Në tri vitet e fundit nga Gjermania dhe vendet e tjera evropiane janë kthyer në Kosovë rreth 2500 kosovarë, që kanë jetuar gjatë në këto vende. Shumica prej tyre janë romë, ashkali dhe egjiptianë.
Ardhja e shtuar e romëve nga Evropa Juglindore ka krijuar shqetësime sociale në disa qytete gjermane. Integrimi i romëve nuk mund t`i lihet vetëm vendeve të origjinës, sepse është detyrë e gjithë BE-së.
Fshati Stejaris, afër Sibiut në Rumani paraqet mënyrën se si romët mund të shmangin varfërinë. Receta për sukses: edukimi shkollor dhe profesional, njëkohëisht edhe toleranca reciproke mes grupeve të ndryshme kulturore.
Grupet e të drejtave të njeriut i akuzojnë autoritetet çeke se i çojnë fëmijët romë të mësojnë në shkolla së bashku me fëmijet me probleme mendore. Një grup të rinjsh romë po përpiqet për të ndryshuar këtë situatë.
Qytetet gjermane përballen me fluksin e lartë të migrantëve të varfërisë. Në kërkim të një jete më të mirë vijnë në Gjermani kryesisht qytetarë nga Rumania dhe Bullgaria . Ekspertët sugjerojnë të mos shkaktohet panik.
Qyteti i Dortmundit e ka ndaluar prostitucionin e rrugës. Disa prostituta janë larguar, të tjera punojnë në banesa të parregulluara në pjesën lagjen Nordstadt. Veçanërisht të prekura janë gratë rome.
Si shkas për të marrë informacione për këtë temë shërbyen tensionet e fundit në Francë me romët dhe planet e qeverisë franceze për të dëbuar një pjesë të romëve. Intervistë me zëdhënsin e Komisionit Evropian, Cercone.
Markus Reinhardt dhe familja e tij jetojnë prej disa brezash në Gjermani. Nocioni "sintë dhe romë" nuk u pëlqen, preferojnë fjalën gjermane "ciganë". Ose sinti të Köln-it.
Në Gjermani është rritur numri i kërkesave për azilim i romëve nga Serbia dhe Maqedonia. Për BE nuk ka arësye për azilimin, por synohet që romët të ndihmohen në vendet prej nga vijnë për t'i bërë ballë varfërisë.
Dekada e parë rome, u shpall në vitin 2003 në konferencën rajonale të Budapestit, nga një nismë e tetë vendeve evropiano- juglindore. Ajo përfshin periudhën kohore nga 2005 deri në 2015.
Ata jetojnë të shpërndarë në të gjithë Evropën dhe janë një nga pakicat më të mëdha në BE: romët. Një studim krahasues i gjenomit saktëson studimet e mëparshme në lidhje me origjinën e tyre.
Në filmin "Një episod në jetën e një mbledhësi hekurishtesh" boshnjaku rom Nazif Mujic, luan veten e vet. Për këtë rol ai mori në Berlinale 2013 Ariun e Argjendtë. Mujici qëndroi pak në Berlin dhe u kthye në Bosnjë.
Aktivistë të komunitetit rom në Korçë kanë gjetur një mënyrë origjinale për të ngritur problemet me të cilat përballen. Ata përgatitisin çdo javë një program televiziv që emetohet nga disa televizione lokale.
Të huaj, të lirë, të shfrenuar, dembelë - prej shekujsh janë krijuar stereotipet për njerëzit që diskriminohen si "ciganë"
Riccardo Sahiti, dha në qytetin e Bonit një koncert me Orkestrën Filarmonike të romëve dhe sintit. Ëndërra e tij është bërë realitet, ai dirigjion një orkestër me romë dhe sinti.
Në Gjermani ka katër pakica kombëtare dhe pikërisht për më të madhen, dihet më pak. Fjala është për sintit dhe romët. Që nga viti 1997 ata njihen si pakicë kombëtare. Si është gjendja e tyre?