1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

111108 Theater Migration

Bartlick, Silke 13 Nëntor 2008

Pjesa lindore e lagjes së Berlinit, Kreuzberg në vitet 70-të dhe 80- të ishte qendra e lëvizjes alternative dhe për këtë edhe në qendër të vëmendjes së mediave. Sot ajo është skenë e teatrit postmigrant.

https://p.dw.com/p/FtIQ
Berlin KreuzbergFotografi: dpa

Rreth një e treta e 160.000 banorëve të Kreuzberg-ut janë emigrantë nga Turqia dhe pasardhësit e tyre dhe kjo duhet edhe në pamjen e jashtme të ksëaj zone. Historitë e tyre janë tani në qendër të vëmendjes së publikut, sepse po vihen në skenë në ndërtesën historike të të ballos në rrugën Naunynstrasse

Mbi një parrullë që përshkon tejpërtej rrugën shkruhet: "Rruga Naunyn mbushet me erën e temjanit, me mall dhe shpresë, por edhe me urrejtje." Kjo fjali është marrë marrë nga romani "Çfarë bën Njaziu në rrugën Naunyn" të shkrimtarit turk Aras Ören. Ky roman i botuar në vitin 1973 ishte asokohe romani i parë i një emigranti nga Turqia, që gjeti vend në libraritë gjermane. Heroi i romanit Njaziu, kishte ardhur si emigrant për të punuar për disa kohë në në Berlin, si "Gastarbeiter" dhe askush nuk besonte se do të rrinte gjatë.

Fëmijët apo nipërit dhe mbesat e emigrantëve janë sot kineastë apo shkrimtarë

Tani pas 35 vjetësh fëmijët e Njaziut kanë gjetur në rrugën Naunyn një skenë teatri ku mund të tregojnë historinë e tij dhe të vetat sqaron organizatori i aktivitetit Tunxhaj Kulaoglu: "Në Gjermani është diskutuar shumë nëse Gjermania është vend emigracioni apo jo. Këto diskutime ishin të lodhshme, dhe u tha që po. Por pas këtyre konstatimeve jeta vazhdon dhe pikërisht ky është edhe qëllimi ynë që të sjellim në skenë histori postmigracioni, që janë gjithashtu një pjesë e Gjermanisë."

Ausländer in Deutschland Fußgänger in Berlin Kreuzberg
Emigrantë në Berlin, KreuzbergFotografi: AP

Histori si ajo e Menemit, i cili i varrosi prindërit e tij në një vend, gjuhën e së cilit ata nuk e flisnin dhe që jeton duke punuar si roje përpara derës së klubit të natës ‚Cafe Europa‘. Një njeri që s'është as brenda as jashtë dhe që mund të largohet nga bota e tij e dominuar prej dhunës, drogave dhe seksit të fortë vetëm nëpër ëndërra.

"Historitë i gjen në rrugë" - thotë Tunxhaj Kulaoglu. Aty ka marrë vesh edhe për historinë e Menemit dramaturgu i kësaj pjese Nuran David Calis, i cili në rininë e vet ka punuar gjithashtu si roje. Sot ai është dramaturg i sukseshëm dhe ka fituar mjaft çmime. Pjesët janë vënë në skenë nga debutantë dhe kjo duket edhe në interpretim edhe në regji, por sipas organizatorit Tunxhaj Kulaoglu kjo ishte pjesë e konceptit. "Ne i drejtohemi gjithkujt, vërtet gjithkujt, që ka qejf të vërë diçka në skenë, dhe pikërisht këtë e vëmë këtu në jetë."

Fëmijët apo nipërit dhe mbesat e emigrantëve të dikurshëm nga Turqia janë sot të sukseshëm si kineastë apo shkrimtarë. Në fushën e dramaturgjisë, teatrit, apo performacave ka mangësi. Pikërisht këtë synon të arrijë projekti i Tunxhaj Kulaoglut, t'u ofrojë atyre një platformë për të shfaqur talentet edhe në këto fusha. Projekti përfshin elementë të ndryshëm si p.sh. pjesa ‚Kahvehane‘, e cila u shfaq në dhjetë kafene turke në lagjet Kreuzberg dhe Neukëlln. Në këtë shfaqe ishin përmbledhur si inskenimi i një përralle për një fëmijë që humbet në botën e madhe ashtu edhe lojëra në formë kuici me pyetje për testin për marrjen e nënshtetësisë gjermane. Si dekor përdoren objektet e jetës së përditshme duke filluar që nga filaxhanët e çajit, tenxheret apo çajnikët, si simbol i vendit të orgjinës.

Regjisori dhe kineasti gjermano-turk Fatih Akin thotë: "Më duket një gjë e mirë që ofrohet një vend për artistët me sfond emigrimi, të cilët në vende të tjera mund t'i refuzojnë për shkak të këtij sfondi. Ky është një vend në të cilin ata mund të mblidhen." Për këtë Fatih Akin ka marrë përsipër edhe kujdestarinë për këtë festival.