1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

141211 Griechen Türkei

15 Dhjetor 2011

Në Greqi nuk dëgjohet fjalë tjetër veç krizës, prandaj shumë grekë janë duke u larguar nga vendi. Krahas objektivave klasikë, si përtej oqeanit apo Evropën perëndimore grekët shohin me interes dhe Turqinë.

https://p.dw.com/p/13TOE
E ardhme e pasigurt në Greqi. shumë të rinj emigrojnë
E ardhme e pasigurt në Greqi. shumë të rinj emigrojnëFotografi: fotolia/olly

Një qytetare e Athinës u shpreh në një stacion televiziv. „Unë do largohem me tim shoq dhe vajzën time. Për vajzën time nuk ka këtu të ardhme. Sigurisht që çdo fillim i ri është i vështirë, po kudo tjetër është më mirë se këtu. Nëse ia arrijmë qëllimit, ne duam të shkojmë në Stamboll. Nëse nuk shkojmë dot atje, atëherë do të provojmë në Australi. Kryesorja është të ikim prej këndej".

Armiku bëhet mik në rast nevoje

Stambolli është zgjedhja e parë. Turqia kthehet në vendin e premtuar për grekët. Në raportet mes dy vendeve ka patur aq shumë ndryshime, mendon profesori Dimitrios Triantaphyllou, i cili jeton që prej një viti në Stamboll: „Që ka filluar koha e çtensionimeve midis dy vendeve, 12 vjet më parë, ka ndryshuar diçka në kokat e njerëzve tek të dy popujt, në perceptimin e tjetrit. Ky ndryshim ka bërë që grekët, në varësi të arsimit, krah objektivave tradicionale të largimit si përshembull në Britani të Madhe, SHBA, Gjermani apo Francë, të pyesin edhe "pse nuk e provoj fatin tim edhe në Turqi?"

Protestat- shenja e dëshpërimit të shumë grekëve
Protestat- shenja e dëshpërimit të shumë grekëveFotografi: AP

Për prof. Dimitrios Triantaphyllou opcioni turk është model i suksesshëm. Ai drejton një qendër për studimet ndërkombëtare dhe evropiane në Universitetin Kadir Has të Stambollit. Për akademikët Turqia është vend shumë interesant: „Si akademikë ne kemi marrë vesh nga statistikat, se dy nga 100 universitetet më të mira në botë ndodhen në Turqi. Në Greqi ne nuk kemi një të tillë."

"E pabesueshme para 20 vjetësh!"

Sigurisht që nuk mund të flitet për lëvizje masive të njerëzve drejt Turqisë. Triantaphyollou e di që 20 akademikë janë vendosur në Turqi po ashtu si 300 studentë, që flasin tani rrjedhshëm turqisht. Frika kontakti nuk ka tek njerëzit e rinj, thotë kolegu i Triantaphyllous-it, profesor Nikos Usunolu: „Të rinjtë që nuk kanë patur përvoja të këqija në Turqi, duan të qëndrojnë në Stamboll. Ata janë të impresionuar nga skena kulturore dhe dinamika e qytetit. Sigurisht që ky është fillimi. Statistika nuk ekzistojnë. Por, para 10 apo 20 vjetësh kërkush nuk do të besonte një gjë të tillë.“ Për t'u përmendur është edhe numri i pilotëve grekë, që qëndrojnë në pultin e komandimit të avionëve të shoqërive ajrore turke.

Stambolli është afër dhe i afërt në stil jetese
Stambolli është afër dhe i afërt në stil jeteseFotografi: GNU Christian Koehn

Afrimi nxjerr në dritë të përbashkëtat

Të gjithë ata kanë qenë më parë anëtarë të forcave ajrore greke. Turqia është vend emigrimi jo vetëm për shkak të ekonomisë në lulëzim. Afërsia me atdheun bën të mundur që emigrantët të mos largohen me të gjithë familjen, dhe në rast nevoje të jenë megjithatë shpejt pranë tyre. Përveç kësaj ekziston edhe afërsia në mënyrën e jetesës. Kjo vlen veçanërisht për Stambollin, thotë Professor Triantaphyllou: „Unë mendoj se nëse grekët vijnë këtu, veçanërisht në Stamboll, sepse Stambolli është ndryshe nga pjesa tjetër e Turqisë, pra kur grekët vijnë këtu, atëherë shohin sa afër janë të dy popujt në shumë karakteristika, në kulturën e ushqimit, në jetën e natës e kështu me radhë. Kjo lehtëson shumë marrjen e vendimit për të ardhur këtu.“

Po ashtu klima dhe konsumi janë shumë të ngjashme. Shpesh ato dallojnë vetëm nga emri, ajo që në Greqi quhet uzo në Turqi quhet raki, dhe në vend të gyros thuhet dëner. Në fund të fundit Stambolli u ka pas quajtur dikur Kostandinojë.

Autor: Christian Buttkereit/Aida Cama

Redaktooi: Lindita Arapi