1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ekonomia

Eksporti kyçi i suksesit të ekonomisë gjermane

Si vend exportues Gjermania është prekur prej kirzës ekonomike më tepër se shumica e vendeve të tjera në BE. Por ndaj këtij modeli nuk duhet të ketë dyshime, sepse eksporti vauhdon të jetë receta e suksesit të ekonomisë.

Automobilë të firmës Ford transportohen për eksport përgjatë lumit Rin

Rreth gjysma e mallrave të prodhuara në Gjermani shkuan për eksport. Kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ky është përfundimi i një studimi të Institutit për ekonominë gjermane në Këln. Prej krizës nuk ka nevojë të bëhen ndryshime, sepse Gjermania është e përgatitur për një rritje të mëtejshme ekonomike. Kjo për faktin se thuajse në të gjithë botën ka edhe më tej nevoja të mëdha për investime - thekson drejtori i këtij instituti Michael Hüther. "Thuajse në të gjithë botën kemi një situatë të tillë që kursimet janë më të larta se investimet. Më e qartë paraqitet kjo gjendje në Lindjen e Mesme, në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura si dhe në Azi."

Në dhjetëvejçarët e ardhshëm popullsia e botës do të rritet më tej, sidomos në vendet e reja të industrializuara dhe në qytete. Po ashtu në vitn 2050 numri ti të moshuarve do të jetë trefishuar. Sipas Hütherit Gjermana është e prëgatitur mirë për këto megatendenca. "Të gjiktha këto janë kërkesa ndaj infrastrukturës ekonomike, investimeve në sektorin e shkollimit, në bioteknikë dhe teknikën dhe pajisjet mjeksore. Të gjitha këto i përgjigjen si të thuash spektrit të prodhimeve të ekonomisë gjermane dhe janë fusha që mund të vazhdojnë të furnizohen me sukses edhe në vitet e ardhshme."

Grafiku i institutit IFO mbi indeksin e klimës së biznesit për periudhën maj 2008-maj 2009

Problem mosdhënia e kredive firmave dhe tendecat e proteksionizimit

Sipas tij ekonomia gjermane është e pajisur më mirë se vendet e tjera edhe përballë pakësimit të rezervave dhe ndryshimeve klimatike. Në Gjermani ka njohuri dhe përvojë të mirë në lidhje me energjitë e riciklueshme, dhe prodhuesve alternativë të energjisë.

Sipas raportit edhe argumenti i pagave të larta në Gjermani në krahasim me vendet e tjera po të shihet më nga afër nuk qëndron. Sipas Hütherit në vendet e industrializuara pra dhe në Gjermani rrogat janë rritur në mënyrë modeste. Kjo ka bërë që të mos pakësohet numri i vendeve të punës dhe të rritet edhe fuqia blerëse. E rrezikshme do të ishte për Gjermaninë në rast se vendi bie në deflacion, si në rastin e Japonisë së viteve 90-të, thotë Michael Hüther. Në Japoni pati ulje të vazhdueshme të çmimeve, gjë që çoi në paralizimin e ekonomisë.

Probleme sipas studimit mund të lindin edhe në rast se bankat nuk u japin më kredi firmave që po çlodhen nga recensioni, apo nga tendecat e proteksionizimit që vihen re në disa vende. Për të dyja këto raste kërkohet që politika të marrë me kohë masat e nevojshme.

Autor: Anja Dobrodinsky / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga rubrika