1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Femrat që po vuajnë në Schyrokyne

Frank Hofmann (DW Schyrokyne)26 Prill 2015

Në Ukrainë nuk po respektohet në të gjitha vendet armëpushimi. Civilët e mbetur po vuajnë. Më së shumti po vuajnë femrat, Shumë vende janë boshatisur. Kur do të marrë fund lufta? Nga Schyrokyne raporton Frank Hofmann.

https://p.dw.com/p/1FEoq
Misioni i OSBE me Tatjana Babikov
Fotografi: DW/F. Hofmann

Të shtënat me armë zjarri dëgjohen gjithandej në Schyrokyne. Rebelët prorusë janë pozicionuar në vendbanimin me 3000 banorë dhe mund të shohin kundërshtarët e tyre. Vetëm 500 metra është largësia mes tyre dhe trupave qeveritare ukrainase. Përmes Schyrokyne, në Juglindje të Ukrainës kalon linja e frontit. 10 kilometra në perëndim është Mariupol, i cili kontrollohet prej ushtrisë ukrainase. Por edhe rebelët kërkojnë të kontrollojnë këtë qytet në qytetin port në Detin Asovschen. Qeveria në Kiev mendon se këtu do të jetë fushëbeteja e ardhshme e madhe, sepse rebelët duan të marrin qytetin Mariupol - të mbështetur nga Rusia, me qëllim që të hapin rrugën për lidhje tokësore me Krimenë. Por rruga deri në Mariupol kalon nëpër Schyrokyne.

Misioni i OSBE me Tatjana Babikov
Misioni i OSBE me Tatjana BabikovFotografi: DW/F. Hofmann

Tatjana Babikova jeton ende në rrugën Stepnaya - si e fundit e familjes së saj. Ajo qëndron para shtëpisë së prindërve të saj dhe flet me vëzhguesit e OSBE-së. Kësaj radhe rebelët i kanë lejuar të kalojnë vëzhguesit, që nuk ndodh gjithmonë. Ndonëse nga mesi i shkurtit është vendosur armëpushimi në Minsk, një liri e plotë e lëvizjes për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk ekziston.

"Si duhet të duket armëpushimi?"

Schyrokyne është një prej vendeve ku gati çdo ditë luftohet - megjithë dakordimin për armëpushim. "Kaq shumë energji nuk mund të kesh për ta përballuar këtë gjendje", thotë Tatjana Babikova, sepse këtu qëllohet gjithmonë. "Si ta ndjej veten? Dje ka pasur goditje me granata, një prej tyre ka rënë në një shtëpi. Ndaj për çfarë armëpushimi bëhet fjalë këtu?", thotë 63-vjeçarja.

Përballë saj janë edhe rebelët e armatosur. Babikova është kundër seperatistëve dhe mbështet qeverinë proevropiane në Kiev. Një pjesë e familjes së saj ka shkuar në Kanada. Me paratë që i kanë dërguar ka blerë një copë tokë, e cila gjendjet në anën tjetër të frontit, në zonën e kontrolluar nga trupat qeveritare. Vëzhguesit e OSBE-së janë për Babikovën garantues të sigurisë dhe një instancë morale. "Fëmijë të dashur, ju lutem nga mbroni me të gjitha që keni, me të gjitha vlerat tuaja morale. Vendi ynë, fëmijët tanë, i kanë humbur vlerat kaherë." Të shtënat dëgjohen sërish nga një vend përballë.

Shumica e të mbeturve janë femra

Më shumë se 30 civilë jetojnë ende në Schyrokyne, shumica e banorëve kanë ikur para disa muajsh. Para gjysmë viti ky vend është kontrolluar në tërësi nga trupat ukrainase. Ndërsa tani në qendër kontrollin e kanë rebelët, pas luftimeve të rrepta. Gati asnjë shtëpi përgjatë rrugës kryesore nuk ka dritare. Nuk ka rrymë, as ujë për të pirë. Kohë pas kohe vjen këtu Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe ju sjell njerëzve ndihma. Jo rregullisht - vetëm kur rebelët u lejojnë të futen në këtë vend. Si edhe vëzhguesit e OSBE sot, të cilët angazhohen që të vizitojnë rregullisht banorët e mbetur. OSBE-ja është mbrojtja e vetme këtu për banorët.

Misioni i OSBE me Tatjana Babikov
Misioni i OSBEFotografi: DW

Shumica e banorëve të mbetur janë femra, si Tatjana Babikova. "Besoj se edhe mua më ka ardhur fundi këtu, sepse para pak kohësh ka qenë këtu një rus dhe ka shënuar emrat dhe adresat tona. Ai më ka thënë se nëna e tij është kështu si unë." Ajo është përgjigjur se burri i saj ka qenë rus dhe se fëmijët e saj janë gjysmë ukrainas dhe gjysëm rusë. Ndoshta ndihmon që ta lënë të qetë. Frika megjithatë është futur në përditshmërinë e saj: "Ndoshta kjo është dita ime e fundit këtu, ndaj më mirë të mos ju tregoj asgjë." Disa ditë më pas Babikova është kërcënuar për shkak të bisedës me vëzhguesit e OSBE. Ajo është kërcënuar se do të vritet prej revelëve, nëse edhe një herë flet me vëzhguesit.

Qetësi në rajonin Luhansk

Linja e frontit mes rebelëve dhe trupave ukrainase është e gjatë rreth 400 kilometra. Në shumicën e vendeve përgjatë "linjës së kontaktit" po respektohet armëpushimi, njofton misioni i OSBE, me seli në Kiev. Por vetëm pak njerëz në lindje të Ukrainës besojnë se kështu edhe do të mbetet. Në Luhansk, rajonin e dytë të rebelëve vërtet nuk ka gati asnjë të shtënë. Në anën ukrainase, në Stschastje, mbretëron qetësi. Por një ushtar në pikën e kontrollit thotë: "Rebelët do të vazhdojnë. Sipas tyre, pjesa e okupuar është ende tepër e vogël." Rebelët kontrollojnë 40 % të territorit në këtë rajon. Para dy muajsh e gjysmë është arritur marrëveshja për armëpushim në Minsk mes Rusisë, Ukrianës, Gjermanisë dhe Francës. Por pak njerëz besojnë se armëpushimi do të respektohet. Ndësa banorët atje thjesht duan paqe.

Galina në Schyrokyne pyet një vëzhgues të OSBE: "Kur do të përfundojë kjo luftë, çfarë mendoni?" Vëzhguesi mbetet për momentin pa fjalë: "Ju lutem na besoni, ne po punojmë në këtë drejtim". Nuk është kjo lufta e parë të cilët e ka përjetuar gruaja 80-vjeçare. Lufta e mëparshme ka përfunduar para 70 vitesh.