1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

FAZ: Dabati për një ushtri evropiane - Vizion pa bazë

Berthold Köhler, Frankfurter Allgemeine Zeitung 10 Mars 2015

Në Ukrainë është situatë lufte. Në këtë situatë, BE i lejon vetes një debat të tepërt për një projekt jorealist, një ushtri të përbashkët. Ajo që duhet të forcohet është NATO-ja, mendon Berthold Köhler.

https://p.dw.com/p/1EoBN
Logo der FAZ

Për vizionerin asgjë nuk është e vështirë. Ai që mund të mendonte se BE është krejtësisht i angazhuar për të penguar që ëndrra e tij për një monedhë të përbashkët të mos kthehet në zhgjëndër, e ka nënvlerësuar personelin drejtues të BE - edhe aftësinë, rezistente ndaj krizave, për t'u entuziazmuar të politikanëve gjermanë për projekte evropiane. Vizioni i një ushtrie të BE gjeti kryesisht mbështetës në Berlin, deri te kancelarja. Ato që u dëgjuan ishin argumentat e zakonshëm, pse do të ishte e mrekullueshme një trupë e përbashkët: efekt simbolik, bashkësi vlerash, efikasitet, çnacionalizim. Një deputet i të Gjelbërve madje propozoi që të angazhohen edhe Ukraina dhe Rusia në këtë ushtri, atëherë ato nuk do të luftonin dot më kundër njëra-tjetrës.

Po të vëresh rrjedhën e këtij debati, mund të pyesësh veten se pse BE nuk i ka kërkuar akoma Kinës që të bëhet pjesë e bashkimit monetar, të paktën në plan afatgjatë. Një ushtri të përbashkët evropiane, e cila të mos parakalojë vetëm në paradat e festave kombëtare në kryeqytete, nuk do të ketë për aq kohë, sa nuk do të ketë një politikë të jashtme dhe të sigurisë të përbashkët, e cila ta meritojë këtë emër. Për këtë do të nevojitej një përkim i shkallës së lartë të interesave kombëtare. Dhe kush do ta dërgonte këtë trupë pastaj në luftë? Presidenti i Komisionit Evropian, natyrisht me aprovimin e Bundestagut Gjerman? Atëherë kjo nuk do të ndodhte kurrë, sepse që për Junckerin BE nuk do ta kishte këtë ushtri "për ta angazhuar menjëherë". Edhe për të përgjigjet ushtarake janë "gjithmonë përgjigjet e gabuara". Po si do të bëhej puna, sikur Londra të donte të ndërhynte në Lindjen e Afërt ose sikur Parisi të shohë nevojë veprimi në Afrikë? Edhe një përbashkësim tjetër pa nënbark, BE nuk mund dhe nuk duhet t'ia lejojë vetes.

Kërkesa e momentit nuk është marrja me fantazi të së ardhmes, por parja drejt në sy e rreziqeve të së tashmes. Siguria e Evropës kërcënohet nga një Rusi agresive dhe që armatoset në mënyrë masive, e cila në rast dyshimi u beson mitrolozëve të saj, për të mos qenë e detyruar "të flasë shumë" (Putin). Përgjigja për politikën cinike hegjemoniste të Moskës mund të jetë vetëm forcimi politik dhe ushtarak i NATO-s. Aftësia frikësuese e NATO-s duhet të përmirësohet urgjentisht. Kjo do të kushtojë para. Vizionet për një të ardhme të largët evropiane janë shumë më të lira. Po edhe tejet të paefektshme.

© Frankfurter Allgemeine Zeitung GmbH, Frankfurt am Main

Berthold Köhler, Frankfurter Allgemeine Zeitung http://www.faz.net