1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

9 Maji dhe Muaji i Evropës në Shqipëri

9 Maj 2012

Pёr Shqipёrinё gjatё kёtij viti ёshtё planifikuar jo vetёm evidentimi i 9 Majit, si Dita e Europёs, por i gjithё muaji Maj po konsiderohet si Muaji i Europёs.

https://p.dw.com/p/14sE0
Dita e Evropës në Shqipëri kujton detyrat e shtëpisë
Dita e Evropës në Shqipëri kujton detyrat e shtëpisëFotografi: Mimoza Dhima

Pёr Shqipёrinё gjatё kёtij viti ёshtё planifikuar jo vetёm evidentimi i 9 Majit, si Dita e Europёs, por i gjithё muaji Maj po konsiderohet si Muaji i Europёs. Pёrfaqёsia e Delegacionit tё Komisionit Europian nё Tiranё dhe autoritetet vendore nёpёrmjet njё kalendari tё ngjeshur veprimtarish, qё kanё nё fokus procesin e integrimit europian, synojnё tё ndёrgjegjёsojnё opinionin e gjerё dhe institucionet e tё gjitha niveleve pёr rёndёsinё qё ka kapёrcimi i “provimit” pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat pёr anёtar nё BE nё vjeshtёn e 2012-ës. Dy vitet e fundit Shqipёrisё i ёshtё refuzuar marrja e statusit. Kjo është shoqёruar dhe me publikimin e dy Raporteve të Progresit tё mbushura me kritika tё forta nё mosrealizmin e “detyrave tё shtёpisё”.

Tutje atmosferёs festive qё po pёrçon axhenda e Muajit Europian, ekspertёt e çёshtjeve tё integrimit janё nё njё mёndje se koha pёr plotёsimin e 12 rekomandimeve qё i ka vёnё Brukseli Shqipёrisё ёshtё shumё e shkurtёr. Ndaj dhe duhet veprime energjike dhe konkrete nga klasa politike dhe institucionet nё realizimin e reformave tё kёrkuara.

Vlerësimi për statusin - mbi rezultatet konkrete

Drejtori i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, Ilir Alia, mendon se vlerёsimi i Komisionit Europian pёr ecurinё e reformave do tё bёhet jo nga fjalёt, fjalimet apo raportet qё mbёrrijnё nё Bruksel, por nga rezultatet konkrete. Qoftё pёr shkak tё vetёndёrgjegjёsimit tё klasёs politike, qoftё dhe pёr njё lloj presioni tё drejtpёrdrejtё tё komunitetit ndёrkombёtar ndihet njё frymё bashkёpunuese sё fundi mes aktorёve kryesorё, ka takime dhe propozime pёr ulje nё tryeza pune, thotё pёr DW, Ilir Alia.

Ilir Alia flet për DW
Ilir Alia flet për DWFotografi: DW

“Nuk ёshtё e rёndёsishme se çfarё bisedohet nё kёto takime, rёndёsi ka qё ata po ulen mё nё fund nё tavolina, gjё qё nuk ka ndodhur deri mё tani. Ёshtё shumё i rёndёsishёm dhe fakti tjetёr se lideri i opozitёs Edi Rama pas takimit me Ilir Metёn e LSI-sё, deklaroi se do tё takohet dhe me kryeministrin Sali Berisha, qё mendoj se shёnon njё hap shumё tё madh pozitiv pёr proceset e integrimit tё Shqipёrisё. Mesa duket politikanёt shqiptarё e kuptuan se pёr t'u marrё vesh me njeri tjetrin nuk duhet vetёm ‘pёrkthim nga shqipja nё anglisht dhe sёrish nё shqip', por mund tё flasin direkt ‘shqip me shqip'. Besoj se kjo ёshtё njё rrugё e mbarё pёr tё marrё statusin e vendit kandidat nё muajin tetor tё kёtij viti.”

Detyrat e kujtuara nga Füle

Drejtori ekzekutiv i Lёvizjes Europiane nё Shqipёri, Gledis Gjipali thotё pёr DW se pёr secilin detyrat pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat janё tё qarta. Duke iu rikthyer “minipaketёs” sё eurokomisionerit Stefan Füle, me katёr drejtimet kryesore qё duhen pёrmbushur pёr tё marrё pёrgjigjen pozitive nga Brukseli, Gjipali kujton normalizmin e jetёs parlamentare. Kjo duhet realizuar me anё tё reformёs nё kёtё institucion; kryerjen nё kohё të reformёs elektorale sipas rekomandimeve tё OSBE/ODIHR-it; zbatimin e ligjit nё luftёn kundёr korrupsionit, krimit tё organizuar, pёr zgjidhjen e problemit tё imuniteteve tё zyrtarёve tё lartё etj.; respektimin e tё drejtave tё njeriut, eleminimin e formave tё diskriminimit ndaj grupeve tё margjinalizuara, komunitetit rom, LBGT, personave me aftёsi tё kufizuar etj.

“Unё e shikoj me optimizёm procesin. Kjo nga vetё qёndrimi i Komisionerit Stefan Füle dhe shёrbimeve tё Komisionit Europian, qё kanё shprehur indirekt nё njё farё mёnyre qё janё gati tё tolerojnё pёr Shqipёrinё, tё ulin pёrkohёsisht dhe standardet e kёrkuara, pra, pёr tё kaluar kёtё ngёrç nё marrёdhёniet me BE dhe pёr tё marrё statusin. Por sigurisht qё ka shumё punё mё pas pёr fazёn e hapjes sё negociatave, qё mund tё konsiderohet si fillimi i vёrtetё i procesit dhe afrimi i vёrtetё me Brukselin. Simbolika e marrjes sё Statusit tё vendit kandidat ёshtё shumё e rёndёsishme pёr aksesimin e fondeve tё BE-sё. Jemi nё njё klimё optimiste, favorizuese pёr Shqipёrinё, e cila duhet tё shfrytёzohet. Nё rast tё kundёrt, po na iku dhe ky shans, atёherё na duhet qё tё provojmё sёrish vetёm pas zgjedhjeve parlamentare tё vitit 2013, qё do tё thotё dhe rreth 1 vit e gjysmё vonesё tjetёr pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat pёr nё BE.”

Gledis Gjipali flet për DW
Gledis Gjipali flet për DWFotografi: DW

Ruajtja e ritmit me rajonin

Gjipali mendon se Shqipёria duhet tё ruajё edhe ritmin e procesit integrues nё nivel rajonal. Pasi, sipas tij, vendet e tjera kanё bёrё pёrparime tё dukshme: Kroacia ёshtё nё prag tё anёtarёsimit, Mali i Zi pret hapjen e negociatave, Serbia mori statusin e vendit kandidat dhe ёshtё nё pritje pёr datёn e hapjes sё negociatave, ndёrkohё qё Bosnja pas kapёrcimit tё disa pengesave pritet tё aplikojё pёr marrjen e Statusit tё vendit kandidat.

Drejtori i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, Ilir Alia, thotё se pёr institucionet shqiptare mbetet njё detyrё pёrmanente qё tё kenё mё shumё sensin e transparencёs, si dhe pavarёsi pёr gjyqёsorin dhe institucionet e tjera kushtetuese tё kёtij vendi.

Autor: Arben Muka/ Tiranë

Redaktoi: Auron Dodi