1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dyqanet 1-dollar në SHBA dhe pabarazia shoqërore

Janosch Delcker / exh31 Gusht 2014

Në luftën për blerjen e znixhirit të dyqaneve me çmime të lira "Family Dollar" ndeshen dy konkurrentë. Historia e betejës së hidhur flet për më të varfërit dhe më të pasurit në SHBA.

https://p.dw.com/p/1D48R
Fotografi: DW/J. Delcker

Filiali i Family Dollar në të cilin blen rregullisht Wilfredo Rosario, ndodhet nën shinat e ndryshkura të trenit të lartë, fare pranë apartamentit të tij në jug të Bronksit. Lagjia e Nju Jorkut është ndër më të varfërat në SHBA. "Nëse ky dyqan do të mbyllej, do më prishte punë", thotë 35-vjeçari, "do të ishte shumë e shtrenjtë për mua dhe familjen time."

Ajo që shumë klientë nuk dinë është se prapa kulisave të supermaketit të lirë zhvillohet një betejë e ashpër për blerjen e zinxhirit të dyqaneve, që mund të ketë pasoja për njerëzit si Rosario. Fillimisht Family Dollar bëri të ditur në fund të korrikut 2014 se dyqani me çmime të lira Dollar Tree do të blente firmën për 8,5 miliardë euro (rreth 6,4 miliardë euro). Më pas me Dollar General u shfaq një tjetër supermarket me çmime të lira, i cili ofronte më shumë para. Në fund drejtuesit e Family Dollar e refuzuan këtë ofertë për shkak të problemeve që mund të dilnin me ligjet e konkurrencës. Se si do të përfundojë beteja për blerjen është e paqartë.

Geschäfte South Bronx New York USA Family Dollar
Dyqane në Bronks, Nju JorkFotografi: DW/J. Delcker

Nga njëra anë miliarda, në anën tjetër një dollar

Ndërkohë që drejtuesit dhe investuesit negociojnë për shuma miliardëshe, të varfërit në SHBA organizojnë jetën e tyre rreth shumave 1-dollarëshe. Në lagjet me të ardhura të ulëta në Nju Jork si Harlemi spanjoll, Bronksi jugor apo lindja e Nju Jorkut rrugët janë të mbushura me dyqane në të cilat shiten shampo, pica apo bateri për 99 qindarka ose një dollar.

"Dyqanet e lira ekzistojnë qëkurse njerëzit jetojnë në qytete", thotë Louis Hyman në intervistë me DW. Historiani i ekonomisë hulumton në Cornell University: "Dyqanet një dollar kanë lindur në vitet '50 dhe '60 të shekullit të kaluar. E re ishte që nuk bëhej fjalë për dyqane të vogla të pavarura ku mund të gjeje gjithçka por që dyqanet ranë në varësinë e zinxhirëve të përhapur në gjithë SHBA-në e më vonë në gjithë botën." Kështu Dollar Tree, nja nga dy konkurrentët për Family Dollar, e merr rreth 40 për qind të mallit të tij nga Kina, thotë Hyman.

New York USA Family Dollar Mann mit Kind New Yorker Stadtteil Spanish Harlem
Familjet me të ardhura të ulëta më të prekurat nga mbyllja e filialeve të dyqaneve 1-dollar.Fotografi: DW/J. Delcker

Përfituesit nga kriza

Megjithatë çdo zinxhir dyqanesh 1-dollar është ndryshe. Ndërkohë që Dollar Tree ofron kryesisht çikërrima për një dollar ose më pak, Family Dollar shet ushqime, artikuj higjene dhe madje edhe medikamente pa recetë. Pjesa më e madhe e produkteve tek Family Dollar kushtojnë më shumë se një dollar. Në fund "1-dollar" në emër simbolizon një koncept për produkte shumë të lira, dhe jo çmimin e vërtetë. "Gjen çdo gjë. Edhe çmimet janë super, vështirë të gjesh gjetkë më lirë", thotë banori i lagjes Bronks, Rosario, "dhe mund të paguash me bono ushqimi." Sipas të dhënave të drejtuesve një pjesë e madhe e klientelës jeton me ndihmë sociale.

Dyqanet 1-dollar janë përfitues nga kriza; ngushticat ekonomike sjellin klientë potencialë. "Gjatë recesionit të madh (pas krizës financiare 2007/2008 shën.red.) kur të gjitha aksionet humbën në mënyrë drastike në vlerë, vlera e aksioneve të dyqaneve 1-dollar u ngrit në qiell, pasi amerikanët ishin të detyruar të blinin atje. Dhe kjo ishte fantastike për investuesit", thotë Louis Hyman.

Ndërkohë tregjet e aksioneve e kanë marrë veten, të ardhurat neto të familjeve amerikane janë aq të larta sa para krizës. Nga kjo kanë përfituar më të pasurit, 1 për qind e popullsisë si dhe klasa e lartë dhe e mesme e vendit, aksionerët dhe pronarët e shtëpive. Të varfërit në vend nuk kanë përfituar asgjë, rrogat dhe pagat nuk lëvizin, shërbimet sociale janë shkurtuar, të dy këta faktorë veçanërisht të rëndësishëm për familjet me të ardhura të ulëta.

Geschäfte Spanish Harlem New York USA
Fotografi: DW/J. Delcker

Më pak fitim

Megjithëse Family Dollar vazhdon të punojë me fitim, të ardhurat nga biznesi kanë rënën në një nivel që nuk i përgjigjet më objektivave të fitimit që kërkon bursa. "Firma ka vërtet një xhiro prej 10 miliardë dollarësh në vit, por një marzh shumë më të vogël fitimi se sa Dollar Tree apo Dollar General", thotë historiani i ekonomisë Hyman. Plani i dy ofruesve është tani të bashkojnë xhiron e lartë të Family Dollar me normat e tyre të larta të fitimit.

Për banorët e lagjeve me të ardhura të ulëta si Bronksi i jugut është e rëndësishme të kenë supermarketet e lira. "Nëse arrijnë marrëveshjen për blerjen, Dollar Tree apo Dollar General do të mbyllin shumë filiale të Family Dollar", beson Hyman. "Kjo është pabarazia e re në SHBA. Hedgefonds realizojnë fitime duke mbyllur dyqanet 1-dollar."

Kur Dollar Tree në fund të korrik bëri të ditur se donte të blinte Family Tree, u tha se priteshin kursime prej rreth 300 milionë dollarë (rreth 227 milionë euro) kursime në vit nga të ashtuaquajturat "efekte sinergjie". Shpesh kjo do të thotë se duhet të mbyllen filialet në lokalitet më pak fitimprurëse; në veçanti mallrat ushqimore të cilat shiten kryesisht në lagjet e varfëra, kanë një marzh të ulët fitimi. Në të njëjtën ditë që u bë publike oferta për blerje, vlera e aksioneve të Family Dollar u rrit me rreth 25 për qind.