1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fituesit dhe humbësit e TTIP-it

Johanna Schmeller/Pandeli Pani15 Korrik 2014

Fituesit dhe humbësit e Marrëveshjes së Tregtisë së lirë mes SHBA dhe BE-së janë të qartë që tani. Kritikuesit e marrëveshjes thonë se qëllimi i tyre është që të ulin standardet e BE-së.

https://p.dw.com/p/1Cctx
Fotografi: picture-alliance/dpa

Pas shumë protestatsh të lëvizjes Anti-ACTA (Anti-Counterfeiting Trade Agreement) ku maska e irlandezit Guy Fawkes u bë simbol ndërkombëtar dhe kritikave ndaj politikës së informacionit të BE-së, kombinime të reja të pashqiptueshme si TTIP, TiSA, GATS kanë shkaktuar disonaca dhe diskutime në gazeta, por jo protesta nëpër rrugë.

Pas shkurtimit TTIP (Transatlantic Trade and Investment Partnership) fshihet një marrëveshje e tregtisë së lirë mes SHBA dhe BE-së. TiSa do të thotë Trade in Services Agreement dhe është pasuese e GATS - General Agreement on Trade in Services të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Kritikuesit e këtyre dy marrëveshjeve thonë se qëllimi i tyre është që të ulin standardet sociale. Roland Sweet, ekspert i tregtisë të rrjetit kundër globalizimit Attac, kritikoi që pas harmonizimit të barrierave ndaj tregtisë fshihet fakti që "shumë standarde, standarde të mjedisit, standarde sociale dhe të fushave të tjera janë të kërcënuara."

Verhandlungen über Freihandelsabkommen TTIP zwischen USA und EU 23.05.
Fotografi: Nicholas Kamm/AFP/Getty Images

Negociata sekrete apo transparencë?

Por sipas Sweet megjithatë ende nuk mund të përcaktohet në detaje se cili është pasusi problematik "sepse të gjitha negociatat janë ende sekret." Sweet bën një krahasim me ACTA-n "Edhe në rastin e marrëveshjes ACTA negociatat fillimisht u zhvillua sekret. Por pasi këto informacione u bënë publike pati shumë njerëz që i panë këto dokumente dhe gjetën shumë gracka." Prandaj, sipas tij është e nevojshme që "grupet shoqërore që kanë njohuri në fusha të ndryshme, të ndjekin me vëmendje nga afër negociatat për të përcaktuar rreziqet." Po ashtu sipas OJQ-së Attac në bisedime janë përfshirë me shumë intensitet edhe mjaft organizata lobiimi të koncerneve.

Komisioni i BE-së e hedh poshtë me forcë akuzën e mbajtjes së gjërave sekret. Reinhard Hënighaus, nga përfaqësia e Komisionit të BE-së në Berlin, tha se deri më sot nuk ka pasur negociata më transparente se sa për marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe ato janë të ndara dhe të detajuara për të gjithë sektorët si kimia, tekstilet, industria farmaceutike etj.

Fitues dhe humbës

Pranohet nga shumëkush se të dy marrëveshjet e ndryshojë bilancin e tregtisë në botë. "SHBA dhe të gjitha 27 vendet e BE-së përfitojnë nga Marrëveshja Transatlantike e Tregtisë së Lirë në formën e më shumë vendeve të punës dhe një prodhimi më të lartë të brendshëm bruto për frymë," thotë Thiess Petersen, ekspert për globalizimin pranë Fondacionit Bertelsmann. "Pjesa tjetër e botës ka disavantazhe."

Bangkok Finanzviertel Bangrak
Fotografi: imago/McPhoto

Fondacioni Bertelsmann ka kryer një studim rreth aspekteve ekonomike të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë TTIP për vende të ndryshme. Në krye të fitueseve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prodhimi afatgjatë bruto për frymë popullsie do të rritet me rreth 14%. Në vendin e dytë renditet Britania e Madhe, kurse BE-ja do të ketë një rritje me 5%. Humbësja më e madhe është Kanadaja, ku sipas parashikimeve prodhimi real bruto në perspektivë afatgjatë do të ketë një rënie me rreth 9,5%, në Australi rënia do të jetë 7,4%, në Meksikë 7,2%, pra është fjala për ato vende që kanë aktualisht marrëdhënie intesive bilaterale tregtie me SHBA-në dhe Evropën.

Vendet e Azisë dhe të Amerikës Latine mund të gjejnë një lloj rrugëdale duke krijuar zona tregtie rajonale. Por për vendet e Afrikës së Veriut dhe të Perëndimit gjendja do të përkeqësohet, sepse pas një marrëveshjeje të tilllë ato do të mund të eksportojnë më pak në vendet e BE-së.