1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Wrong language? Change it here. DW.DE has chosen Shqip as your language setting.

Shqiptarë në Gjermani

  • Mimoza Veliu

    Shqiptarë në Gjermani

    Mimoza Veliu

    Syri i Mimozës, shkëput momente nga jetë njerëzish dhe i kthen ato në art, në fotografi. Fotografitë e saj, mbushur me poezi i ngjajnë pikturave romantike. Nënë e një djali, Mimoza është shkëputur nga jeta në Maqedoni në fillim të viteve 2000, për të njohur një botë të re në perëndim.

  • Valbona Zeneli

    Shqiptarë në Gjermani

    Valbona Zeneli

    Armët e suksesit tim janë prindërit, familja dhe disiplina e fortë, thotë Valbona Zeneli. Ajo është e para pedagogeje shqiptare nga Tirana në Qendrën "George C. Marshall" në Garmisch-Partenkirchen.

  • Portreti i poetit Pal Sokoli

    Shqiptarë në Gjermani

    Portreti i poetit Pal Sokoli

    Pal Sokoli e ka gjetur veten midis dy botëve, atë të vendlindjes dhe atë të vendpritjes. Baba i katër fëmijëve, Pal Sokoli i është kushtuar poezisë dhe bashkëpunimit të letrarëve në Gjermani.

  • Fjoralba Turku

    Shqiptarë në Gjermani

    Fjoralba Turku

    Deri para katër vjetësh Fjoralba Turku nuk dinte shumë për vlerat e zërit të saj. Sot 27 vjeçarja, nënë e një fëmije katërvjeçar, ndodhet në lulëzim të karrierës së saj si profesioniste. Shqiptarja, e cila që nga mosha nëntë vjeçare jeton në Gjermani, arrin të shkrijë në muzikën e saj të gjitha ndikimet kulturore dhe muzikore, që e kanë mbrujtur atë.

  • Avdi Bytyqi

    Shqiptarë në Gjermani

    Avdi Bytyqi

    Defektologu plot ëndrra profesionale nga Prizreni rrugën e lënë përgjysmë në Kosovë e ka vazhduar në Haus Marienfeld në landin e NRW-së. Kjo shtëpi është për të një eksperiencë plot sfida, por jo të papërballueshme.

  • Rezarta Reimann

    Shqiptarë në Gjermani

    Rezarta Reimann

    "Shpirti ndihet më mirë në Shqipëri"
    Rezarta Reimann ka doktoruar në shkencat biologjike në universitetin e Jenës dhe sot jep mësim në universitetin e Nurembergut në Bavari, ku jeton së bashku me të shoqin gjerman dhe të birin.

  • Ervis Gega Dodi

    Shqiptarë në Gjermani

    Ervis Gega Dodi

    Ervis Gega Dodi është muzikantja më e njohur me origjinë shqiptare në Gjermani. U largua që fëmijë nga Shqipëria komuniste. Sot jep koncerte si soliste në sallat më të famshme të Gjermanisë. ZDF, Frankfurter Allgemeine Zeitung etj. e kanë cilësuar 'violiniste të jashtëzakonshme gjermane'. Është Koncertmaestre e Parë e Klassische Philharmonie Bon dhe docente në dy universitete gjermane.

  • Luan Krasniqi

    Shqiptarë në Gjermani

    Luan Krasniqi

    Boksieri i sukseshëm gjerman me prejardhje nga Kosova Luan Krasniqi u lind në vitin 1971 në Junik dhe me familjen e tij emigroi në Gjermani në vitin 1987. Karrierën e sukseshme si boksier profesionist ai e nisi në Rotweil dhe Hamburg në vitin 1997. Në 2002 fitoi Kampionatin Evropian në peshën e rëndë. Pas një periudhe tërheqjeje pritet Comeback i tij në ring.

  • Politikani socialdemokrat Astrit Rexhaj

    Shqiptarë në Gjermani

    Politikani socialdemokrat Astrit Rexhaj

    Astrit Rexhaj është lindur më 5 Maj të vitit 1986 në Wiesbaden. Ai është ndër shqiptarët e rrallë në Gjermani që në mënyrë aktive merret me politikë. Astriti me këtë dëshiron të përfaqësojë një brez të ri.

  • Sali Allmuça

    Shqiptarë në Gjermani

    Sali Allmuça

    Piktori Sali Allmuça jeton prej 20 vjetësh mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ai është i përkushtuar për ruajtjen e pasurisë kulturore të vendlindjes. Për të: "Arti ka qenë dhe mbetet tribuna për të ngritur zërin në formën dhe mënyrën, që të lejon piktura për të shprehur atë, që ti e ndjen, atë se çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe çfarë ndodh me globalizmin në botë në veçanti."

  • Raketa e FC Kölnit - Odise Roshi

    Shqiptarë në Gjermani

    Raketa e FC Kölnit - Odise Roshi

    Odise Roshi diti të bindë me paraqitjet e tij si për ekipin e ri, 1. FC Köln, ashtu edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë. Lojtari tejet premtues është ende në fillim të karrierës... Të dielën 5.02.2012 pas golit të tij që i siguroi fitoren FC Kölnit si mysafir kundër FC Kaiserslautern-it shtypi gjerman e cilëson atë si raketa e FC Kölnit...

  • Arta Tahiri

    Shqiptarë në Gjermani

    Arta Tahiri

    "Nuk ishte e lehtë të futeshe në rrjedhën gjermane!"
    Arta Tahiri ka lindur në Strugë dhe ka ardhur para dhjetë vitesh në Gjermani. Asokohe nuk dinte as gjuhën gjermane dhe nuk e njihte aspak Gjermaninë. Me vete kishte vetëm diplomën e mjekësisë së Universitetit të Tiranës. Sot ajo punon si mjeke gjinekologe në Gjermani. Largimin nga vendlindja ajo e ka kthyer në shans dhe jo në brengë.

  • Mira Mezini

    Shqiptarë në Gjermani

    Mira Mezini

    Prof.Dr. Mira Mezini jep informatikë në Universitetin Teknik në Darmshtat. Ajo është eksperte e zhvillimeve të software dhe gjuhëve programuese. Eshtë autore dhe bashkëautore e një sërë librash profesionalë si dhe fituese e çmimit gjerman "IBM Eclipse Innovation Award". Pak fati në fillim dhe vullneti i saj në vijim, e kanë ndihmuar atë të jetë një shqiptare e sukseshme këtu në Gjermani.


  • Sefedin Rreci

    Shqiptarë në Gjermani

    Sefedin Rreci

    “Unë gjithmonë kam dashur të bëhem infermier“. Një vendosmëri e tillë për shumëkend mund të tingëllojë si frazë boshe. Por ata që e kanë dëgjuar Sefedin Rrecin të flas për punën vërejnë në çdo fjalë të tij vetëm dashuri.

  • Juna Kule

    Shqiptarë në Gjermani

    Juna Kule

    Ajo ka ardhur në Gjermani shumë e re, 18 vjeç. Sot Juna ndjehet po aq gjermane sa edhe shqiptare. Përvoja e Junës tregon se integrimi është edhe integrim në sfida dhe jo vetëm në gjërat parimore...Juna Kule mes Këlnit dhe Tiranës.

  • Portreti i nënës me tetë fëmijë - Fikrie Plava

    Shqiptarë në Gjermani

    Portreti i nënës me tetë fëmijë - Fikrie Plava

    E gjithë rruga Schlaumbausweg në Këln e njeh familjen Plava. Jo thjesht se janë me origjinë nga Kosova, por sepse është thjesht një familje e veçantë.Fikrija dhe Ahmeti, të dy nga Mitrovica kanë tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Andina, Adonika, Andini, Aurona, Amiri, Albioni, Amina, Anesi, quhen fëmijët e çiftit Plava.

  • Mislim Berisha

    Shqiptarë në Gjermani

    Mislim Berisha

    Sfida më e madhe për babain e dy djemve: "Edukimi i fëmijëve në një kulturë joshqiptare." Çelësi i integrimit të tij të suksesshëm në shoqërinë gjermane ka qenë angazhimi vullnetar në problemet sociale. Mislim Berisha u largua nga Kosova në fillim të viteve 90-të. Ai jeton në Munih, ku punon si këshilltar për imigrantët e rinj.

  • Aktori Blerim Destani

    Shqiptarë në Gjermani

    Aktori Blerim Destani

    Aktori Blerim Destani tashmë është kthyer në një personazh të njohur për kinematografinë jo vetëm gjermane dhe shqiptare, por edhe më gjerë.
    Pasionin e tij për aktrim Blerimi e zbuloi shumë herët. Por dëshira e tij nuk është që të mbetet vetëm aktor. Ai tashmë i ka hyrë me sukses edhe rolit të tij si regjisor dhe producent filmash.

  • Amir Xheladini

    Shqiptarë në Gjermani

    Amir Xheladini

    Amir Xheladini është imam i xhamisë shqiptare në Leverkusen. „Nëse dëshirojmë një integrim të mirefilltë, integrimi i mirëfilltë është ai, që kërkon të diplomuar në universitete, për arsye se pa studentë dhe pa ekspertë të lëmive të ndryshme ekonomike, politike dhe shoqërore nuk mund të integrohemi në shoqerinë gjermane."

  • Desar Sulejmani

    Shqiptarë në Gjermani

    Desar Sulejmani

    Ai bën shumë gjëra. I bie bukur pianos, dirigjon me pasion, përpunon këngë popullore shqiptare, organizon koncerte dhe ka edhe pamjen tërheqëse, të qeshur e gazmore, që i duhet suksesit. E gjitha kjo vjen, sepse ai e ndjen vetën në shtepinë e tij në profesion. Pianisti dhe dirigjenti Desar Sulejmani ka bërë emër në Gjermani dhe është shume i njohur gjithashtu në trojet shqiptare.

  • Bujar Aliaj

    Shqiptarë në Gjermani

    Bujar Aliaj

    Bujari është mjeshtër në lyerjen dhe rregullimin e ambjenteve. Tani ai është sipërmarrës dhe ka hapur firmën e tij, por rruga deri këtu ishte e gjatë dhe jo gjithnjë e lehtë. Pasionin e rinisë, futbollin, edhe pse nuk ka mundësi ta ndjekë më vetë, e sheh sot të realizuar tek djemtë e tij.

  • Juli Ndoci

    Shqiptarë në Gjermani

    Juli Ndoci

    “Dreqi ta hajë në se nuk jam integruar akoma!“ – Juli Ndoci ka kaluar gjysmën e parë të jetës në Shqipëri dhe gjysmën e dytë në Gjermani. Këngëtarja e lindur në Shkodër sapo ka mbushur 40 vjeç. Ajo preferon të qendrojë në Gjermani me të shoqin aktor dhe dy vajzat e të shijojë liritë private dhe frymën eksperimentuese në art. Thesari i saj më i çmuar nga vendlindja: humori.


  • Artan Pojani

    Shqiptarë në Gjermani

    Artan Pojani

    Askush nuk donte ta shikonte diplomën e Artan Pojanit kur erdhi në Gjermani në vitin 1991. Sot ai është pronar i një firme që instalon pishina në të gjithë Gjermaninë dhe mban të punësuar 25 punëtorë. «Nuk është paraja ajo që të mban në punë, por është përgjegjësia morale dhe sociale që ke edhe për punonjësit»

  • Helga Theodhori

    Shqiptarë në Gjermani

    Helga Theodhori

    «Sa kam ndryshuar? Besoj që edhe pa vetëdijen time Gjermania mund të më ketë ndryshuar. Që të jesh e lumtur e t'i thuash vetes që ato dëshira, që kisha më janë plotësuar, duhet të ndryshosh, duhet të përshtatesh në atë vend, që do të shkosh.»
    Helga Theodhori punon që prej 11 vjetësh si restauruese në Muzeun Etnografik të Munihut.

  • Shoferi Behxhet Huruglica

    Shqiptarë në Gjermani

    Shoferi Behxhet Huruglica

    Behxhet Huruglica është njeri familjar që pëlqen punën. Edhe pse 44 vjeçari nga rajoni i Anamoravës nuk e realizoi dot ëndrrën e rinisë, është i lumtur me profesionin e tij.

  • Kliton Pleqi

    Shqiptarë në Gjermani

    Kliton Pleqi

    Kliton Pleqi nuk e pati të vështirë vendimin për t'u futur në ambasadën gjermane. Ai ishte bir i një familjeje të deklasuar, që kishte gjetur format e protestës kundër regjimit. Sot ai është pedagog social në Hamburg.
    A do ta quante veten një shqiptar të gjermanizuar, apo thjesht shqiptar? "Ah kjo pyetje, një pyetje nga ato pyetje, që nuk i jep kurrë një përgjigje të saktë, kështu apo ashtu."

  • Irena Sherameti

    Shqiptarë në Gjermani

    Irena Sherameti

    "Që të ndjehesh mirë, i pranueshëm dhe i respektuar në një shoqëri të re , duhet të integrohesh në të. " Sa shqiptare po aq edhe gjermane ndjehet Dr. Irena Sherameti, e cila e lumtur me familjen e saj jeton në Gjermani. Karrierën e filluar si Biologe në Universitetin e Tiranës ajo po e vazhdon sot në Universitetin e Jenës.

  • Nazmi Nuha

    Shqiptarë në Gjermani

    Nazmi Nuha

    Një jetë plot sfida në Gjermani dhe një pleqëri e lumtur si baba dhe gjysh. Nazmi Nuha nga Jezerca e Kosovës mori rrugën e kurbetit për shkak të varfërisë në familje. Që nga viti 1969 deri në moshën e pensionit punoi në firmën e ndërtimit Hochtief. Sot Baca Nazmi është një baba dhe gjysh shumë i lumtur, që jeton mes Gjermanisë dhe Jezercës.

  • Kreshnik Hajdari

    Shqiptarë në Gjermani

    Kreshnik Hajdari

    Në Shqipëri Kreshnik Hajdarin e njohin si spiker lajmesh, por ai është edhe nje mjek me mjaft ambicie. „Ishte një sifdë e madhe për mua. I kam thënë vetës një gjë: nëse njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë, mund ta bëj edhe unë.“ Mjeku i ri shqiptar braktisi Tiranën për një të ardhme më të sigurtë profesionale në Gjermani.

  • Pianistja Dorina Porodini

    Shqiptarë në Gjermani

    Pianistja Dorina Porodini

    Dorina Porodini ka ardhur në Gjermani si studente në degën e pianos. Sot ajo është jo vetëm pianiste, por edhe mësuese pianoje dhe këngëtare opere. Qyteti, ku ajo banon Dyseldorfi, ofron shumë mundësi për artistët..

  • Vjollca Hajdari

    Shqiptarë në Gjermani

    Vjollca Hajdari

    Vjollca Hajdari jeton në Berlin. Shqiptarët e Berlinit e njohin vajzën që i prezanton shpesh ata në mediat gjermane në diskutime politike për Kosovën, në aktivitetet politike apo ato humanitare. Në këtë fotografi, Vjollca Hajdari ka dalë me Frank- Walter Steinmeier (SPD), kryetari i opozitës gjermane dhe ish ministër i Jashtëm.

  • Kasem Hoxha

    Shqiptarë në Gjermani

    Kasem Hoxha

    Dëshira, që mbeti vetëm një ëndërr në Shqipëri, u bë realitet në Gjermani. Nga një refugjat i dy korrikut 1990, arrin të bëhet aktor i kërkuar për filmat televizivë dhe të kinemasë.

  • Beqë Cufaj

    Shqiptarë në Gjermani

    Beqë Cufaj

    16 vjet në endje mes Prishtinës dhe Stutgartit. E para lidh të kaluarën me të ardhmen, i dyti garanton qëndrueshmërinë e së tashmes, thotë Beqë Cufaj, i lindur në vitin 1970 në Deçan të Kosovës.
    «Jo të thuash çdo gjë që di, por të dish çdo gjë që thua». Ky citat i poetit gjerman Mathias Claudius është njëri prej dy citateve të varura në dhomën e punës së Cufajt.

  • Anduena Stephan

    Shqiptarë në Gjermani

    Anduena Stephan

    Integrimi i jetës shoqërore, familjare dhe punës është universitet me vete, thotë Anduena Stephan. Për të jeta në shoqërinë e re është si një lindje e re, diçka që kërkon kohë, durim, mirëkuptim dhe tolerancë. Por megjithë praninë e këtyre vështirësive të dhimbshme Anduena sot mund ta quajë veten evropiane në kuptimin e plotë të fjalës. Në foto, Anduena me burin Andreas-in.

  • Patrick Nuo

    Shqiptarë në Gjermani

    Patrick Nuo

    “Shqipen nisa ta mësoj, kur isha 10 vjeç. Vit pas viti kam arritur ta përvetësoj mirë dhe të komunikoj në gjuhën shqipe me të afërmit e familjes së babait tim në Zvicër, Kosovë e kudo, ku janë. Përvoja nga të dyja kulturat më ka bërë të jem edhe më i pasur në shpirt.” Patrick Nuo, këngëtar, producent dhe kompozitor, pas shumë vitesh në Gjermani vazhdon karierrën artistike në Los Anxhelos.

  • Fatmire Bajramaj

    Shqiptarë në Gjermani

    Fatmire Bajramaj

    "Futbolli dhe sporti më kanë ndihmuar shumë për integrim. Përmes sportit kam mësuar më shpejt edhe gjuhën dhe kam pasur më shumë sukses në shkollë."
    Fatmire Bajramaj është ndër lojtaret kryesore të kombëtares gjermane në futboll për femra. Mesfushorja me origjinë nga Kosova është zgjedhur në 2010 ndër tri lojtaret më të mira në botë.

  • Rudens Turku

    Shqiptarë në Gjermani

    Rudens Turku

    Rudens Turku, luan violinë jo për të qenë star, por për të luajtur muzikë. Megjithatë gazetat gjermane e quajnë "yllin e ri në qiellin e harqeve". Rudens Turku luan violinë, jep koncerte, regjistron muzikë, jep mësim, dhe organizon Festivalin e Stranbergut. CD e fundit me muzikë të periudhës së romantizmit ai e prezanton në muajin janar në Mynih.

  • Dr. Arolda Elbasani

    Shqiptarë në Gjermani

    Dr. Arolda Elbasani

    Studimet e kanë çuar Dr. Arolda Elbasanin në Tiranë, Ankara, Firence, Budapest, Bolonjë dhe së fundi në Berlin. Në Qendrën Shkencore të Universitetit të Lirë të Berlinit, Dr. Arolda Elbasani është duke punuar mbi marrëdhëniet midis zgjerimit evropian dhe administratës publike në vendet postkomuniste.

  • Elda Sorra

    Shqiptarë në Gjermani

    Elda Sorra

    Elda Sorra, lindur në 1978 në Tiranë, është sot aktore në Gjermani. Ajo studioi në shkollën e aktrimit Arturo në Köln dhe ka luajtur në shumë teatro e filma kinematografikë dhe televizivë. Në vitin 2005 ajo është vlerësuar me Çmimin e Publikut. Ajo është larguar fare e vogël nga Shqipëria, ku fillimisht ka pasur pasion volejbollin.