Ekonomia e eurozonës është rrudhur edhe më tej - në tremujorin e parë të këtij viti, për herë të gjashtë radhazi. Recesioni është tashmë realitet në Francë, në ekonominë e dytë për nga madhësia të eurozonës.
Agjencia e vlerësimit financiar, Fitch e sheh Greqinë në rrugën e përmirësimit. Procesi i privatizimeve po ecën mirë, edhe reduktimi i borxheve është shpresëdhënës, megjithatë mbetet ende shumë për të bërë.
Për të zbutur kundërshtarët e Evropës në Britaninë e Madhe, kryeministri Cameron ka prezantuar një projektligj për një referendum për BE-në. Ai parashikon mbajtjen e një referendumi në 2017, nëse Cameron fiton zgjedhjet.
Hajredin Kuçi: Për kërkesën e pakicave për vendet e rezervuara në parlament, nevojitet një konsensus i gjerë politik.
Aktivistë të shoqërisë civile në Shqipëri shprehin shqetësim për mostransparencën e burimeve të donacioneve dhe të shpenzimeve që realizojnë partitë politike kryesore gjatë procesit zgjedhor.
OSBE/ODIHR i kryesuar nga ekspertja amerikane Conny McCormack filloi misionin e vëzhgimit për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Beate Zschaepe nuk ka folur sërish. Anëtarja e një grupi nazist që akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 10 personave në Gjermani ka deklaruar me anë të avokatëve të saj se ajo do të vazhdojë të mos flasë.
Reforma aktuale e Bundeswehr-it është ristrukturimi më i madh që është bërë ndonjëherë në ushtrinë gjermane. Kërcënimet e reja kërkojnë koncepte e struktrura të reja.
Emocione të mëdhe në ditën e dytë të procesit ndaj NSU. Në Mynih u lexua aktakuza kundër Beate Zschäpe dhe katër mbështetësve të organizatës terroriste. Sipas prokurorit Zschäpe ka qenë anëtare e një komandoje vrasëse.
Furnizimi i Sirisë me raketat e tipit "Janchot" të Rusisë dënohet nga SHBA. Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle shprehet skeptik për suksesin e konferencës për Sirinë.
Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë kërkuar sërish dorëheqjen e pushtetmbajtësit në Siri Baschar al-Assad. Erdogan po qëndron në Uashington për bisedime.
Los Anxhelos është duke vazhduar betejën ligjore ndaj të ashtuquajturit “pronar i barakave” Deutsche Bank. Banka gjermane akuzohet se ka lënë të shkatërrohen pronat e saj në këtë qytet.