë) lejohen të punojnë pa kufizime në Gjermani.

Ndër rreth 1.000 të punësuarit që punojnë në fermën në Bornheim nga pranvera deri në vjeshtë, ka një numër në rritje bullgarësh dhe rumunësh. Por këtu punojnë edhe gjermanë: për shembull 61-vjeçarja Gisela Klein. "Jam tashmë gjashtë vjet këtu dhe ia çoj mirë me punëtorët e huaj sezonalë", tregon ajo. "Vetëm me gjuhën kemi ndonjëherë probleme, por përndryshe është gjithçka në rregull", thotë ajo dhe tregon në drejtim të një flete të shtypur mbi banakun e kuzhinës me përkthime fjalësh gjermane në rumanisht, bullgarisht dhe polonisht.

Das Landesschild der Bundesrepublik Deutschland steht am Grenzübergang Philippsreut, aufgenommen am 22.06.2012. Foto: Armin Weigel dpa
Vendkalimi kufitar PhilippsreutFotografi: picture-alliance/dpa

Të punosh me raste në Gjermani dhe të jetosh në Poloni

Pas disa muajsh këto gra do të ndahen përsëri (së paku deri në sezonin tjetër). Danuta Jasionek do të kthehet përsëri në shtëpi, në Poloni, si shumë bashkatdhetare të saj. Nëse u ofrohet rasti, ato punojnë një a dy muaj në Gjermani, mirëpo të jetojnë duan në vendin e tyre. Ngjashëm mendojnë ndërkohë edhe qytetarë me kualifikim më të mirë nga shtetet anëtare të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore. "Para 20 vjetësh diferenca në pagë midis Gjermanisë dhe atdheut ishte ende një shtysë për të ardhur në Republikën Federale të Gjermanisë", shpjegon zëdhënësja e Zyrës së ndërmjetësimit qendror me jashtë dhe të forcave të specializuara pranë Agjencisë Federale të Punës, Beate Raabe. "Por diferenca është pakësuar, mundësitë e fitimit në Poloni janë përmirësuar." Për këtë arsye, shton Raabe, dëshira për të punuar në Gjermani nuk është më aq e përhapur sa më parë.”

Kur u hap tregu gjerman i punës për qytetarët nga shtetet evropianoqendrore dhe - lindore(me përjashtim të Rumanisë dhe të Bullgarisë), në vitin 2011, me gjithë standardin e jetës në rritje në këto vende lindi frika prej vërshimit të tregut prej punëmarrësve nga shtetet e reja të BE-së. Mirëpo Gisela Klein, e cila punon në kuzhinë, të siguron se njerëzit si koleget e saj nga Polonia "nuk ua marrin punën gjermanëve".

Këtë mund ta konfirmojë edhe eksperti për tregun e punës Oliver Koppel i Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln. Frika nga përmbytja e tregut të punës ka qenë krejt e pabazuar, thotë ai. "Së pari, përmasat sasiore ishin të kufizuara. Shifrat nuk ishin aq të larta", thotë Koppel. "Së dyti, ne në Gjermani kemi avantazhin e një situate, në të cilën tregu i punës ecën shumë mirë, do të thotë, ne kemi një nevojë shumë të madhe për forca pune."

Në vitin 2010, pra një vit para hyrjes në fuqi të vendimit për lirinë e lëvizjes, në Gjermani erdhën rreth 130.000 emigrantë nga Polonia, 75.000 nga Rumania dhe 39.000 nga Bullgaria, thotë eksperti i tregut të punës. Një vit pas hapjes së tregut gjerman të punës për shumicën e qytetarëve nga shtetet e reja të BE-së, nga këto vende në Gjermani kanë ardhur 63.000 deri 89.000 vetë, raportojnë Agjencia Federale e Punës dhe Enti Federal për Migrim dhe Refugjatë (BAMF).

Stazhierët polakë mund të mbushin boshllëqet në Gjermaninë Lindore

Në popull sillej frika prej përmbytjes së tregut gjerman të punës prej shtetasve të rinj të BE-së dhe prej një dumpingu në paga: Ekzistonte droja se mos punëmarrësit evropianolindorë do të ishin të gatshëm që të punonin për paga më të ulëta sesa gjermanët, dhe se kësisoj do të binte niveli i përgjithshëm i pagave. Mirëpo, kjo gjë nuk ndodhi: Liria e re e lëvizjes [për punëmarrësit] është një avantazh për RFGJ-në. Këtë e konfirmojnë si Agjencia Federale e Punës ashtu edhe shumë ekspertë ekonomikë gjermanë. "Fakti që këto forca pune nga vendet e reja të BE-së erdhën në Gjermani ka kontribuar thelbësisht në shtendosjen e situatës në tregun gjerman të punës", të siguron Oliver Koppel i Institutit të Ekonomisë Gjermane. Për shembull, në tregun e të rinjve që mësojnë profesione: "Në Gjermaninë Lindore ka për momentin rreth 50 për qind më pak të rinj gati për të hyrë në sistemin e kualifikimit profesional sesa para 20 vjetësh. Kjo mungesë kaq e madhe ka çuar tani në një tepricë oferte për vende kualifikimi, që janë ende për t'u zënë." Sepse pas fundit të RDGJ-së në Gjermaninë Lindore u lindën shumë më pak fëmijë sesa më parë. "Këto vende kualifikimi mund të zihen tani shumë mirë nga stazhierët polakë", shpjegon Koppel.

Meister Jozef Dziubaczka (vorn) aus Polen arbeitet auf der Baustelle Augustusplatz in Leipzig, auf dem in unmittelbarer Nachbarschaft zum Gewandhaus eine Tiefgarage entsteht. Unter den hier beschäftigten Bauarbeitern sind auch polnische Vertragsarbeiter. Die wirtschaftlichen Prognosen für das deutsche Baugewerbe sind nicht optimistisch. Beim gesamtdeutschen Bauvolumen wird in diesem Jahr ein Rückgang von drei bis vier Prozent hinter dem Vorjahr erwartet. Das betrifft den Wirtschaftsbau, öffentlichen Bau und Wohnungsbau gleichermaßen. Durch die Verdrängungskonkurrenz ausländischer Niedriglohnunternehmen verschärft sich zudem die Lage der deutschen Bauarbeiter. Bei mehr als 300.000 arbeitslosen Bauarbeitnehmern in Deutschland sind jetzt 210.000 Beschäftigte ausländischer Vertragsunternehmen tätig, was Marktanteilen zwischen 16 und 19 Prozent entspricht. Nach dem Scheitern des Mindestlohns besteht dringender Handlungsbedarf seitens der Tarifpartner der Bauindustrie, "um Krawalle auf der Baustelle zu verhindern". Foto: Wolfgang Kluge
Punëtorë polakë në LajpcigFotografi: picture alliance/ZB