1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fuqia e Gjermanisë - joshje për gjermanishten

Suzanne Cords/I.Verbica25 Shkurt 2015

Anglishtja po pushton botën. "Përse të mësosh sot akoma gjermanisht?" pyet linguisti nga Essen, Ulrich Ammon, dhe prezanton një libër të trashë, plot përgjigje. "Se përfitojnë si nxënësit e gjuhës, ashtu edhe gjermanët!"

https://p.dw.com/p/1EghY
Fotografi: Fotolia/Yantra

Gjermanishtja ishte dikur gjuha botërore për kokat më të shquara të ekonomisë, shkencës dhe politikës. Sot kësaj epokë 250 vjeçare po i afrohet fundi, siç konstaton Ammon: "Sidomos nga dy luftërat botërore gjermanishtja e ka humbur shumë rëndësinë e saj". Ammon është germanist dhe linguist me sens për historinë dhe sociologjinë. Ai jep mësim në Universitetin Duisburg-Essen. Libri i tij i fundit, i botuar nga shtëpia botuese shkencore De Gruyter në Berlin, përshkruan përhapjen dhe rëndësinë e gjuhës gjermane. Ajo shqyrton arsyet, diskuton për perspektivat dhe nxjerr konkluzione. Konkluzioni paraprak i Ammon-it: Nuk ka arsye për ta fshehur kokën si struci. "Gjermanishtja e ka marrë përsëri disi veten kohët e fundit.

Anglishtja po pushton botën. "Përse të mësosh akoma sot gjermanisht?" pyet linguisti nga Essen, Ulrich Ammon, dhe prezanton një libër shumë të trashë, plot përgjigje. Më e rëndësishmja: "Sepse përfitojnë si nxënësit e gjuhës ashtu edhe gjermanët!"

Ku qendron me të vërtetë gjermanishtja në krahasimin ndërkombëtar? Momentalisht, përllogarit Ammon, në botë ka rreth 104 milionë njerëz, që e kanë gjermanishten gjuhë amtare. Gjermanishtja renditet në vendin e dhjetë. Në raport me performancën ekonomike të komunitetit gjermanofolës, ku bën pjesë edhe Austria dhe Zvicra, gjermanishtja arrin vendin e katërt pas gjuhës angleze, kineze dhe spanjolle. Gjermanishtja eshtë e preferuar edhe ndër ata, që mësojnë gjuhë të huaja, vetëm anglishtja, kinezçja dhe frëngjishtja zgjidhen më shpesh për t'u mësuar si gjuhë e huaj. Gjermanishtja si gjuhë e huaj mësohet kryesisht në Evropën Lindore, por edhe në Indi dhe në Kinë. Vetëm anglishtja, frengjishtja dhe kinezçja zgjidhen më shpesh si gjuhë të huaja.

Ulrich Ammon, nga universiteti Duisburg-Essen
Ulrich Ammon, nga universiteti Duisburg-EssenFotografi: Universität Duisburg-Essen

Fuqia ekonomia motivon për të mësuar gjermanisht

Përse mësojnë të huajt gjermanisht? Çfarë presin ata prej saj? Jo e re, por tani e konstatuar shkencërisht është kjo hipotezë e Ammon-it: "Ka një ndërlidhje të ngushtë mes fuqisë ekonomike të folësve të një gjuhe dhe interesit të të tjerëve për ta mësuar atë." Kjo do të thotë se meqë Gjermania është e pasur dhe ekonomikisht e fortë, më shumë të huaj mësojnë gjermanisht . "Kush di gjermanisht", thotë studjuesi i gjuhës, "gjen të hapur rrugën për në vendet, në lulëzim – me shanse të mira profesionale, ekonomike dhe arsimore." Këto shanse mund të përdoren si për qëndrime të përkohshme, ashtu edhe për emigracion. "E gjithë kjo", thotë Ammon, "është motiv për të mësuar gjermanisht".

Sprachkurse Jojo 3 Podcast Cover
Kopertina e një kursi gjuhe

Gjermania ka vetëm përfitim prej kësaj, mendon germanisti nga Essen. "Eshtë një avantazh, kur gjuha amtare është shumë e përhapur", thekson ai. "Njerëzit, që e kanë mësuar gjermanishten si gjuhë të huaj, do të përpiqen të bëjnë diçka me njohuritë e gjermanishtes. Ata vijnë më shpesh në Gjermani, ruajnë kontaktet, apo shpenzojnë para si turistë." # Kështu Gjermania i ka të gjitha arsyet për të bërë më shumë për përhapjen e gjuhës gjermane në botë. Në OKB dhe Komisionin Evropian për fat të keq është lënë pas dore kjo mundësi kjo mundësi", thotë ai. "Politikanët" sugjeron Ammon, "duhet të reflektojnë lidhur me librin tim, dhe të shohin se çfarë përfitimesh mund të nxjerrin prej tij."

Në librin e tij prej 1300 faqesh gjuhëtari jep një vështrim ambicioz, të gjerë dhe të mirëdokumentuar të shpërndarjes dhe rangut të gjermanishtes në botë. Ai fokusohet te raporti i gjuhëve me njëra-tjetrën, si dhe te konkurrenca në mes të gjuhëve ndërkombëtare me gjuhën botërore, anglisht. Si funksionojnë gjuhët në biznes, shkencë, diplomaci, turizëm, media dhe arsim? Edhe për këtë jep përgjigje Ammon.