1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ekonomia

Fitues dhe humbës - Shtetet e Ballkanit në krizë

Kriza financiare dhe ekonomike botërore e ka prekur rëndë Evropën Juglindore duke i gjetur të papërgatitur këto vende, që ndodhen në kulmin e procesit të tranzicionit dhe të ripërtëritjes.

Fitues dhe humbës - Shtetet e Ballkanit në krizë

Fitues dhe humbës - Shtetet e Ballkanit në krizë

Likeri nga Budapesti ka aromë të mirë dhe është i shijshëm, reklama është gjithashtu e gëzueshme dhe dehëse. Gotat trokiten me gëzim kundër depresionit financiar - prodhuesi hungarez i pijeve alkoolike Zwack Unicum nuk vuan nga kriza. Drejtori ekzekutiv, gjermani Frank Odzuck madje në kohën e krizës ka një biznes jashtëzakonisht të mirë: "Sigurisht që si pasojë e krizës hungarezët merren më shumë me vetveten dhe preokupohen se si t' ia dalin mbanë."

Hungaria në gjendje të vështirë

Në Hungari gjendja është më e vështirë se në të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, ankohet Manfred Bey nga klubi gjerman i ekonomisë në Budapest: "Natyrisht që kjo i prek investitorët. Ju nuk duhet të harroni, që një pjesë e madhe e produkteve, që prodhohen këtu nga gjermanë ose të huaj, janë produkte eksporti. Nëse tregjet e eksporteve në mbarë botën dobësohen, atëherë kjo ndihet edhe këtu."

Tani që ka nisur ringjallja - Hungaria nuk po përfiton asgjë, shpreh keqardhjen politologu hungarez Zoltan Kiszely: "Këto janë koncernet e mëdha të huaja që vjelin fitimet, e kjo do të thotë, që në Hungari kapitali thuajse nuk akumulohet fare dhe përfitimet shkojnë vetëm jashtë vendit. Ndërmarrjet e nivelit të mesëm në Hungari nuk kanë ansjë mundësi të bëjnë diçka."

Ky është problem i krijuar brenda vendit. Borxhet e mëdha shtetërore e kanë bërë Hungarinë të ndjeshme ndaj krizës, gjë që pengon edhe ripërtëritjen e shpejtë ekonomike pas saj: "Kreditë përdoren për shpenzime luksi, pra me kreditë e dhëna nuk është investuar, çka do të thotë, që është shumë e vështirë, që kreditë e marra të shlyhen nga të ardhurat e zhvillimit ekonomik."

E vetmja rrugëdalje është: "Njerëzve duhet t' u bësh të qartë me sinqeritet, që ne kemi vështirësi, dhe se ata duhet të sakrifikojnë për një periudhë të caktuar kohe, dhe pas kapërcimit të saj ata mund ta marrin kompensimin. Për aq kohë sa kjo nuk ndodh, Hungaria nuk mund të dalë nga kriza."

Banka Qëndrore në Rumani

Banka Qëndrore në Rumani

E ngjashme është gjendja edhe në Bullgari

Lajmi i mirë është, që pas dymbëdhjetë vjetësh rritjeje të shpejtë dhe të vazhdueshme ekonomike dhe humbjesh të konsiderueshme nga kriza financiare investitorët sërish kanë nisur të aktivizohen. Lajmi i keq është, që kuota e të papunëve po rritet vrullshëm. Ekonomia po tkurret vazhdimisht. Qeveria po avancon me hapa shumë të ngadaltë në reformat e nevojshme ekonomike dhe në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni madje po e rëndon shumë ripëtëritjen ekonomike.

Më e favorshme duket gjendja në Shqipëri

Sivjet pritet një rritje ekonomike me 3 përqind. Shqipëria po e merr veten mirë, sepse sistemi financiar nuk është i integruar fort në tregjet ndërkombëtare të financave. Një fat ky për Shqipërinë, sepse në rast të kundërt kriza e sistemit financiar do ta kishte prekur rëndë edhe këtë vend. Një efekt pozitiv anësor i krizës është, se në Shqipëri tashmë nuk ka mungesë të personelit të kualifikuar. Aktualisht në Shqipëri po kthehen të gjithë shqiptarët e kualifikuar mirë jashtë vendit, një fakt ky që e gëzon Sami Gjergjin, sipërmarrës i në sektorin e ushqimeve në Durrës. "Ka një tendencë për t' u kthyer në Shqipëri. Kriza ekonomike po i kthen njerëzit në atdhe, ata humbasin vendin e punës në emigracion e si rrjedhojë u duhet të kthehen në atdhe, ku kërkojnë punë. "

Firma Flender, nga Gjermania prodhon në Serbi gjeneratorë.

Firma Flender, nga Gjermania prodhon në Serbi gjeneratorë.

Në Rumani milionerët preferojnë të investojnë vetëm privatisht

Viktimat shqiptare të krizës jashtë vendit në atdhe gjejnë sërish punë, nëse janë të kualifikuar mirë. Ndërsa në Shqipëri njerëzit janë të gëzuar për këtë fakt, në Rumani ata derdhin lot. Problemi nuk janë vetëm borxhet e mëdha, por edhe një krizë e rëndë qeveritare po pengon reformat dhe programet koniunkturore. Milionerët në Bukuresht si Ion Blazac preferojnë të investojnë vetëm privatisht: "Ne këtu po kalojmë një krizë financiare. Paraja po zhvleftësohet. Por nëse blen një ferrari, atëherë kjo ia vlen me një humbje modeste të vlerës prej 5 përqind në vit."

Në Serbi ekonomia sërish po shënon rritje

Ndërsa në Rumani motorri ngec, në Serbi ekonomia sërish po shënon rritje. Projektet e investimit në vlerën 600 milionë euro janë shtyrë, por ato nuk janë anulluar. Tani firmat e huaja po investojnë sërish fuqishëm. Si impuls fillestar shërbeu një veprim i mençur i qeverisë. Marrëveshja e tregtisë së lirë me BE-në e bën Serbinë më tërheqëse se kurrë për investitorët e huaj. Në Serbi mbizotëron tani fryma e optimizmit pa skrizës. Por ne kemi edhe nevojë për të kompensuar humbjet, thotë një shofer taksie: "Të kemi shendet dhe punë, kjo është e rëndësishme. Ne nuk duam të shohim gjithmonë jetën e të tjerëve. Ne duam të jetojmë edhe vet mirë."

Autor : Andreas Meyer-Feist / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama

DW.DE

Audio dhe video për temën

Më shumë nga rubrika