1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan - nuk është president i të gjithëve në Turqi

Baha GüngörVilma Filaj-Ballvora28 Gusht 2014

Erdogan pretendon të marrë pushtetin në të gjithë vendin. Recep Tayyip Erdogan është i pari president, i zgjedhur nga populli në Turqi. Por pretendimet e tij për pushtetin janë shumë më të gjëra.

https://p.dw.com/p/1D34r
Präsidentschaftswahl in der Türkei Erdogan 10.08.2014
Fotografi: Reuters

Pas fitores së Erdoganit në zgjedhje (10.08.2014) ne rreth 52 %, pasuan urimet e obliguara dhe korrekte politike nga Evropa, si për shëmbull nga kancelarja Angela Merkel. Ajo theksoi rëndësinë e madhe të Turqisë në një rajon të vështirë. Por vështirë se do të plotësohet dëshira e presidentit të Komisionit Evropian José Manuel Barroso dhe presidentit të Këshillit të BE Hermann Van Rompuy, që Erdogan të luajë rolin e pajtuesit në politikën e brendshme.

Erdogani vetë ka pralajmëruar një "rë të re" duke shtuar se "grindjet i takojnë së kaluarës". Këto fjalë tani duhet të zbatohen në vepra. Para marrjes së postit të tanishëm ai ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në ceremonitë festive të Vitit të Gjykatave 2014/2015 me 1 shtator, nëse atje flet presidenti i odës së avokatëve Metin Feyzioglu, i cili para katër muajsh e ka kritikuar stilin e udhëheqjes së shtetit nga Erdogani.

Por nëse Feyzioglu nuk flet, kjo do të ishte në kundërshtim me konventat për të drejtat e njeriut, që parashikohet edhe me kushtetutën e Turqisë për liritë dhe të drejtën e mendimit të lirë.

Erdogani dhe pasuesi i tij besnik Davutoglu
Erdogani dhe pasuesi i tij besnik DavutogluFotografi: Reuters

Përcaktimet kushtetuese

Ekspertët po debatojnë aktualisht se në ç'masë Erdogani do t'i përmbahet Kushtetutës, kur dihet se ai në vend të neutralitetit politik si president, edhe më tej angazhohet për Partinë e tij AKP, e cila mban pushtetin prej vitit 2002. Paraardhësi i tij Gül i ka respektuar përcaktimet kushtetuese, që të jetë përfaqësues i vendit. Ai ishte distancuar nga AKP dhe ka mbajtur raporte të mira edhe me opozitën parlamentare.

Erdogani do të veprojë ndryshe, thotë profesiori Ibrahim Kaboglu, i cili flet për një "puç të mundshëm kushtetues". Posti i Erdoganit si kryeminsitër ka përfunduar me 15 gusht, me shpalljen e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Ai kritikon faktin, që Erdogani ka vazhduar të kryejë detyrat si më parë.

Por partia në pushtet hedh poshtë këto kritika në mënyrë kategorike. Zëdhënësi i AKP, Hüseyin Celik, thotë se ata nuk kanë gjetur asnjë pengesë juridike që Erdogani ka mbetur për këtë periudhë në postin e kryeministrit. "Ai do të bashkëpunojë ngushtë me kryeministrin e ardhshëm Ahmet Davutoglu“. Ndërsa Burhan Kuzu pohon se Erdogani është një "politikan shumë karizmatik, i cili do ta vë nën hije pasardhësin e tij Davutoglu".

Türkei Sonderparteitag Nachfolge Erdogan
Erdogan ka ndikim të madh në partinë e tij AKPFotografi: picture-alliance/AA

Rendi i ri i Erdoganit

Ekspertja për çështje politike Ayse Ayata nga Middle East Technical University (METU) në Ankara flet për "ligjet e Erdoganit", sepse ai "është duke bërë një rend të ri, po bën çfarë po do dhe nuk përkulet para Kushtetutës". "Turqia është një regjim autoritar i mbështetur nga shumica. Partitë opozitare i kanë duart e lidhura. Erdogani nuk do të ndjehet i detyruar që t'i japë llogari askujt dhe do të sundojë me ndihmën e regjimit të tij autoritar."

AKP aktualisht ka 313 nga 537 mandatet e Parlamentit. Për të bërë ndryshimet kushtetuese i duhen dy të tretat, pra 367 vota. Ai shpreson se do ta arrijë këtë shumicë në zgjedhjet e radhës, që priten pas tetë muajsh.

Në parlamentin turk AKP ka AKP 313 prej 537 vendeve.
Në parlamentin turk AKP ka AKP 313 prej 537 vendeve.Fotografi: ADEM ALTAN/AFP/Getty Images

Erdogani do të mbetet në pushtetin e presidentit për të paktën pesë vitet e ardhshme. Por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fatin e partisë së tij AKP. Nëse Erdogani vërtetë do të fusë sistemin presidencial? Çfarë do të ndodhë me demokracinë në Turqi? Në ç'masë do të përzihet në punët e qeverisë?

Në Turqi ai nuk do të ketë ndonjë rezistencë të madhe. Kritikat për korrupsion po fshihen për momentin nën çilim. Partitë nga e majta, apo e djathta janë të dobëta, sikur edhe grupet e shoqërisë civile. Ato do të jenë të pafuqishme për të ndryshuar kahjen e Turqisë drej një sistemi njëpartiak, nën udhëheqjen e Erdoganit.