1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja e Michael Schumacher me përmirërsim të lehtë

Eliana Xhani31 Dhjetor 2013

Gjendja e kampionit të botës në Formula 1 dy ditë pas aksidentit të rëndë në ski ka një përmirërsim të lehtë komunikuan mjekët në Grenoble. Gjatë natës kampioni i shtatfishtë i Formula 1 u operua për së dyti.

https://p.dw.com/p/1AiOM
Michael Schumacher
Michael SchumacherFotografi: picture-alliance/AP

Në një konferencë shtypi mjekët e klinikës në Grenoble komunikuan, se ndërhjyra e dytë kirurgjikale ka zgjatur dy orë. Gjendjaj e Michael Schumacher ka një përmirësim të lehë, por ende ai nuk është jashtë rrezikut për jetën. Ai vazhdon të mbahet nën kontroll intensiv.

Dy ditë më parë pas një aksidentimi të rëndë duke bërë ski Michale Schumacher u dërgua me urgjencë me vetëdije të humbur në Klinikën Universitare të Grenobles. Ai është sjellë në klinikë me një "traumë të kafkës dhe trurit" e cila kërkonte "ndërhyrje të menjëhershme neurokirurgjikale", thuhet në deklaratën e mjekëve që po trajtojnë Schumacherin.

Sipas raportit të policisë ish-kampioni i shtatëfishtë i Formula 1 të dielën (29.12.) paradite, pak pas orës 11, ishte rrëzuar jashtë pistave të markuara në zonën e skive Méribel në Alpet franceze. Ai kishte helmetë për skijim por duket se është përplasur me kokë në një shkëmb. Autoritetet policore lokale kanë ngritur një komision hetimor, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave nga hetimet e deritanishme, nuk ka pasur përplasje me ndonjë skiator tjetër.

Menaxherja e Schumaherit, Sabine Kehm, bëri të ditur se ish-kampioni kishte shkuar privatisht për ski dhe nuk ka qenë vetëm në momentin e aksidentit. Sipas njoftimeve në medie ai shoqërohej nga i biri 14 vjeçar.

Nën kujdesin e specialistëve

Michael Schumacher
Michael Schumacher ka pasur një incident edhe më parë...Fotografi: Getty Images

Pas aksidentit Schumacher është dërguar fillimisht me helikopter në spitalin e Moutier dhe më pas rreth orës 13 është transferuar në Klinikën Unversitare të Grenobles. Atje ka shkuar edhe profesor Gérard Saillant, i cili para 14 vjetësh e pati operuar Schumacherin pas aksidentit të rëndë gjatë garave të Formula 1 në Silverstone. Saillant ka qenë më parë shef i ortopedisë dhe traumatologjisë në klinikën pariziane Pitié-Salpétrière dhe drejton ndërkohë një institut për trajtimin e sëmundjeve të trurit.

Përkeqësimi papritur i gjendjes

Gjatë ditës së dielë (29.12.) pati njoftime kontradiktore lidhur me gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit. Sipas drejtorit të stacionit të skive në Méribel Schumacher kishte qenë i vetëdijshëm pas rrëzimit. Stacioni i skive njoftoi më vonë për një traumë të kafkës dhe trurit, por pa rrezik jete. Ndërsa mediet franceze informuan për hemoragji në tru, për të cilën nuk ka një konfirmim zyrtar.

Para spitalit në Grenoble ndërkohë janë ngritur bllokime rruge. Gjithnjë e më shumë fansa të Schumacherit, shtatë herë kampion bote, vërshuan atje gjatë ditës.

Idhull sportiv ....

Michael Schumacher: Kampion i jashtëzakonshëm
Kampioni i jashtëzakonshëmFotografi: DAMIEN MEYER/AFP/Getty Images

Prej një viti Schumacher nuk merr më pjesë në Formula 1 por vazhdon të jetë aktiv në sport. Krahas sportit të skive disa nga pasionet e tij janë hedhja me parashutë dhe garat me motor. Në shkurt 2009 Schumacher u aksidentua rëndë me motor në Cartagena të Spanjës. Vetëm më pas u bë e qartë se sa i rëndë kishte qenë aksidenti. Schumacher pati pësuar një frakturë në bazën e kafkës dhe një në rruazat e shtyllës kurrizore në qafë. Aksidentin e tij më të rëndë në Formulën 1 Schumacher e pati në 1999. Atëherë ai u aksidentua në Ferrarin e tij në Silverstone dhe pati pësuar një thyerje të këmbës.

Schumacher është sportisti më i suksesshëm i Formulës 1 i të gjitha kohërave, me shtatë tituj kampion bote dhe 91 fitore në gara. Pas një rikthimi të papritur në 2010, një vit më parë Schumacher i dha fund përgjithnjë karrierës në Formulën 1. Schumacher, i cili në 3 janar mbush 45 vjeç, jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët në Zvicër.