1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Energji për të gjithë

Klaus Jansen/Bahri Cani2 Qershor 2013

1,2 miliardë njerëz jetojnë pa energji elektrike. Deri më 2030 situata duhet të ndryshojë. Pa energji elektrike nuk ka shansa as lufta kundër varfërisë.

https://p.dw.com/p/18hkV
Fotografi: KfW-Bildarchiv / Fotograf: Thomas Klewar

Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara i kanë vënë vetes synime shumë ambicioze: çdo njeri duhet të ketë energji elektrike, ndërsa energjia e ripërtëritshme duhet të dyfishohet. Të gjitha këto qëllime duhet të arrihen deri në vitin 2030. Kjo është e pamundur, në qoftë se vazhdohet si deri tani, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, të prezantuar në Vjenë (më 28.05.2013). Raporte të ngjashme do të ketë çdo vit.

Në 20 vitet e fundit është bërë shumë në mbarë botën: 1, 7 miliardë njerëz janë kyçur për herë të parë në rrjetin elektrik. Por njëkohësisht numri i bënorëve në mbarë botën është rritur në 1,6 miliardë. Ndaj Banka Botërore konstaton se tempoja e qajeve duhet të dyfishohet, deri në 2030.

"Vetëm gjërat që mund të maten mund të zbatohen", pohon Rachel Kyte nga Banka Botërore. Fillimisht duhet të mblidhen të dhënat dhe të formulohen qëllimet. Kështu mendon edhe Claudia Kemfert nga Instituti Gjerman për Hulumtime Ekonomike në Berlin: "Ky është një raport shumë i rëndësishëm, sepse shihet qartë se ku janë bërë përparime e ku duhet punuar më shumë, nëse duam t'i realizojmë qëllimet tona."

Vereinte Nationen Flagge Symbolbild
Flamuri simbolik i OKBFotografi: DW/F. Görner

Në Nigeri dhe në Afganistan për shembull, gati gjysma e popullatës jeton pa energji elektrike. Në Indi jetojnë pa energji rreth 300 milionë njerëz, ndonëse kohët e fundit është bërë shumë.

Detajet e paqarta

Aktualisht nuk dihet saktë se si këta njerëz mund të kyçen në rrjetet elektrike dhe në ç'masë kjo energji duhet të përfitohet nga burime alternative. Stefan Schleicher nga "Qendra Wegener për Klimë dhe Ndryshime" në Grac të Austrisë thotë në një intervistë për Deutsche Wellen se decentralizimi i furnizimit me energji elektrike është strategjia më e mirë e mundëshme. "Në zonat rurale është e pakuptimtë të vendosen përçues, sepse në këto vende njerëzit që nuk kanë telefona tokësorë janë furnizuar me telefona celularë. Një zhvillim të ngjashëm mund të ketë edhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike", pohon ai.

Edhe ekspertja Claudia Kemfert beson se kjo është një zgjidhje e mirë. "Nëse e përdorim teknologjinë me energji të ripërtëritshme, mund të arrihet shumë", thotë ajo.

Banka Botërore konstaton se përdorimi i energjisë së ripërtëritshme momentalisht arrinë nivelin prej 18 %. Deri në vitin 2030 kjo përqindje duhet të shtohet në 36. Stefan Schleicher thotë se për një gjë të tillë nuk ekzistojnë plane të detajuara. "Qëllimet duhet të ndërlidhen gjithmonë me me plane konkrete dhe kjo nuk pasqyrohet në raportin e paraqitur", mendon ai.

Logo der Weltbank in Washington USA
Logo-ja e Bankës BotëroreFotografi: picture-alliance/dpa

Ndërsa Claudia Kemfert është e mendimit se megjithatë ka elemente të këtyre planeve: "Raporti bën të qartë se për energji të ripërtëritshme duhet të ketë subvencione." Por në këtë drejtim ende nuk është bërë shumë. Ajo shpreson se vitet e ardhëshme do të shtohet edhe presioni ndërkombëtar. Por edhe Banka Botërore e ka të qartë se do të nevojiten edhe qindra miliardë dollarë amerikanë, për të realizuar synimet e parashtruara.