1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Wrong language? Change it here. DW.DE has chosen Shqip as your language setting.
  • Rechte: Wolfgang Volz

    Christo në Oberhausen

    Një pako e madhe ajri

    Me mbulimin e gazmatësit „Gasometer“ në Oberhausen Christo është rikthyer në Gjermani. „Big Air Package“ është projekti i parë, të cilin artisti e projektoi pa bashkëshorten e tij Jeanne-Claude. Fjala është për një veshje tekstili rreth 90 metra e lartë të mbushur me ajër. Një skulpturë, përmes së cilës mund të kalosh dhe ku hapësira mund të përjetohet ndryshe.

  • Rechte: Thomas Machoczek

    Christo në Oberhausen

    Gjigante - si gjithmonë

    Gazmatësi ëshë një gazmbajtës i vjetër, që sot përdoret për ekspozita të ndryshme. Skulptura e quajtur „Big Air Package“ zë të gjithë hapsirën e brendshme duke qenë kështu skulptura më e madhe e krijuar ndonjëherë në mjedis të brendshëm. Një projekt tipik për Christo, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Jeanne-Claude, ka krijuar shumë projekte artistike me përmasa gjigante.

  • Rechte: Wolfgang Volz

    Christo në Oberhausen

    Të përjetosh hapsirën

    Tri javë para hapjes së ekspozitës (16. 03 2013) skulptura u mbarua dhe Christo thjeshtë u magjeps nga puna e tij (foto). Kështu tregon fotografi dhe drejtuesi i projektit Wolfgang Volz për Deutsche Wellen. „Ke ndjenjën sikur gjendesh në një hapsirë qjellore“, e përshkruan ai ndijesinë e vet në „Air Package“. Ka 42 vjet që ai ndjek punën artistike të Chistos.

  • Copyright: Wolfgang Volz

    Christo në Oberhausen

    Perspektiva dhe dimensione

    Shumë i vogël duket njeriu që fluturon mbi këtë objekt për ta fiksuar mbulesën. Ajo përbëhët prej më shumë se 20.000 metër katror pëlhurë dhe ka një peshë prej 5,3 ton. Idenë për ta përdorur ajrin në këtë mënyrë Christo dhe Jeanne-Claude e kanë pasur për herë të parë në vitet 1960-të. I njohur u bë „Air Package“ i tyre në vitin 1968 i prezantuar në ekspozitën e artit „Dokumenta IV“ në Kasel.

  • Copyright: André Grossmann

    Christo në Oberhausen

    Së pari ideja dhe pastaj vizatimi

    Koha e planifikimit për „Air Package“ në Oberhausen ishte relativisht e shkurtër, duke pasur parasysh mënyrën se si punon Christo: Ideja lindi vetëm në vitin 2010. Ishte fotografi Wolfgang Volz, që i propzoi artistit të bëjë sërish diçka në gazmatësin e vjetër. Ai e dinte shumë mirë që ky është i magjepsur nga arkitektura e objektit. Si gjithmonë Christo filloi së pari me një vizatim.

  • Copyright: Wolfgang Volz

    Christo në Oberhausen

    „Ne ishim një simbiozë perfekte"

    Kështu u shpreh Christo në një intervsitë pak pas vdekjes së bashkëshortes së tij, Jeanne-Claude. Ajo vdiq në nëntor të vitit 2009. Ai do ta vazhdojë punën e tyre të përbashkët. Në fazën e planifikimit tani gjenden projekti „Over the River“ në SHBA dhe projekti „The Mastaba“ në Abu Dhabi. Dy projekte gjigante këto, për të cilat çifti i artistëve ka bashkëpunuar për vite të tëra.

  • Copyright: Wolfgang Volz

    Christo në Oberhausen

    „Arti s’duhet të jetë i përdorshëm“

    Në Oberhausen çifti i artistëve ka qenë për herë të parë në vitin 1999. Atëherë ata tërhoqën vëmendjen me instalacionin tyre „The Wall“: një mur 26 metra i lartë i përbërë nga 13.000 fuçi nafte. Pyetjes se përse veprat e tij të artit duhet të jenë gjithmonë monumentale, Christo i është përgjigjur: „Arti s’duhet të jetë i përdorshëm“.

  • Copyright: Wolfgang Volz

    Christo në Oberhausen

    Reichstagu i mbështjellë

    23 vjet zgjatën negociatat derisa Christo dhe Jeanne-Claude në vitin 1994 morën lejen për të mbështjellë me pëlhurë godinën e Reichstag-ut në Berlin. Pas një viti filloi puna. Kjo ngjarje tërhoqi vemëndjen e shumë turistëve dhe është ngulitur thellë në kujtesën e qytetit. Stacionet të tilla të krijimtarisë së arstistëve prezanotohen gjithashtu në ekspozitën “Gasometer”.

  • Copyright: Wolfgang Volz

    Christo në Oberhausen

    Art që i kushtohet çastit

    Veprat e Christo dhe Jeanne-Claude janë gjithmonë të përkohshme. „Në fokusin e projekteve tona është liria“, ka thënë Christo në intervistë për Deutsche Wellen para tri viteve. Ndaj arti i tij nuk mund të posedohet. „Projektet janë të brishta, ashtu si edhe jeta jonë. Ato nuk janë as të zëvendësueshme dhe as të përsëritshme“. Projektin “Wrapped Trees” ata e realizuan në 1998 në Bazel të Zvicrës.

  • Copyright: dpa

    Christo në Oberhausen

    Art pa sponsorë

    Projektet gjigante zakonisht kushtojnë para. Por Christo dhe Jeanne-Claude gjithmonë ia kanë dalë pa sponsorë. Paratë e nevojshme ata ndër të tjera i kanë nxjerrë nga shitja e vizatimeve apo e veprave të tyre të artit. Shpenzimet për „Air Package“ mbulohen të tëra nga gazmatësi. Gjithashtu hyrja në ekspozitë është me pagesë.


    Autor: Petra Lambeck | Redaktor: Katrin Schlusen