1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca me paketë të re imigrimi

Claudia Deeg2 Korrik 2008

Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe presidenti i Këshillit të Evropës pas marrjes së presidencës së radhës nga Franca synojnë të ndikojë në uljen e të huajve që jetojnë ilegalisht në Francë.

https://p.dw.com/p/EUgj
Refugjat afgan që hyn ilegalisht në Britani të Madhe nga Channel Tunnel, Sangatte, Francë
Refugjat afgan që hyn ilegalisht në Britani të Madhe nga Channel Tunnel, Sangatte, FrancëFotografi: AP

Fëmijët luajnë në një sallë të fundshekullit të 19-të. Të huajt e vegjël nuk e kanë mendjen tek muret e zbukuruara apo llampadarët, apo kanapetë me damask të kuq. Ata luajnë kukamçefthi në katin e parë të bashkisë së rajonit nr 2 në Paris. Aty ku kryetari i bashkisë Zhak Boutalt (Jacques Boutalt) zakonisht i veshur me uniformën blu të bardhë kurorëzon çiftet e reja, këtë mbrëmje ai jep çertifikatat e kujdestarisë. "Ky është për mua një moment emocional. Sepse ne njerëzve që ndodhen në një situatë të pashpresë ju japim shpresë."

Picapjekësi Yamadou Sissoko nga Mali hidhet në grevë për të marrë të drejtën e qëndrimit
Picapjekësi Yamadou Sissoko nga Mali hidhet në grevë për të marrë të drejtën e qëndrimitFotografi: picture-alliance/dpa

Francezët marrin përsipër kujdestari për të ashtuquajturat "sans papiers", pra për të huajt që jetojnë në mënyrë ilegale në Francë. Për shembull për anannin, Adelin dhje tre fëmijët. Anan, 30 vjeçare vjen nga Algjeria, bashkëshorti i saj nga Egjipti. 38 vjeçari është murator dhe punon në të zezë. Për shkak se ai nuk ka lejen e rregullt të punës atij nuk i mbetet rrugë tjetër thotë ai në një frëngjishte të çalë.

"Letrat do të ndihmonin për të gjetur punë, për të paguar taksat, për të jetuar normalisht. Shpresoj që kjo të funksionojë, sepse jetoj që prej dhjetë vitesh në Francë. Me këtë i plotësoj në të vërtetë të gjitha kushtet, për t'u paraqitur në prefekturë- dhe me premtimin për një kontratë të përhershme. I kam të gjitha ato që duhen për dokumentat e mia."

Sindikatat përkrahin punëtorët pa leje qëndrimi, Paris 18.04.2008
Sindikatat përkrahin punëtorët pa leje qëndrimi, Paris 18.04.2008Fotografi: picture-alliance/dpa

Që prej miratimit të rregullores me emrin "nga rasti në rast" disa të huaj ilegalë kanë marrë leje qëndrimi. Të tjerë dridhen. Sepse njohja e së drejtës së qëndrimit varet nga arbitrariteti i autoriteteve, thonë kritikët. Ose ilegalët merren në arrest nga prefektura, tregon Kristof Deltombe. Ai është kryetari i shoqërisë Emmaus, një shoqatë kjo që angazhohet për të varfrit.

"Po qe se për shembull disa prefektë japin udhëzimin që të arrestohen njerëz që vijnë për të dorëzuar letrat, ateherë lind pyetja nëse këtu pervertohet ligji. Hapësria përreth prefekturës duhet të jetë një zonë e mbrojtjes për ata që duan të legalizohen. Ata nuk duhet të merren në arrest."

Deltombe akuzon presidentin Sarkozi dhe qeverinë se ka filluar një luftë të hapur kundër ilegalëve. Që nga koha e ardhjes në post të Sarkozisë janë dëbuar 29.000 të huaj, njofton ministri i brendshëm, Brice Hortefeux. Ai bën një llogari të thjeshtë: "Sa më shumë ilegale të dëbohen, aq më pak do të përpiqen të futen. Numri i të huajve ilegalë po reduktohet - për herë të parë që prej një gjenerate."

Paris, Arc de Triomphe
Paris, Arc de TriompheFotografi: picture-alliance / Helga Lade Fotoagentur

Nga 200.000 deri në 400.000 të huaj pa letra jetojnë në Francë. Sarkozi do që ta ulë edhe më shumë këtë numër, me ndihmën e BE-së. Ai ka vizionin e krijimit të paktit të imigrimit, i cili ndër të tjera duhet të stopojë legalizimet masive. "Unë them vetëm se as që nuk bëhet fjalë që të zbatojmë një legalizim të përgjithsëhm, sepse kjo do të na çonte në katastrofë. Në vitin 1997 ne e bëmë këtë. Në vitin që pasoi numri i azilkërkuesve eksplodoi. Spanja dhe Italia që i kanë lejuar legalizimet masive kanë vendosur ndërkohë që të mos e përsërisin më, sepse nga kjo përfitojnë vetëm bandat e trafikantëve."

Ministrat e BE-së konsultohen për ashpërsimin e politikave të migracionit
Ministrat e BE-së konsultohen për ashpërsimin e politikave të migracionitFotografi: AP

Edhe Ahmed duoduglu ka përfituar nga këto legalizime. Turku me profesion rrobaqepës ka ardhur në vitin 1976 në Francë. Për katër vjet ai ka punuar pa letra. "Kjo më shkaktoi shumë probleme. Me shtëpinë, me punën, nuk mund të zbrisja në çfarëdolloj metroje, sepse ishte i madh rreziku që të kapeshe nga policia. Në fillim të viteve 80-të nën presidentin Mitterrand ka pasur legalizime masive. Unë fitova lejen e qëndrimit dhe të punës."

Ndërkohë Ahmedi quhet Alain. Ai është martuar me një franceze, ka shtetësinë franceze dhe një tregtar i suksesshëm tekstilesh. Alain u zgjodh për të gjelbrit në këshillin e qytetit të Parisit. Ai qëndron përbri kryetari të bashkisë në sallën e zbukuruar. Në fund thotë:

"Shkëlqyeshëm, jam shumë krenar, shumë krenar. Dhe në të njëjtën kohë."

Alain nuk mund të flasë më. Atij i kujtohet se si jetonte ne frikën se mos e kapte policia para 30-vjetësh.