1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania e vendosur për të ndërhyrë ushtarakisht në rajone krize

Richard Gowan/Amarildo Topi21 Shkurt 2014

Gjermania ka suprizuar me vendimin e saj për të qenë më aktive, madje edhe ushtarakisht, në krizat ndërkombëtare. Sipas Richard Gowan, për një gjë të tillë në veçanti kanë meritë dy persona.

https://p.dw.com/p/1BDKq
Somalia Deutschland Deutsche UN-Truppen in Mogadischu Oberst Harff
Fotografi: picture-alliance/dpa

Politikanët gjermane janë gati të konsiderojnë sërish seriozisht luftën. Muajin e shkuar Presidenti Joachim Gauck gjatë një fjalimi të tij foli për pacifizëm ‘dembel'. Gjermania, theksoi ai, duhet të marrë më shumë përgjegjësi në zgjidhjen e krizave globale dhe "nëse është e nevojshme të dërgojë edhe trupat e saj". Ai kritikoi edhe vendimin e Gjermanisë për mospjesëmarrjen në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Libi në vitin 2011.

Edhe pse Presidenti ka nisur një debat për ndërhyrjen ushtarake, do të jetë pak i vështirë duke marrë parasysh shembuj të mëparshëm ndërhyrjeje. Publiku nuk beson me në misionin në Afganistan. SHBA u tërhoq nga mundësia e sulmit ndaj Sirisë dhe Franca po kalon vështirësi në Republikën e Afrikës Qendrore. A mund të bindë dikush se çfarë mund të arrijë dislokimi i një force ushtarake të huaj?

Dy zyrtarë gjermanë, të cilët mund t'i japin përgjigje kësaj pyetjeje, janë Peter Wittig, ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara dhe Martin Koble, diplomat i cili drejton misionin diplomatik të OKB në Republikën Demokratike të Kongos.

Me 100 mijë paqeruajtës në të gjithë botën organizata gjendet në mes të konflikteve nga Mali në Siri, ndërkohë që në Kongo dhe Sudanin Jugor situata është e paqendrueshme. Për politikbërësit në Berlin dhe kryeqytetet e tjera europiane eurokriza ka eklipsuar këto probleme. Por OKB është duke u përpjekur të ndalojë gjakderdhjen në këto vende.

Richard Gowan
Fotografi: NYU Center on International Cooperations

Në këtë kontekst Wittig dhe Kobler flasin për një aksion ndërkombëtar. Wittig, i cili do të jetë ambasador në Uashington, ka perifrazuar vazhdimisht për angazhim diplomatik në konfliktet e huaja, çka e bën atë të ndryshëm nga paraardhësit e tij. Ai ka argumentuar përdorimin e forcës letale në mbrojtjen e jetëve të pafajshme.

Ambasadori Wittig kishte detyrën e vështirë të mbronte abstenimin e Gjermanisë për Libinë. Ka zëra se ai nuk ishte dakord me këtë manovër. Në një kohë që një vendim i tillë u mor, ai më pas u përpoq të luante një rol sa më të rëndësishëm në OKB në zgjidhjen e krizave të tjera, si ajo e Sirisë. Pavarësisht mosveprimit ushtarak të Gjermanisë ai ka bindur kolegët e tij në Nju Jork se Gjermania do të jetë faktor në zgjidhjen e krizave. Abstenimi për Libinë u kthye në barcaletë diplomatike, ndërkohë që Kobler në Kongo përballet me të tjera kërcënime.

Gjatë luftës në Kosove ai ishte këshilltar i ministrit të jashtëm të asaj kohe Joschka Fischer dhe ndërhyrja ushtarake nuk është një temë e re për të. Ai u përball me një situatë të vështirë edhe në Kongo. Pavarësisht pranisë së 20 mijë trupave, OKB ka dështuar në negociatat me grupet rebele në vend. Këshilli i Sigurimit ka autorizuar një ndërhyrje më agresive për të neutralizuar këto grupe, por zyrtarë të OKB dhe ekspertë rajonalë thonë se kjo mund të ndezë më shumë zjarrin.

Edhe pse Kobler është vetëquajtur si pacifist, ka provuar që ka qenë agresiv ndaj grupeve rebele. "Nuk është e këndshme të luftosh. Nuk është e këndshmë të japësh urdhër për helikopterin, që të sulmojë dhe të vrasë njerëz, por në disa raste duhet bërë", tha ai në një intervistë në fillim të vitit. Kjo është një detyrë e vështirë ushtarake. Brigada e ndërhyrjes së OKB në Kongo është relativisht një trupë e vogël me 3 mijë ushtarë.

Gjatë fjalimit të tij Gauck bëri thirrje edhe për rëndësinë e ‘përgjegjësisë për të mbrojtur' dhe të drejtat e njeriut ‘si gur themelor për të garantuar siguri, në një botë paqësore dhe bashkëpunuese'. Nëse Presidenti Gauck dhe liderë të tjerë gjermanë duan të shohin vendin e tyre të marrë një rol më të rëndësishëm në botë, kjo vjen falë Peter Wittig dhe Martin Kobler, të cilët kanë mbajtur gjallë debatin për ndërhyrje ushtarake që prej çështjes së Libisë. Mbetet e vështirë të besohet se Berlini në të ardhmen do të marrë udhehëqjen e brigadave ndërhyrëse të OKB në Afrikën Qendrore. Por Gjermania mund të nxjerrë mësime nga OKB për llojin e luftës dhe si ta kontrollojë atë, edhe pse lufta nuk është e këndshme.