1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Festat kombëtare në Shqipëri - peng i politikës

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ngriti sot simbolikisht flamurin në Vlorë, duke nderuar 93- vjetorin e Pavarësisë dhe vendosi kurora me lule në varrin e patriotit, themeluesit të shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemalit

Festa e çlirimit në Vlorë e qytetet e tjera të jugut të Shqipërisë, ku pushtetin lokal e kanë socialistët do të festohet nesër në 29 nëntor, ndërsa në qytetet ku udhëheqin demokratët festa e clirimit është festuar sot. Paqartësia nëse festa e pavarësisë dhe e çlirimit janë në një ditë, pra në 28 apo në dy të tilla, në 28 dhe 29- ka karakterizuar festimet dhe ceremonitë e rastit. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ashtu si zakonisht gjatë kohës së presidencës së tij, ka ngritur sot në Vlorë flamurin simbolik të shpalljes së pavarësisë dhe ka vendosur kurora me lule në varrin e patriotit dhe themelonjësit të shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemali. Presidenti Moisiu shoqërohej edhe nga drejtuesit e pushtetit vendorë të Vlorës dhe kryetari LSI-së Ilir Meta. Presidenti Moisiu e ka cilësuar 28 nëntorin Ditën e madhe të shqiptarëve kudo në botë, ditën që jep nder e krenari si dhe ka bërë thirrje për më shumë përkushtim e vepra
në dobi të atdheut e kombit. Ndërkaq festa e clirimit, duke se ka mbetur e festuar në dy mënyra. Demokratët dhe bashkitë ku ata mbajnë pushtetin lokal kanë vendosur e kanë kryer sot festimin edhe të ditës së clirimit, ndërkohë që socialistët do ta festojnë atë nesër. Në deklarimet e tyre për shtyp si demokratët ashtu dhe socialistët mbrojnë opsionet politike, ndërkohë që festat të tilla kombëtare në vend që të bashkojnë e unifikojnë vullnetet, e ndajnë popullsinë në dy pjesë sipas porosive politike. Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika është deklaruar se festa e çlirimit të Shqipërisë e vulosur nga gjaku i dëshmorëve të luftës është 29 nëntori dhe do të festohet nesër me madhështinë e respektin e veçantë. Të njëjtin qëndrim ka edhe kryebashkiaku Gjirokastrës Flamur Bime, ndërkohë që kryebashkiaku Sarandës Edmond Gjoka i ka kryer sot të dy ceremonitë. Kësisoj festat kombëtare
të pavarësisë e çlirimit në jug të Shqipërisë janë festuar në funksion të politikës dhe jo si festa të natyrshme kombëtare që kanë për mision Shqipërinë, identitetin dhe frymëzimet kombëtare për zhvillim e përparim.


Kontakt

Kontakt

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Kurt-Schumacher-Str. 3
D -53110 Bonn
Deutschland

Telefon:  +49 228 429-4685
Telefaks: +49 228 429-4690

E-mail:  shqip@dw.de

http://www.dw.de/albanian