1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
  • Themelimi

    NATO në transformim

    Themelimi

    Më 4 prill 1949 në Uashington u themelua NATO (North Atlantic Treaty Organization). Shkas ishte fillimi i Luftës së Ftohtë dhe frika nga ndonjë sulm sovjetik ndaj Perëndimit. Në rast të një sulmi të armatosur ndaj një vendi anëtar, marrëveshja parashikon mbështetje reciproke nga një shtet tjetër, që ka nënshkruar marrëveshjen. Selia e NATO-s u vendos në Paris.

  • Anëtarët

    NATO në transformim

    Anëtarët

    Aleanca më e fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit ka ndryshuar fuqishëm gjatë 60 viteve të shkuara. Pas fundit të Luftës së ftohtë NATO evoluoi nga një aleancë mbrojtëse në një fuqi të ruajtjes së rendit. Numri i përgjithshëm i anëtarëve ndërkohë ka arritur në 28 shtete.

  • Tërheqje dhe transferim

    NATO në transformim

    Tërheqje dhe transferim

    Në vitet 1950, për shkak të SHBA-së si superfuqi botërore e plotfuqishme lindën mosmarrëveshje mbi strategjinë, ndarjen e shpenzimeve, të drejtën e bashkëvendosjes dhe rolin e NATO-s. Më 1 korrik 1966 Franca u tërhoq nga organet ushtarake të NATO-s, por mbeti anëtare e Aleancës. Si pasojë e mosmarrëveshjeve, në vitin 1967 nën presionin e SHBA-së selia e Natos u transferua nga Parisi në Bruksel.

  • Traktati i Varshavës

    NATO në transformim

    Traktati i Varshavës

    1955 RFGJ pranohet në NATO me sovranitet të zgjeruar dhe me forcat e veta të armatosura – Bundesverin. Nga ana tjetër krijohet Traktati i Varshavës – Aleancë Ushtarake e Bllokut Lindor (Bashkimi Sovjetik, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Shqipëria) Ky traktat (1955 – 1991) nën drejtimin e Bashkimit Sovjetik ishte kundërpoli i NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë.

  • NATO-Vendim i dyfishtë

    NATO në transformim

    NATO-Vendim i dyfishtë

    Më 12 dhjetor 1979 përmes bisedimeve Traktatit të Varshavës iu ofrua kufizimi reciprok i raketave atomike me rreze të mesme veprimi. Në rast të dështimit të bisedimeve duhej të pasonte „armatimi i mëtejshëm“. Në fillim të viteve 1980 qindra mijëra vetë dëmonstruan kundër synimit për dislokimin e raketave të reja amerikane të territorin gjerman. Po kështu u protestua edhe në Hofgarten në Bon.

  • Ndryshime

    NATO në transformim

    Ndryshime

    Ribashkimi i Gjermanisë, rënia e Bashkimit Sovjetik dhe ndryshimet politike në Evropën Qendrore dhe Lindore qysh nga 1989 çuan në kthesën e politikës së sigurisë në Evropë. Armiku i aleancës perëndimore tashmë nuk ekzistonte dhe ndër shtetet e NATO-s u hap diskutimi se si duhej reaguar ndaj situatës së re.

  • Çtensionim

    NATO në transformim

    Çtensionim

    Më 1990 partnerët e aleancës vendosën të ftojnë shtetet e Traktatit të Varshavës për t’ u dhënë fund rivalitetetve dhe për të deklaruar dorëheqjen nga dhuna. Ky hap u ndërmorr në kuadrin e KSBE-së (Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë) në nëntor 1990 në Paris. (Në fotografi: Presidenti i SHBA-së Gerog Bush (I) dhe sekretari i parë i KQ të BS, Mihail Gorbaçov)

  • Shpërbërja

    NATO në transformim

    Shpërbërja

    Pas shpërbërjes përfundimtare të Traktatit të Varshavës në korrik 1991, NATO vendosi një strategji të re për sigurimin e paqes. Për vazhdimësinë e shkëmbimeve mbi çështjet e sigurisë në 1991 u krijua Këshilli i Kooperimit, i përbërë nga anëtarët e NATO-s dhe ish-anëtarët e Traktatit të Varshavës. (Në fotografi: Mbledhja e jashtëzakonshme për shpërbërjen e Traktatit të Varshavës)

  • IFOR - SFOR

    NATO në transformim

    IFOR - SFOR

    Pasi iu dha fund konfliktit në Bosnje – Hercëgovinë përmes Marrëveshjes së Dejtonit në nëntor 1995, NATO me vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mori përsipër drejtimin e trupës ndërkombëtare për sigurimin e paqes, „Implementation Force“ (IFOR). Kjo trupë vazhdoi si „Stabilizations Force“ (SFOR) deri në vitin 2004.

  • Misionet jashtë territorit

    NATO në transformim

    Misionet jashtë territorit

    Ndër orientimet e reja të NATO-s bën pjesë edhe marrëveshja e gatishmërisë për të ndërmarrë misione jashtë territorit të vet aleancës (out of area), kur këtë e kërkon gjendja e sigurisë dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së jep miratimin. Sulmet ajrore të NATO-s në prill 1999 kundër Jugosllavisë gjatë luftës së Kosovës (pa mandat të OKB-së) ngjallën kritika të forta ndërkombëtare.

  • 11 Shtatori 2001

    NATO në transformim

    11 Shtatori 2001

    Pas sulmeve terroriste ndaj World Trade Center në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit në Uashington më 11 shtator 2001 NATO zbatoi për herë të parë në historinë e saj „rastin e aleancës“ bazuar në nenin 5 të Marrëveshjes së NATO-s. Me këtë sulmi kundër SHBA-së u konsiderua si sulm kundër të gjitha shteteve anëtare.

  • Afganistani-Trupa e mbrojtjes

    NATO në transformim

    Afganistani-Trupa e mbrojtjes

    Trupa Ndërkombëtare për Mbështjeten e Sigurisë ISAF (International Security Assistance Force) është që nga 2001 një mision për sigurinë dhe rindërtimin në Afganistan. Kjo trupë fillimisht u mbështet dhe u drejtua vetëm nga një grup shtetesh, ndër to edhe Gjermania. Prej 2003 ISAF ndodhet nën drejtimin e NATO-s, që me këtë mision përfundimisht është shkëputur nga territori i verpimit në Evropë.

  • Vendosje urash

    NATO në transformim

    Vendosje urash

    Fotografi familjare me një zonjë: kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 28 vendeve të NATO-s në prill 2009 festuan në „Brücke der zwei Ufer“ (Ura e dy brigjeve) në Kehl të Gjermanisë dhe në Strazburg të Francës kthimin e Francës në strukturat komanduese të aleancës.

  • Organizimi

    NATO në transformim

    Organizimi

    NATO përbëhet nga një strukturë civile dhe një ushtarake. Këshilli i Atlantikut Verior është forumi më i lartë vendimmarrës krahas Komisionit të Planifimkimit të Mbrojtjes dhe Grupit për Planifikimin Bërthamor. Kryesimin në të tria forumet civile e ka Sekretari i Përgjithshëm, i cili që nga viti 2009 është Anders Fogh Rasmussen. Organi më i lartë ushtarak është Komisioni Ushtarak.

  • Strategjia e re

    NATO në transformim

    Strategjia e re

    Samiti i NATO-s në Lisbonë (19.11-20.11.2010) vendosi një koncept të ri strategjik: miratohet strategji e re si vazhdim i strategjisë së 1999. Risitë janë: krijimi i mbrojtjes nga raketat, mundësisht me Rusinë, përqëndrimi i fortë kundër piraterisë në internet, si dhe operacionet mbarëbotërore.

    Realizimi Anne Clauberg/Vilma Filaj-Ballvora
    Redaktoi: Auron Dodi

Ofensiva e Gazpromit rus

Gazpromi kontrollon më shumë se 80 për qind të tregut rus