1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Faktor pasigurie për Poloninë

Bartosz Dudek25 Maj 2015

Polonia ka një president të ri. Por a do të jetë presidenti i ri Andrzej Duda ndryshe nga mentori i tij, Kazhynski? Nëse jo, atëherë zgjedhja e tij është një sinjal negativ për Gjermaninë e Europën, mendon Bartosz Dudek.

https://p.dw.com/p/1FW5O
Polen / Andrzej Duda nach Wahlsieg
Fotografi: Reuters

Më së voni pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni u bë e qartë: Presidenti i deritanishëm Bronislav Komorovski, deri së fundmi politikani më popullor i Polonisë ka një rival shumë serioz. Dhe tani politikani i ri Andrzej Duda, ia doli: Me rreth 52% të votave ai e fitoi balotazhin. Komorovski, i përgjumuar nga rezultatet e dikurshme të sondazheve gaboi me sa duket në vlerësimin që i bëri atmosferës në vedn. Stili prej burri shteti i Komorovskit binte dukshëm ndesh me "kandidatin qytetar" Duda, shumë i afërt me njerëzit. Ndryshimin e donin me sa duket më shumë votuesit e rinj. Të lodhur nga papunësia e lartë dhe mungesa e perspektivës, ata i vunë shpresat tek politikani 42 vjeçar. Fitorja e Dudas mund të shihet si karta e verdhë për platformën liberale qytetare që qeveris nga viti 2007, vatra politike e Komorovskit. Moszgejdhja e tij mund të vlerësohet edhe si një shenjë e fitores së kampit nacional-konservator në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës.

Bartosz Dudek
Bartosz Dudek drejton redaksinë polake të Deutsche Welles

Më shumë se një figurë përfaqësuese

Për Europën dhe sidomos për marrëdhëniet gjermano-polake zgjedhja e Dudas mund të ketë pasoja negative. Sepse Duda, deri para pak kohësh i panjohur, u ngjit në skenën politike nga Jaroslav Kazhynski, partinë e të cilit "Ligj dhe Drejtësi" (PiS) Duda e përfqason në Parlamentin Europian. Koha e Kazhynskit si kryeministër nga viti 2005 deri në 2007-n konsiderohet si koha më e vështirë për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Polonisë. Qëndrimi i pakompromis në çështjet europiane dhe kritika e ashpër kundër Rusisë e kthyen Poloninë në atë kohë në shkallë ndërkombëtare në vendin problematik.

Nëse Andrzej Duda do ta ndjekë këtë politikë, varet nga vullneti i tij, por edhe nëse ai do të jetë në gjendje të veprojë i pavarur nga mentori i tij, Kazhynski. Presidenti i shtetit në Poloni është më shumë se një figurë përfaqësuese. Ai vendos sidomos për çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, dhe mund të bllokojë ligjet me veton e tij. Një Poloni e pastabilizuar politikisht brenda saj dhe e paparashikueshme në politikën e jashtme mund të bëjën edhe më të komplikuar gjendjen aktuale të tensionuar në botë. Në zgjedhjet parlamentare të kësaj vjeshte një skenar i tillë mund t'i afrohet më shumë realitetit.