1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
  • Akt terrorist i papërfytyrueshëm

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Akt terrorist i papërfytyrueshëm

    Me miliona teleshikues në të gjithë botën përjetojnë drejtpërsëdrejti se si më 11 shtator 2001 në orën 9:03 (ora lokale) aeroplani United Airlines 175 përplaset në kullën jugore të World Trade Center. 17 minuta më parë aeroplani American Airline 11 kishte ngecur në kullën veriore të simbolit të Nju Jorkut.

  • Fundi i një simboli

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Fundi i një simboli

    Një orë e gjysmë më vonë dy gradaçelat 417 dhe 415 metra të larta janë rrëzuar përfundimisht. Zjarrfikës dhe policë kërkojnë me dëshpërim të mbijetuarit. Ata gjejnë dhe shpëtojnë katër syresh. Shpejt bëhet e qartë: Me mijëra njerëz kanë humbur jetën.

  • Kërkim me dëshpërim

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Kërkim me dëshpërim

    Ditë me radhë të afërmit kërkojnë të humburit. Ata nuk duan ta humbasin shpresën. Nga 2752 viktimat, 1626 arrijnë të identifikohen. Janë njerëz nga të gjitha fetë, pastruese, bankierë dhe shumë forca shpëtimi. Këta kishin nxituar tek kullat për të bërë evakuimin.

  • Ç'duhet bërë paskëtaj?

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Ç'duhet bërë paskëtaj?

    Më 30 maj 2002 punimet e pastrimit në Ground Zero zyrtarisht kanë përfunduar. Fillon diskutimi: Si të përkujtohen viktimat? Si të rindërtohet territori me sipërfaqe prej 65.000 metra katrorë? Një vit pas atentatit vendimi ende nuk është marrë.

  • Projekti nga Libeskind

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Projekti nga Libeskind

    Në shkurt 2003 zgjidhet me konkurs arkitekti i lindur në Poloni Daniel Liebeskind. Në qendër të projektit të tij: «Kulla e paqes», Lartësia: 540 metra, ose 1776 feet. Kjo shifërr përkon me shifrën e vitit të shpalljes së pavarësisë së SHBA-së. Për përkujtimin e viktimave është parashikuat një kopsht i thelluar.

  • Vizitë nga Afganistani

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Vizitë nga Afganistani

    Që nga 7 tetori 2001 SHBA-ja lufton ndaj Afganistanit për të shtënë në dorë ideatorët e atentateve. Hamid Karzai, këtu me guvernatorin e Nju Jorkut, George Pataki, viziton "Ground Zero" qysh para se të zgjidhet president i Afganistanit.

  • Përkujtim dhe konceptim

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Përkujtim dhe konceptim

    Ndërsa të afërmit e viktimave përkujtojnë çdo vit datën e hidhur, diskutimi për formën e ndërtesës që do të ngrihet në vendngjarje vazhdon. Para së gjithash diskutohet për numrin e dyqaneve dhe të zyrave.

  • Plane dhe diskutim

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Plane dhe diskutim

    Në vitin 2003 u rihapën stacionet nëntokësore të trenave. Arkitekti David Childs sjell planet e tij për Freedom Tower. Në vitin 2005 guvernatori i Nju Jorkut, Pataki, kërkon rimodelimin e kateve të poshtme të gradaçelave të planifikuara, për shkaqe sigurie.

  • Krater dhe rreze lazer

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Krater dhe rreze lazer

    Në qershor 2005 prezantohet një projekt i ri i Freedom Tower-it. Në vitin pasues fillojnë punimet e ndërtimeve në Ground Zero. Që nga marsi 2002 janë vetëm dy rreze vertikale me lazer që të kujtojnë gropën që hapën sulmet terroriste në metropolin pulsues.

  • Vetëdije ...

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Vetëdije ...

    Refleksion dhe vetëdijësim kërkojnë shumë njerëz në atë vend, i cili edhe dhjetë vjet pas sulmeve terroriste ka mbetur për amerikanët një vend dhimbjeje.

  • ... dhe kureshtje

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    ... dhe kureshtje

    Mbi 25.000 vizitorë shikojnë çdo vit edhe përparimin e ndërtimeve në Ground Zero. Ndërtesa që do të zëvendësojë World Trade Center sot nuk quhet më «Freedom Tower», por «1 World Trade Center».

  • Tolerancë dhe ndjenja

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Tolerancë dhe ndjenja

    Në shtator 2010 me mijëra banorë të Nju Jorkut dalin nëpër rrugë për të përkrahur ndërtimin e një qendre islamike vetëm dy blloqe larg Ground Zero-s. Ata kërkojnë tolerancë fetare, ndërsa kundërshtarët e projektit iu referohen ndjenjave të të afërmve të viktimave.

  • Osama bin Laden ka vdekur

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Osama bin Laden ka vdekur

    Natën duke u gdhirë 2 maji 2011 Ground Zero shndërrohet në një vend festimesh: Osama bin Laden, ideatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, vritet nga forcat speciale amerikane. Ai qëndronte i fshehur në Pakistan.

  • Siguri nga bombat?

    Vendi i dhimbjes - Ground Zero

    Siguri nga bombat?

    Gjatë ndërtimit të «1 World Trade Center» ka vazhdimisht probleme. Së fundi u desh të ndërroheshin syprinat prej qelqi që vishnin fasadën rezistente ndaj bombave në katet e poshtme. Përurimi është planifikuar për në janar 2014.


    Autor: C. Bergmann / A. Shuka | Redaktor: V. Filaj-Ballvora