1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogani godet mediat e Gülenit

Thomas Seibert15 Dhjetor 2014

Vëzhguesit mendojnë se drejtësia dhe policia që janë besnike të Erdoganit donin të jepnin një sinjal para përvjetorit të parë të akuzave për korrupsion ndaj tij.

https://p.dw.com/p/1E45O
Fotografi: Reuters/M. Sezer

Ekrem Dumanli e përshëndetën si një hero. Stafi dhe përkrahësit e shoqëruan me thirrje proteste arrestimin e kryeredaktorit të gazetës turke "Zaman", e cila sipas të dhënave të veta është gazeta më e madhe ditore në Turqi. Policia e arrestoi atë në zyrat e gazetës në Stamboll. Dumanli është personi më i njohur i personave të arrestuar në mbarë vendin nga policia.

Ekrem Dumanli
Ekrem DumanliFotografi: Reuters/M. Sezer

Gazeta "Zaman" i përket si dhe stacioni televiziv "Samanyolu TV", ku pati gjithashtu arrestime, lëvizjes së predikues islamik Fethullah Gülen. Ky ishte për shumë kohë përkrahës i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por vitin e kaluar pati mosmarrëveshje me të dhe dy kampet janë në luftë. Erdogani e akuzon lëvizjen Gylen se përpiqet që të shkatërrojë shtetin. Dumanliu dhe më shumë se 20 gazetarë të tjerë si dhe ish-oficerë policie që u arrestuan të dielën, akuzohen për formimin e një organizate të armatosur terroriste.

Aksion hakmarrjeje

Avokatëve të të burgosurve nuk u ishte lejuar t'i merrnin akuzat kundër klientëve të tyre, njofton gazeta "Zaman". Shumica e vëzhguesve mendojnë se drejtësia dhe policia që janë besnike të Erdoganit donin të jepnin një sinjal para 17 dhjetorit. Në këtë ditë u bënë të njohuara akuzat për korrupsion kundër qeverisë së Erdoganit. Në atë kohë prokurorë besnikë të Gülenit u shprehën në gazeta rreth korrupsionit në qarqet më të larta qeveritare.

Türkei Razzia gegen Gülen-Anhänger - Polizei durchsucht Redaktion der Tageszeitung Zaman 14.12.2014
Fotografi: Reuters/M. Sezer

Punonjësit e gazetës "Zaman" e shohin këtë veprim si një mesazh shumë të qartë të kampit të Erdoganit: "Është një veprim hakmarrje para përvjetorit të parë të akuzave për korrupsion," tha gazetari Mustafa Jilmaz për Deutsche Wellen. Që policia vjen e arreston në zyrat e një gazete kryeredaktorin ndodh përndryshe vetëm në rastet kur bëhet një grusht shteti, tha Jilmaz, i cili u shpreh për një "goditje të rëndë të lirisë së shtypit" në Turqi. Arrestimet kishin madje ditë që priteshin.

Priten hapa të mëtejshme të qeverisë

Arrestimet shënojë një dimension të ri në trajtimin nga qeveria të kundërshtarëve të vërtetë apo të supozuar. Kemi një "fazë të re të shtrëngimit të morsës ndaj medias dhe lirisë së shprehjes," tha gazetari Yavuz Baydar për Deutsche Wellen. Baydar dhe vëzhgues të tjerë presin hapa të tjerë të qeverisë të cilën e akuzojnë për tendenca autoritare.

Ngjarjet në Turqi mund të jetë edhe çështjen e takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të BE-së, shkruan ish-ambasadori i BE në Ankara, Marc Pierini, në Twitter. Edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, u shpreh i shqetësuar dhe e quajti aksionin policor kundër gazetës dhe Dumanliut si "shumë shqetësues".