1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shoqëria & Kultura

Enciklopedi e re me formë të re

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ka zgjedhur ekipin e ri redaktues të Enciklopedisë Maqedonase. Redaktor i ri i enciklopedisë Maxhunkov theksoi se është e nevojshme të hartohet një enciklopedi moderne.

Kapaku i librit Makedonska Eciklopedia

Një grup i ri shkencëtarësh, profesorësh dhe studjuesish nën drejtimin e Mitko Maxhunkovit janë ngarkuar me hartimin e enciklopedisë së re të Maqedonisë. Kryeredaktor i ri i redaksisë akademiku, Mitko Maxhunkov, thotë: "Me të vërtetë do të hartojmë një enciklopedi bashkëkohore, e cila do të jetë e hapur për të gjithë."

"Së pari grupin e punës e pret një debat serioz lidhur me fatin e botimit të parë të enciklopedisë," - shprehet kryetari i ASHAM-së Gjorgji Stardellov, pas konstituimit të redaksisë së re, e cila në ndyrshim nga ekipi i mëparshëm ka në përbërje edhe akademikë dhe shkencëtarë shqiptarë e turq.

Varianti i Enciklopedisë Maqedonase i përgatitur nga ekipi i parë editorial nën udhëheqjen e akademikut Bllazhe Ristovski shkaktoi zemrim të madh tek opinioni i ekspertëve si dhe tendosi edhe marrëdhëniet etnike për shak të përkufizimeve ofenduese të personaliteteve dhe të një pjese të historisë së shqiptarëve në Maqedoni.

Libra te vjeter

Edicionin e ri elektronik në gjuhën angleze

Redaktor i ri i përgjithshëm sqaron se edicioni i ardhshëm i enciklopedisë do të shoqërohet edhe nga një botim elektronik, që do të përkthehet edhe në gjuhën angleze. Duke qenë në dispozicion të të gjithë botës ky variant ofron një mundësi për t'u plotësuar dhe korrigjuar përherë me njohuri të reja dhe fakte për njerëzit, ngjarjet dhe njohuri të tjera për hapsirat maqedonase.

"Pothuajse çdo artikull i eciklopedisë do të pësojë ndryshime. Nëse edicioni i parë enciklopedik i nënshrohet kësaj forme me një vlerësim kritik, ajo do ta ketë jetën e vet. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë konflikte ndaj njëri-tjetrit." - vlerëson akademiku Maxhunkov. Sipas tij për të riparë rezultatet nevojiten të paktën tre apo katër vjet, që më pas të dërgohet në prodhim versioni i ri i Enciklopedisë Maqedonase.

Deri tani kemi folur për një redaksi, por jo edhe për një enciklopedi të re. Nëse ajo do të ndryshohet, korrigjohet apo do të jetë edicion i zgjeruar, do të varet nga vendimi lidhur me edicionin e parë, të cilin do ta marrë kuvendi i Akademisë së Shekncave dhe Arteve të Maqedonisë, në fund të këtij muaji ose në muajin prill," - sqaron kryetari i akademisë Gjorgji Staredelov.

"Meqë enciklopedia do të na prezantojë para gjithë botës, së pari duhet të fillohet me versionin në gjuhën angleze, i cili do t'i shtojë kriteret për përpilimin e përkufizimeve. Dhe më pas ky version të përkthehet në gjuhën maqedonase dhe shqipe," - theksoi kryetari i saj, Stardellov.

Enciklopedia Maqedonase u promovua si një ndër librat më të mirë, por ajo shkaktoi një stuhi të vërtetë politike dhe shkencore në vend dhe më gjërë. Por përpjekjet për një politizim të ri apo presion partiak ndaj enciklopedisë së re, siç ishte bërë nga përfaqësuesit politikë shqiptarë, janë sipas akademikut Stardellov të papranueshme. Ai i konsideron si jo civile dhe jo humane thirrjet për ndezjen dhe shkatërrimin e edicionit të parë të enciklopedisë, gjë që ishte kërkuar nga disa shkrimtarë e kolumnistë shqiptarë, por edhe nga një pjesë e opinionit maqedonas.

"Ekipi i ri redaktues duhet të ballafaqohet me faktet, por nuk do të lejojë që ajo vetë të bëjë recenzimin dhe korigjimet e argumenteve të shkencës," konkludoi kryetari i ASHAM-së pas konstituimit të redaksisë së re për hartimin e enciklopedisë.

Autor: Aleksandar Çomovski /Qeriman Bekteshi
Redaktor: Pandeli Pani

Më shumë nga rubrika