1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europa nuk është e rrezikuar nga inflacioni

Rolf Wenkel4 Prill 2014

Banka Qendore Europiane nuk i ka ndryshuar normat e interesit. Dhe kjo është një gjë e mirë, mendon Rolf Wenkel.

https://p.dw.com/p/1BbaF
Fotografi: picture alliance/dpa

Inflacioni dhe rritja e çmimeve. Për gjermanët thuhet se përveç luftës ata nuk i frikëson asgjë tjetër më shumë se sa inflacioni. Në 100 vitet e fundit ata kanë humbur dy herë pasurinë e tyre si pasojë e inflacionit galopant. Kjo është gjithashtu arsyeja se pse ekonomistët e kujdesshëm në vend nuk ndihen mirë kur bankat qendore të botës së industrializuar mbajnë në zero interesin dhe duan të mbrohen duke blerë obligacionet shtetërore.

Këta ekonomistë thonë se pëlqejnë diçka të tillë pasi ka funksionuar në luftimin e krizës aktuale globale dhe krizën e borxheve në Eurozonë. Por kur rubineti i parave qendron i hapur për një kohë të gjatë dhe tregjet financiare marrin këtë drogë të ëmbël të quajtur likuiditet, mund të rrezikohen çmimet, aksionet dhe flluskat imobiliare, deri në një inflacion të qendrueshëm.

Porträt - Rolf Wenkel
Rolf WenkelFotografi: DW

A ka rrezik inflacioni në Europë?

Në këtë moment sigurish këta ekonomistë të kujdesshëm nuk kanë argumentet e duhura. Sepse për momentin nuk shihen shenja të një inflacioni. Përkundrazi: në muajin mars çmimet në Gjermani u rritën në mënyrë të papritur me rreth 0,5 përqind, norma e inflacionit pra është e ulët po aq sa në nëntor të vitit 2009. Që prejt tetorit norma rrotullohet rreth një përqindëshit, çka Banka Qendore Europiane e quan "zona e rrezikut".

Më pas ekziston rreziku që pritshëmritë për inflacion mund të kthehen papritur në deflacion, ku çmimet do të binin shumë dhe jo të rriteshin. Kush do të blinte më pas produkte apo shërbime, kur e di që pas gjashtë muajsh apo pas një viti do të ishin më të lira? Motoja quhet të presësh, kujdesshëmri e quajnë ekonomistët dhe hap një spirale shaktërruese në konsum, investime dhe vende pune.

Tendenca të lehta deflacioni

Jo më kot Banka Qendrore Europiane ka vendosur një normë inflacioni afatgjatë prej më pak se 2%, çka mund të shihet edhe si një masë zbutëse për një deflacion të mundshëm. Dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar disa herë Bankës Qendore Europiane të reduktojë tendencat e inflacionit në Europë duke ulur më tej interesat ose rrisë më shumë likuditetin në sistemin ekonomik.

Einkaufstüte mit Euro Symbol
Fotografi: picture-alliance/Wiktor Dabkowski

Më saktësisht në disa vende shihen tendenca të lehta deflacioni, mbi të gjitha në Letoni, Qipro, Spanjë, Portugali dhe Greqi. Fakti që në disa vende në Jug të Europës çmimet kanë tendecë të ulen, është një korigjim natyral pas boom-it që mbizotëronte para krizës së borxheve. Dhe çmimet në rënie në këto vende janë të dëshiruara, sepse në këtë mënyrë mund përmirësojnë aftësinë e tyre konkuruese.

Supozime nga SHBA

Shefi i Bankës Qendore Europiane Mario Draghi, nuk sheh ndonjë rrezik të madh për deflacion në Eurozonë. Sipas të dhënave dhënave, inflacioni në mars ka arritur pikën më të ulët dhe që nga fillimi i muajit prill ka filluar të rritet. Është mirë dhe e drejtë, që Draghi nuk merr parsysh supozimet që vijnë nga SHBA, që thonë se deflacioni mund të ndalohet vetëm me mbajtjen e një politike monetare ekspansioniste. Ai e ka bërë të qartë në shumë raste, që ai i konsideron të kontrollueshme tendencat për deflacionin në Europë.