1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania ashpërson qëndrimin ndaj emigrantëve prej varfërisë

Nina Werkhäuser/Vilma Filaj-Ballvora28 Gusht 2014

Gjermania do të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj të ashtuquajturit emigracion prej varfërisë nga vendet e BE-së.

https://p.dw.com/p/1D2qD
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kabineti qeveritar miratoi të mërkurën (27.08) një paketë masash që parashikojnë mundësinë e dëbimit dhe bllokim për rihyrje në Gjermani për emigrantë nga vendet e BE-së në rast abuzimi me ndihmat sociale. Kufizimet për të hyrë në Gjermani do të aplikohen edhe nëse baza për lejen e qëndrimit të imigrantëve nga vendet e BE-së në Gjermani bazohen në mashtrim apo abuzim. Gjithashtu qytetarëve nga vendet e BE-së do t'u lejohet që të qëndrojnë në Gjermani për të gjetur një punë këtu vetëm gjashtë muaj.

Ndihmat e shtetit për fëmijët do të paguhen vetëm nëse parashtruesi i kërkesës paraqet edhe numrin identifikues tatimor. Po ashtu sipas ministrit të Punëve të Brendshme Thomas de Maizière (CDU) tha se do të shqyrtohet edhe mundësia që ndihmat sociale për fëmijët të jenë në të njëjtin nivel si në vendin e origjinës së emigrantëve.

Humanitären Sprechstunde Krankenversorgung ohne Krankenversicherung
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në qendër të diskutimeve janë sidomos emigrantë nga Rumania dhe Bullgaria, numri i të cilëve në periudhën 2004 - 2012 është rritur nga 35.000 në rreth 181.000 vetë. Më 31. dhjetor 2013 në Gjermani ishin të regjistruar 3,1 milionë qytetarë nga vendet e BE-së, kurse në të njëjtë kohë në vitin 2012 ishin 2,8 milionë.

Ndihma për komunat

Komunat gjermane, të cilat janë të prekur veçanërisht nga ky lloj emigracioni, qeveria federale do t'i ndihmojë financiarisht me rreth 25 milionë euro për të përballuar shpenzimet e strehimit të emigrantëve.

Përveç kësaj përmes ndryshimit të Kodit të Sigurimit Social, shpresohet të arrihet që kompanitë shtetërore të sigurimit shëndetësor të mbulojnë kostot e vaksinimit për fëmijët dhe të rinjtë nga vendet anëtare të BE-së. Në përgjithësi komunat do të lirohen përmes programeve të ndryshme nga një barrë financiare prej mbi 200 milionë eurosh.

Frankreich fliegt weitere Roma aus
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kritika nga opozita dhe sindikatat

Të Gjelbrit u shprehën të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë gjermane. "I vetmi rezultat i prekshëm, ndihmat për komunat, po zbukurohet nga qeveria", tha eksperti i të Gjelbërve Wolfgang Streng-Kuhn. "Vaksinimet duhet të merren përsipër prej sigurimit shëndetësor shtetëror" - tha ai. Ekspertja e patisë tjetër në opozitë E Majta Ulla Jelpke e akuzoi qeverinë gjermane, se ajo nuk ka dëshmi për abuzime me të drejtën për lëvizjen e lirë brenda BE-së.

Edhe Federata e Sindikatave Gjermane (DGB) u shpreh e zhgënjyer. "Sfidat kryesore, si shfrytëzimi i emigrantëve nga vendet e BE-së apo ofrimi i shërbimeve ndërkufitare u injoruan," tha anëtarja e kryesisë së DGB-së Annelie Colorful Bach.