1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Whitney Houston

Shoqëria & Kultura

Vdiq Whitney Huston

Këngëtarja amerikane e muzikës pop dhe aktorja Whitney Houston u nda nga jeta në moshën 48 vjeçare. Ajo ishte një prej këngëtareve më të sukesshme të viteve 1980 dhe 1990. Shkaku i vdekjes nuk dihet.

Siç konfirmoi policia e SHBA-së, Whitney Houston u gjet e vdekur në dhomën e një hoteli në Beverly Hills në Los Angeles të Kalifornisë. "Mjekët e emergjencës bënë të gjitha përpjekjet e mundshme, por nuk mund të arrinin më asgjë", tha një zëdhënës i policisë. Ndërkohë po bëhen hetime mbi shkakun e vdekjes. Por nuk ka të dhëna për ndonjë krim.

Whitney superstar

Whitney Houston

Ajo ka fituar shumë Grammy dhe çmime tjera.

Në vitet 1980 dhe 1990 Whitney Houston konsiderohej si golden girl e industrisë së muzkës. Me këngët "I wanna Dance with Somebody" ajo ishte numri një i hiteve edhe në Gjermani. I dyti hit i saj ishte himni i olimpiadës "One Moment in Time". Kënga e saj "I will Always Love You" për filmin "The Bodyguard", ku ajo luan rolin e një këngëtareje krah yllit të Hollivudit Kevin Costner, u tkhye në një himn dashurie për një gjeneratë të tërë dhe në mbarë botën është kënga më e shitur e një këngëtareje.

Houston, zëri i së cilës kapte tri oktava, është vlerësuar me gjashtë Grammy dhe me disqe të pafundme ari dhe platini. Ajo ka mbajtur shtatë herë radhazi pozicionin një në hite. Këngëtarja me këtë ka tejkaluar rekordet e deritanishme të Beatles dhe Bee Gees.

Probleme me drogë dhe anullim koncertesh

Whitney Houston

Whitney Houston ishte nër këngëtaret më të suksesshme në fund të shekullit të kaluar.

Së fundi Houston luftonte me problemet me drogën dhe alkoholin. Zëri e linte atë në baltë. Ndonëse në vitin 2009 u publikua albumi i comeback-ut të saj, turnetë në vitin pasues u karakterizuan prej kritikave: asaj iu desh të anulonte një sërë koncertesh për shkak të sëmundjes dhe të përballej me kritikat e tifozëve, të cilët zhgënjeheshin nga kënga dhe prezantimet e saj.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Bahri Cani