1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Fuqizimi i vetqeverisjes lokale në Kosovë

Qeveria e Kosovës është zotuar të zbatojë Kartën Evropiane për Vetqeverisjen Lokale. Sfidë vazhdon të mbetet procesi i decentralizimit si dhe përfshirja e komunave të veriut në institucionet e Kosovës.

Avni Kastrati Kryetari i Bashkisë në Mitrovicë

Avni Kastrati Kryetari i Bashkisë në Mitrovicë

Mitrovica është komunë me probleme të shumta që nga zhvendosja, pasiguria, pamundësia e shfrytëzimit të pronave, mungesa e lëvizjes së lirë, strukturat paralele si dhe probleme te tjera, të cilat nuk mund të zgjidhen në nivelin lokal. Prandaj, udhëheqja e një komune me specifika të tilla s´është apak e lehtë. Ndërsa, hapja e Zyrëes Administrative në veri të Mitrovicës është nuk do të thotë zgjidhje e problemit të veriut, duke pasur parasysh se Zvecani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi edhe më tej vazhdojnë të mbesin jashtë institucioneve të Kosovës, thotë për DW-në kryetari i komunës së Mitrovices, Avni Kastrati. Ne angazhohemi maksimalisht që t´jemi afër qytetarëve dhe t´iu tregojmë se problemet aktuale janë një realitet moment dhe dalngadalë do të përmirësohet situata. Mendoj se ´s do të shkojë shumë larg dhe qytetarët do t´I kthehen së ardhmes. Vet fakti se ka filluar punën Zyra Administrative në veri do t´thotë se edhe këtu ka fillu të implementohet Pakoja e Ahtisarit. Prandaj, mendoj se rrjedhat janë të mira dhe përditë e më shumë komuniteti serb i cili tash për tash heziton, do ta kuptojë se interesi I tyre është në Kosovëb e pavarur, të ndajë të mirën e te keqen me qytetarët tjerë të Kosovës”.

Kosova ka pranuar obligimet e Kartës Evropiane për Vetqeverisje Lokale

Sipas ministrit per Administrim të Pushtetit LokaI, Sllobodan Petrovic, Kosova që nga viti 1999 i ka kushtuar kujdes të veçantë krijimit dhe forcimit të pushtetit lokal, fillimisht me kompetenca të kufizuara ndërsa sot, komunat kanë një autonomi të konsiderueshme të vetëqeverisjeje. "Kosova ka pasur parasysh dhe ka pranuar në tërësi Kartën e Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Ne kemi pranuar dhe implementuar me sukses Planin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të propozuar nga Presidenti Ahtisari; proces që u përmbyll solemnisht po këtë javë nga institucionet e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova ka përfshirë në Kushtetutën e saj parimet kryesore të vetëqeverisjes lokale dhe ka përkthyer në ligjet e saj principet më të avancuara të organizmit të pushtetit lokal“.


Bild: Ajete Beqiraj, am 17 juni 2012, in Nord Mitrovica(Kosovo)

Mitrovica

Prioritet i BE-së, fuqizimi i pushtetit lokal në Kosovë


Avancimit të legjislacionit dhe strategjisë për qeverisje lokale si dhe shkëmbimit të përvojave për të implementuar parimet evropiane për vetëqeverisjen lokale duke respektuar vlerat locale kishte për qëllim t´i shërbente edhe Konferenca e III-të Ndërkombtare me temën "Fuqizimi I Qeverisjes Lokale Nëpërmjet Promovimit të Vlerave Evropiane“. Në këtë konferencë dyditore e organizuar nën kujdesin e MAPL-së dhe mundësuar nga Komisioni Evropian e cila u mbajt në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Novobërdë, morën pjesë përfaqësues të lartë politik dhe eksperte nga rajoni dhe bota. Me këtë rast, Samuel Zbogar përfaqësues i BE-së në Kosovë, tha se prioritet i Bashkimit Evropian është mbështetja në fuqizimin e qeverisjes lokale në Kosovë: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht të ardhmen evropiane të Kosovës dhe qeverisja e mirë është nocion i suksesit. Asgjë nuk është automatike. Ndërsa, në rastin e Kosovës, kjo don të thotë jo vetëm fuqizim i vlerave evropiane në legjislacionin tuaj në qeverinë qendrore por edhe në qeverinë lokale, poashtu, që ajo të jetë e fuqishme, e shëndoshë dhe e gatshme të ofroj sherbime lokale për qytetarët në qytete dhe në fshatra. Qeveria lokale duhet të jetë e përkushtuar në përmbushjen e nevojave të qytetarëve”.

Integrim nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar dhe binjakëzimit të komunave

Ndër përpjekjet për rregullimin e vetqeverisjes lokale në përputhje me standardet evropiane është edhe bashkëpunimi ndërkufitar, financuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të të cilit tashmë janë lidhur marrëveshjet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa në tetor marreveshja do t´nënshkruhet edhe me Malin e Zi. Bashkëpunimi komunë-komunë ka rezultuar me binjakëzimin e komunave të Kosovës me disa komuna të shteteve të rajonit dhe më gjërë, ndërsa fuqizimi I tyre, piroritet I MAPL-së, shpjegon për DW-në Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm në këtë ministri.

"Ne këtë e kemi promovuar duke financuar aktivitete të vogla të përbashkëta. Vetëm këtë vit ne kemi ndarë rreth 1 milionë euro projekte të vogla, ku kemi futur nje grant konkurimi midis komunave që ata që vine me ide të mira për projekte të bashkëpunimit ndërkomunal mund të përfitojnë dhe për momentin janë duke u realizuar 13-të projekte të vogla anekënd Kosovës. Konferenca për vetqeverisjen lokale si dhe Panairi i Parë i Komunave janë produkte të tjera konkrete, në të cilin komunat patën rastin të prezantojnë begatitë e tyre, ndërsa për prezantimin me cilësor u shpërblyen me grante Suhareka, Graqanica dhe Mitrovica“, thotë z.Osmani, sipas te cilit, transparenca, bashkëpunimi me qytetarët dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje është obligim i komunave.

Mitrovica

Mitrovica

Sfidë, procesi i decentralizimit dhe komunat e veriut

Procesi I decentralizmit, si një nga parimet themelore të një sistemi demokratik dhe një nga kushtet vendimtare për një qeverisje efikase, edhe më tej mbetet sfidë. Per ministrin Petrovic, ky është një shteg i pashmangshëm për zhvillimin e demokracisë lokale, integrimin e komuniteteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike karshi qytetarëve të Kosovës. „Suksesi i decentralizimit nuk varet vetëm nga përkushtimi i qeverisë për reformat, por varet poaq nga fakti se si strukturat lokale dhe qytetarët në terren e përqafojnë këtë proces. Ky konstatim mund të ilustrohet me suksesin e arritur në komunat Gracanicës, Kllokotit, Junikut apo Mamushës, ku qeveria, strukturat lokale dhe qytetarët ishin bashkë në implementimin e projektit. Per dallim, edhepse Qeveria e Kosovës ka punuar me perkushtim në krijimin e plotë të parakushteve për themelimin e Komunës së Mitrovicës Veriore dhe procesi ka rezultuar suksesshëm me themelimin e Zyrës Administrative, ende mbetet për t´u bërë që qytetarët të kuptojnë përfitimet që sjell ky proces. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, duke ju garantuar se puna e këtyre institucioneve shkon vetëm në dobi të tyre dhe ta ta kuptojmë se këtu është ardhmëria e jonë dhe e fëmijëve tanë“.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Karta Evropiane për Veqeverisjen Lokale. Mirëpo, sfidë mbetet formimi i komunës veriore të Mitrovicës si obligim që del nga Pakoja e Ahtisarit, bashkëpunimi me komunitetin serb në veri si dhe përfshirja e komunave të veriut nën ombrellën e institucioneve të Republikës së Kosovës.