1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kronikë e procesit reformues të BE-së

Me marrëveshjen për reformën e Bashkimit Evropian, të ashtuquajturën "Marrëveshja e Lisbonës", Bashkimi Evropian duhet të vendoset mbi baza të reja.

Marrëveshja e Lisbonës do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

Marrëveshja e Lisbonës do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

Para së gjithash BE duhet të bëhet më efiçient dhe kjo jo vetëm përmes ndryshimit të procedurave në marrjen e vendimeve. Në të ardhmen presidenca e radhës së BE-së nuk do të zgjasë vetëm gjashtë muaj siç ndodh aktualisht, por do të zgjidhet nga Këshilli i presidentëve dhe kryeministrave për një mandat dy vjetë e gjysëm. Pas një ngurrimi të gjatë më në fund edhe presidenti çek Vaclav Klaus nënshkroi marrëveshjen e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

Kushtetutë të përbashkët në Evropë ?

Qysh para fillimit të zgjerimit në Lindje politikanët kryesues evropianë kanë filluar të mendojnë për një reformë të brendshme të Bashkimit Evropian. Proceset vendimmarrëse konsideroheshin si të plogështa, struktura e BE-së si jo shumë demokratike. Megjithatë me pranimin e dhjetë anëtarve të rinj në vitin 2004 u konfirmua argumenti se marrëveshja aktuale e Nisës nuk është e përshtatshme për një Bashkim Evropian të madh. Kjo bëri që të mendohet seriozisht për një kushtetutë të përbashkët në Evropë. Nga njëra anë ajo do të duhej të kufizojë mundësitë e vetos së vendeve anëtare me çka Bashkimi Evropian do të bëhej më funksional dhe nga ana tjetër të forcojë kompetencat e Parlamentit Evropian.

Bashkimi Evropian duhet të vendoset mbi baza të reja.

Bashkimi Evropian duhet të vendoset mbi baza të reja.

Në vend të kushtetutës një "Marrëveshje për reformat"

Megjithatë francezët dhe holandezët e refuzuan marrëveshjen përmes referendumeve popullore në vitin 2005. Pasi që të dyja shtetet bënin pjesë tek kombet themeluese të BE-së dhe konsideroheshin si motor të unitetit evropian çorientimi tek qeveritë e vendeve evropiane ishte e madhe. Pas një pauze të menduari Këshilli Evropian vendosi gjatë presidencës gjermane të BE-së në vitin 2007 që në vend të kushtetutës të miratojë një 'Marrëveshje për reformat". Pasi që vendimi për të u morr në fund të vitit 2007 në Lisbonë ajo quhet "Marrëveshja e Lisbonës".

Irlanda mezi u bind

Edhe Marrëveshja e Lisbonës dështoi fillimisht në një referendum të organizuar në Irlandë në vitin 2008 ndërkohë që procesi i ratifikimit ishte në vlugun e tij. Kësaj radhe u krijua për një farë kohe përshtypja se të gjitha përpjekjet për reformimin e BE-së dështuan përfundimisht. Megjithatë qeveria irlandeze pas disa lëshimeve të bëra nga vendet e tjera anëtare organzoi edhe një referendum në tetor të vitit 2009. Kësaj radhe shumica e irlandezëve ishin pro marrëveshjes.

Pas Irlandës erdhi Çekia

Pengesa më e madhe përfundimisht ishte Çekia. Edhe pse të dy dhomat e parlamentit e kishin ratifikuar marrëveshjen dhe gjykata kushtetuese e cilësoi atë si të padëmshme, presidenti çek Vaclav Klaus ngurronte të hidhte nënshkrimin e tij. Klaus nuk e ka fshehur kurrë se është kundër kësaj marrëveshje duke e arsyetuar qëndrimin e tij me humbje të sovranitetit kombëtar. Vetwm pas marrjes së një vendimi të dytë pozitiv të Gjykatës Kushtetuese dhe lëshimeve politike të 26 vendeve anëtare Klaus lëshoi pe përfundimisht më 3 nëntor. Në këtë mënyrë u përmbyll edhe procesi i ratifikimit.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor

Autor : Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

Më shumë nga rubrika

Kontakt

Kontakt

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Kurt-Schumacher-Str. 3
D -53110 Bonn
Deutschland

Telefon:  +49 228 429-4685
Telefaks: +49 228 429-4690

E-mail:  shqip@dw-world.de

http://www.dw-world.de/albanian