1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FMN: Kujdes, pasojat e krizes financiare që ka pushtuar botën do të arrijnë edhe në Shqipëri

Ani Ruci / Tiranë12 Nëntor 2008

Vlerësime dhe paralajmërime për ecurinë ekonomiko- finaciare të Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/Ft7E
Logoja e FMN-së
Logoja e FMN-sëFotografi: DW

Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kanë mjaftuar rreth dy javë për t´i bërë radiografinë situatës aktuale ekonomike dhe financiare të Shqiperise dhe njëherazi të parashikojë trendin e zhvillimeve afatshkurtra dhe afatmesme.

Në një deklaratë në përfundim të këtij misioni, pas bisedimeve me autoritetet vendase për rishikimin e gjashtë dhe të fundit të marrëveshjes mes palëve, paraqiten pikat e forta dhe të ato vulnerabël në zhvillimin ekonomik të Shqiprisë gjate 2008-s.

Ekonomia shqiptare, në 2008-ën, konstaton FMN, ka ecur mirë

Inflacioni është rikthyer brenda kufirit të synuar të Bankës së Shqipërisë, në 3,1 përqind, Rritja ekonomike ka mbetur e fortë dhe është në rrugën e duhur për të arritur përsëri ne rreth 6% në 2008..

Politikat makro-ekonomike dhe strukturore përgjithësisht të shëndetshme, kanë hedhur themelet për përfitime në të ardhmen, vazhdon vlerësimet pozitive FMN. Normat e interesit janë mbajtur në mënyrë të vazhdueshme mbi inflacionin, politikat buxhetore kanë mbështetur stabilitetin makroekonomik dhe rregulloret e mbikqyrjes së sistemit bankar janë forcuar, përditësuar, gjë që ka sjellë përmirësime të qarta në klimën e biznesit.

FMN: Shqipëria kujdes pa imunitet nga pasojat e krizës finnaciare botërore.

Në kushtet aktuale, të përkeqësimi të mprehtë të perspektivës së rritjes ekonomike botërore , vevren FMN, është e rëndsishme që politikbërësit e Tiarnës të forcojnë më tej themelet ekonomike. Integrimi i kufizuar i Shqipërisë në tregjet botërore në situatën aktuale siguron një mbrojtje të rëndësishme, por ekonomia nuk është e paprekshme: rritja e eksporteve pritet që të ngadalësohet në raport me nivelin e lartë të arritur kohët e fundit. Dërgesat e emigrantëve mund të ulen dhe investitorët mund të rivlerësojnë rreziqet e investimit në Shqipëri.. Natyrisht, vëren deklarata e misionit të FMN, qeveria e Tiranës nuk mund të ndikojë në ngjarjet e jashtme botërore, por mundet dhe duhet të ndërmarrë hapa shtesë për të rritur besimin në vend, pasi në klimën aktuale politikat ekonomike dhe financiare është mirë të jenë shum të matura. Kjo do t’i mundësonte Shqipërisë t’a kalonte furtunën e këtyre kohëve të turbullta dhe përsëri të regjistronte një rritje ekonomike domethënëse midis 3.5 dhe 4 përqind në vitin 2009, me një inflacion të ulët dhe me një pozicion të përmirësuar të llogarisë korrente.

Politika fiskale të matura për të kaluar kohët e turbullta

Në këtë moment politika fiskale ka një barrë veçanërisht të rëndë. Për vitin 2008, misioni i FMN këshillon një rishpërndarje të shpejtë të shpenzimeve për të siguruar që sektorëve prioritarë po i kushtohet rëndësia e nevojshme dhe njëkohësisht që defiçiti të kufizohet në 5.2 përqind të Prodhimit të Brendshem Bruto, PBB, Misioni rekomandon që të ruhet deficiti në vitin 2009 nën 4 përqind të PBB-së. Misioni i FMN rekomandon që çdo ulje në normat e sigurimeve shoqërore, të pasohet me një reformë të gjerë të pensioneve, që do të forcojë lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve dhe do të japë shtysa të rëndësishme për vetë-zbatim. Kjo do të ndihmojë luftën kundër informalitetit dhe do t’i lejojë autoritetet që të mbështeten më pak në rregulloreve administrative penguese që aktualisht krijojnë hapësirat të konsiderueshme për interpretim dhe korrupsion.

Parashikimet për të ardhmen

Lidhur me zhvilimet ekonomike dhe financiare afatshkurtra misioni i FMN-së parashikon që inflacioni të mbetet brenda objektivit të synuar prej 3,1% pasi presioni nga çmimet botërore të ushqimeve dhe të energjisë tanim është ulur. Fillimi i suksesshëm i procesit të privatizimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike është inkurajues, por norma efektive e arkëtimeve duhet të rritet më tej, mospagimi nga institucionet publike duhet të ndërpritet dhe humbjet financiare duhen adresuar më gjerësisht përfundon deklarata e misionit të FMN.