1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia gjermane dhe sanksionet ndaj Rusisë

Nicolas Martin/Bahri Cani30 Korrik 2014

Cilat do të jenë pasojat e sanksioneve ndaj Rusisë për ekonominë gjermane? BE ka vendosur për sanksione kundër Rusisë. Ekonomia gjermane do të preket shumë, por ekonomistët i mbështesin sanksionet.

https://p.dw.com/p/1CmN9
Fotografi: picture-alliance/dpa

Bashkimi Evropian ka vendosur që me këtë çështje të merret seriozisht. Pas SHBA-së edhe vendet anëtare të BE i kanë vendosur Rusisë sanksione. 25 vjet pas përfundimit të luftës së ftohtë ekonomia sërish përdoret si mjet kundër Moskës. Masat kufizohen për një vit dhe do të rishikohen pas tre muajsh. Ndërkohë që paketa do të shikohet dhe miratohet prej vendeve anëtare deri të enjten. Diplomatët thonë se sanksionet do përfshijnë katër fusha:

1. Rusisë do t'i vështirësohet gjetja me mjeteve financiare në tregjet e BE.

2. BE ndalon eksportin e teknologjisë në Rusi, si për nevojat civile ashtu edhe ushtarake.

3. Nuk mund të nënshkruhen kontrata të reja për eksportin e armëve.

4. Kufizohen në mënyrë strikte edhe pajisjet e teknikës së lartë për energji.

Që para miratimit të këtyre masave të sanksioneve, presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy tha: "Kjo do të ketë ndikim të madh për Rusinë dhe pasoja të mesme për ekonominë evropiane." Nëse kjo është e vërtetë, do të tregojnë javën e ardhshme. Rusia është partneri i tretë më i madh i tregtisë për Evropën. Ndërsa në bilancin e tregtisë gjermane Rusia zë vendin e 1.

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) i ka ulur me të madhe pritjet nga raportet me Rusinë, pas shpërthimit të luftimeve në Ukrainë. Eksporti në Rusi në vitin 2014 do të ulet për të paktën 17 %. Por në llogaritë e DIHK ende nuk janë përfshirë pasojat e sanksioneve. "Kjo mund të ketë një ndikim shumë të madh", thotë Tobias Baumann, drejtori i sektorit për Evropën Lindore dhe Juglindore në DIHK.

Prodhuesit e maqinave nën presion

Më së shumti do të preken nga sanksionet ndërtuesit e maqinave, pajisjeve me teknikë të lartë. Sipas VDMA, Rusia është tregu i katërt më i rëndësishëm për prodhimet teknike gjermane. Vetëm në periudhën prej janarit deri në maj të vitit 2014 janë eksportuar në Rusi rreth 20 % të prodhimeve të maqinave gjermane. Vetë kërcënimet me sanksione kanë ndikuar në masë në uljen e kërkesave nga Rusia. Megjithatë shoqata e prodhuesve të maqinave VDMA nuk do të pozicionohet kundër sanksioneve. "Ato janë të hidhura, por të domosdoshme", thuhet.

Eksportet gjermane pvr në Rusi
Eksportet gjermane pvr në Rusi

Lojërat dhe pragmatizmi

Një hap më larg shkon Instituti Gjerman për Ekonomi (IW), i cili në skenarin e tij parashikon ndalimin e të gjitha eksporteve dhe importeve nga Gjermania në Rusi dhe anasjelltas. Një skenar i tillë do të ulte prodhimin bruto në Gjermani për 0,6 %, që do të thotë se humbjet do të jenë rreth 16,4 miliardë euro.

Por ekonomia gjermane është shumë pragmatike: Shoqata e Industrisë Gjermane (BDI) e mbështetë ashpërsimin e sanksioneve. Presidenti i BDI Ulrich Grillo shkruan në gazetën "Handelsblatt", se sanksionet si mjet presioni nuk mund të përjashtohen, pavarësisht se janë shumë të dhimbshme për ekonominë gjermane dhe evropiane.

S'ka recesion

Në Rusi aktualisht shkon rreth 3,3 % e eksportit të përgjithshëm gjermane. Ndaj Tobias Baumann nga DIHK është i sigurt se "edhe sikur të ndalen të gjitha eksportet në Rusi - ekonomia gjermane nuk do të dështojë." Sanksionet nuk rrezikojnë ndonjë recesion në Gjermani apo në Evropë. Më së shumti do të preken sipermarrjet e mesme të koncentruara kryesisht në Rusi. "Ndërmarrjet që 20 % apo dhe më shumë të prodhimeve të tyre i eksprotojnë në Rusi, mund të cënohen edhe me ekzistencë. Por kjo nuk i prek sipërmarrjet dhe koncernet e mëdha."

Edhe firma të mëdha gjermane si E.ON janë të pranishme në Rusi
Edhe firma të mëdha gjermane si E.ON janë të pranishme në RusiFotografi: picture-alliance/dpa

Megjithatë edhe koncernet e mëdha si E.ON apo BASF janë të pranishme përmes sipërmarrjeve simotra në sektorin e energjisë në Rusi. Wintershall, e bija e koncernit BASF, nuk do të komentojë vendimet për sanksione, me shpjegimin se po e shikojnë me vëmendje gjendjen. Në përgjithësi, sipas DIHK, në Gjermani ekzistojnë rreth 300.000 vende të punës të lidhura me eksportin në Rusi. Por Tobias Baumann është i bindur se kriza eventuale nuk do të thotë edhe humbje automatike e vendeve të punës. "Bota është e madhe dhe e rrumbullakët", ndaj këto vende mund të kompensohen me tregjet e tjera.